25 nentor
25 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Korintasve 5 :1-9 :27} {Studim i shpejte :#1 Korintasve 7 :1-8 :13}
“Per tu shpallur lirimin roberve.” {#Lluka 4 :18}
Askush perveçse Jezusit nuk mund ti jape lirimin roberve.Liria e vertete vjen vetem prej tij.Eshte nje liri e dhene drejtesisht ;sepse Biri,qe eshte trashegimtari i te gjitha gjerave,ka te drejte per te bere njerezit te lire.Te shenjtet nderojne drejtesine e Zotit,qe tani i siguron atyre shpetimin.Eshte nje liri qe eshte blere shtrenjte.Krishti e shpall ate me ane te fuqise se tij,por Ai e bleu ate me gjakun e tij.Ai te ben te lire,por kjo eshte me ane te lidhjeve te tij.Ti shkon i lire sepse Ai mbajti barren tende per ty :ti je liruar,sepse Ai ka vujtuar ne vendin tend.Por edhe pse e blere shtrenjte,Ai e jep falas ate.Jezusi nuk kerkon asgje prej nesh si nje pergatitje per kete liri.Ai na gjen te ulur ne thes dhe hi,dhe na urdheron qe te veshim stoline e bukur te lirise ;Ai na shpeton ashtu siç jemi,dhe gjithçka pa ndihmen ose meriten tone.Kur Jezusi liron,liria eshte perjetesisht e trasheguar ;asnje zinxhir nuk mund te lidhe me.Le te me thote Mjeshtri, « I burgosur,te kam liruar, »dhe eshte bere perjeta.Satani mund te ngre kurthe per te na skllaveruar,por nese Zoti eshte ne anen tone,ke valle do kemi frike ?Bota,me tundimet e saj,mund te na kerkoje qe te na zere ne kurth,por me i fuqishem eshte Ai qe eshte per ne se sa te gjithe ata qe jane kundra nesh.Intrigat e vete zemrave tona mashtruese mund te na sfilisin dhe te na merzisin,por Ai qe ka filluar nje veper te mire ne ne do ta vazhdoje dhe do ta perkryeje deri ne fund.Armiqte e Zotit dhe kundershtaret e njeriut mund te mbledhin ushtrite e tyre bashke,dhe te vijne me terbim te perqendruar kundra nesh,por nese Zoti shpengon kush eshte ai qe do denoje ?Nuk eshte me e lire shqiponja qe ngjitet te foleja e saj dhe me pas ngrihet me fluturim siper reve,se sa shpirti qe Krishti ka çliruar.Nese nuk jemi me nen ligjin,por te lire prej mallekimit te tij,atehere liria jone le te shfaqet praktikisht ne sherbimin e Zotit me mirenjohje dhe kenaqesi. « Une jam sherbetori yt dhe biri i sherbetores tende :ti ke zgjidhur prangat e mia. » « Zot,çfare do Ti qe te bej ? »
25 nentor-mbremje
« Sepse Moisiut i thote : « Do te kem meshire per kedo qe meshiroj dhe do te kem dhembshuri per kedo qe me dhimbset. » {#Romakeve 9:15}
Ne keto fjale Zoti ne menyren me te drejtperdrejte i njeh Vetes te drejten per te dhene ose per te mbajtur meshiren e tij sipas vullnetit te tij sovran.Po ashtu si e drejta e posaçme e jetes ose e vdekjes i perket monarkut po ashtu Gjykatesi i te gjithe tokes ka te drejte per kursyer ose te denoje fajtorin ashtu si i duket Atij mire.Njerezit prej mekateve te tyre kane humbur çdo pretendim perpara Zotit;ato meritojne te vdesin per mekatet e tyre—dhe nese vdesin te gjithe,ato nuk kane baze per ankim.Nese Zoti del perpara per te shpetuar ndonje,Ai mund te beje keshtu nese qellimet e drejtesise nuk pengohen;por nese gjykon me mire te lere te denuarin te vuaje vendimin e drejte,askush nuk mund ta akuzoje.Te çmendur dhe te pafytyre jane te gjithe ato fjalime ne lidhje me te drejtat e njerezve per tu vendosur te gjithe ne te njejten peshore;te paditur,ose me keq akoma,jane ato kundershtime kunder hirit perdallues,qe nuk jane veçse rebelimet e natyres krenare njerezore kundra kurores dhe skeptrit te Te Perjetshmit.Kur sillemi per te pare vete rrenimin tone te plote dhe shkretetiren e semure,dhe drejtesine e verdiktit hyjnor kundra mekatit,ne jo me gjate nxjerrim kleçka kunder te vertetes se Zoti nuk eshte i detyruar te na shpetoje ne;ne nuk murmurisim nese Ai zgjedh te shpetoje te tjere,sikur po na lendonte,por ndjejme se nese begenis te na shikoje,do te jete prej vepres se tij falas te miresise se pamerituar,per te cilen ne do bekojme perhera emrin e tij.
Si valle,ato qe jane subjektet e zgjedhjes hyjnore do adhuronin mjaftueshem hirin e Zotit?Ato nuk kane arsye per tu mburrur,sepse sovraniteti shume efektshmerisht e perjashton ate.Vetem vullneti i Zotit eshte i lavderuar,dhe vete koncepti i merites njerezore flaket jashte me perçmim te perhershem.Nuk ka doktrine me te perulshme ne Shkrim se sa ajo e zgjedhjes,asnje me perngritese e mirenjohjes,dhe si rrjedhim asnje me shenjteruese.Besimtaret nuk duhet te kene frike prej saj,por me adhurim duhet te gezohen ne te.