24 nentor

Publié le par alban

24 nentor-mengjes  {#Lexim i perditshem :#1 Korintasve 1 :1-4 :21}   {Studim i shpejte :#1 Korintasve 4 :1-6 :20}

 

“Zoti ne madheshtine e tij do te jete per ne nje vend lumenjsh dhe rrjedhash  te gjera uji.”  {Isaia 33 :21}

 

Rrjedha te gjera dhe lumenj prodhojne pjellori,dhe begati ne toke.Vendet afer rrjedhave te gjera jane te mrekullueshme prej varietetit te bimeve dhe te korrurave te begata.Zoti eshte e gjitha kjo per Kishen e tij.Duke pasur Zotin ajo ka bollek.Per çfare ajo mund te kerkoje qe Ai nuk do tja japi ?Cfare nevoje ajo mund te permende qe Ai nuk do te plotesonte ? « Zoti i ushtrive do t’u pergatise tere popujve mbi kete mal nje banket me gjelle te shijshme. »A do buken e jetes ?Ajo bie si mana prej qiellit.A do rrjedha freskuese?Shkembi te ndjek dhe ai Shkemb eshte Krishti.Nese vuan mungesen e ndonje gjeje eshte faji yt ;nese je ngushtuar nuk je ngushtuar ne Te por ne zemren tende.Rrjedhat e gjera dhe lumenjte tregojne gjithashtu tregtine.Zoti yne eshte per ne nje vend me mall qiellor.Me ane te Shpenguesit tone ne bejme tregti me te kaluaren ;pasurine e Kalvarit,thesaret e beselidhjes,pasurite e diteve te hershme te zgjedhjes,depot e perjetesise,te gjitha vijne te ne ne rrymen e gjere te Zotit tone te hirshem.Ne bejme tregti gjithashtu me te ardhmen.Cfare galionesh te mbushur ne buze te ujit vijne te ne prej mijevjeçarit !Cfare vizionesh qe kemi te diteve qiellore mbi toke !Permes Zotit tone te lavdishem ne bejme tregti me engjejt ;shoqerim me frymet e shndritshem te lare ne gjak,qe kendojne perpara fronit ;po,akoma me mire,ne kemi shoqerim me Te Pafundmin.Rrjedha te gjera dhe lumenjte synojne veçanerisht te nxjerrin perpara idene e sigurise.Lumenjte ishin ne kohet e vjetra nje mbrojtje.O !te dashur,çfare mbrojtjeje qe eshte Zoti per Kishen e tij !Djalli nuk mund te kaloje kete lume te gjere te Zotit.Sa do donte qe te kthente rrymen,por mos druaj,sepse Zoti qendron pandryshueshmerisht i njejti.Satani mund te na bezdise por nuk mund te na shkaterroje ;asnje galion me rrema nuk do te pushtoje lumin tone,as ndonje anije luftarake nuk do mund ta kaloje.

 

 

24 nentor-mbremje

 

« Te flesh pak,te dremitesh pak,te rrish pak me duar ne ije per te pushuar keshtu varferia jote do te vije si nje vjedhes dhe skamja jote si nje njeri i armatosur. »  {#Fjalet e urta 24 :33,34}

 

Pertaci me i madh kerkon veçse pak dremitje ;ato do zemeroheshin nese do akuzoheshin per pertaci te plote.Te rrish pak me duar ne ije per te pushuar eshte gjithçka qe ato duan me zjarr,dhe  kane nje tufe arsyesh per te treguar se ky leshim eshte i duhur.Prapeseprape prej ketyre vocerrimave ditet kalojne dhe koha per te punuar shkon,dhe fusha eshte e mbushur me gjemba.Eshte prej zvarritjeve te vogla qe njerezit rrenojne shpirtrat e tyre.Ato nuk kane per qellim te vonojne per vite—pak muaj do te sjellin periudhen me te volitshme—neser nese do,ato do merren me gjera serioze ;por ora e tanishme eshte kaq e zene dhe po aq e papershtatshme,aq sa ato kerkojne te falur.Ashtu si rera ne nje ore me rere,koha kalon,jeta shkon kot pika pika,dhe stinet e hirit humbasin prej dremitjeve vogla.O,te qenit i urte,te kapesh oren fluturuese,te perdoresh çastet ne udhetim !Zoti na mesofte kete urtesi te shenjte,sepse perndryshe nje varferi nga lloji me i keq na pret,varferi e perjetshme qe do deshiroje nje pike uji dhe do te pergjerohet me kot per te.Ashtu si nje udhetar duke vazhduar me qendrueshmeri udhetimin e tij,varferia ze ne befasi te plogeshtin dhe rrenimi permbys te pavendosurin :çdo ore sjell ndjekesin e druajtur me afer ;ai nuk pushon pergjate rruges,sepse ai ben punen e mjeshtrit te tij dhe nuk do pushonte dot.Ashtu si nje njeri i armatosur hyn me autoritet dhe fuqi,po ashtu nevoja vjen te pertaci dhe vdekja te i papenduari,dhe nuk do te kete shpetim.O sikur njerezit te ishin tani te urte dhe te kerkonin me zell Zotin Jezus,ose perndryshe dita solemne do te agoje kur do jete shume vone  per te pluguar dhe per te mbjellur,teper vone per tu penduar dhe besuar.Ne kohen e korrjeve eshte e kote te qahesh se koha e mbjelljes u la pas dore.Deri tani,besimi dhe vendimi i shenjte jane  ne kohe.I fitofshim ato kete nate.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article