23 nentor

Publié le par alban

23 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Romakeve 14 :1-16 :27}  {Studim i shpejte :#1 Korintasve 1 :1-3 :23}

 

“Shoqerim me Te.”  {#1 Gjoni 1:6}

 

Kur u bashkuam me ane te besimit me Krishtin,u sollem ne nje shoqerim aq te plote me Te sa u  beme nje me Te,dhe interesat e tij dhe tonat u bene te perbashket dhe te njejte.Ne kemi shoqerim me Krishtin ne dashurine e tij.Ate qe Ai do ne duam.Ai do te shenjtet—po ashtu dhe ne.Ai do mekataret—po ashtu dhe ne.Ai do racen e gjore kalimtare te njeriut dhe deshiron me zjarr te shikoje shkretetirat e tokes te transformuara ne kopshtin e Zotit—po ashtu dhe ne.Ne kemi shoqerim me Te ne deshira.Ai deshiron lavdine e Zotit—ne gjithashtu punojme per te njejten gje.Ai deshiron qe te shenjtet te mund te jene me Te atje ku Ai eshte—ne deshirojme te jemi me te gjithashtu.Ai deshiron te nxjerre jasht mekatin—shikoni,ne luftojme nen te njejtin flamur.Ai deshiron qe emri i Atit te tij te mund te duhet dhe adhurohet prej te gjitha krijesave—ne lutemi perdita,”Ardhte mbreteria jote.U befte vullneti yt ne toke si ne qiell.”Ne kemi shoqerim me Krishtin ne vuajtjet e tij.Ne nuk jemi te kryqezuar ne kryq,as nuk vdesim prej nje vdekjeje mizore,por kur Ai qortohet,ne gjithashtu qortohemi;dhe eshte nje gje e embel kur brigohemi per hir te tij,kur perçmohemi se ndjekim Mjeshtrin,kur kemi boten kundra nesh.Dishepulli nuk duhet te jete siper Zotit te tij.Sipas mases sone ne kemi shoqerim me Te ne punet e tij,duke u sherbyer njerezve fjalen e se vertetes dhe vepra dashurie.Ushqimi yne,ashtu si i tij,eshte te bejme vullnetin e Atij qe na ka derguar dhe te mbarojme punen e tij.Ne kemi gjithashtu shoqerim me Krishtin ne gezimet e tij.Ne jemi te lumtur ne lumturine e tij,ne gezohemi ne ekzaltimin e tij.A e ke shijuar ndonjehere kete gezim,besimtar?Nuk ka kenaqesi me te madhe ose me te paster per te njohur kesaj ane te qiellit se sa ajo te kesh gezimin e Krishtit te permbushur ne ne,keshtu qe gezimi yne te jete i plote.Lavdia e tij na pret qe te plotesojme shoqerimin tone,sepse Kisha e tij do te ulet me Te ne fronin e tij,si nusja e tij e shumedashur dhe mbretereshe.

 

23 nentor-mbremje

 

“Ngjitu mbi nje mal te larte.”  {#Isaia 40 :9}

 

Cdo besimtar duhet te kete etje per Zotin,per Zotin e gjalle,dhe te deshiroje me zjarr te ngjise kodren e Zotit,dhe ta shikoje balle per balle.Ne nuk duhet te qendrojme te kenaqur ne mes te fushes atehere kur maja e Taborit na pret.Shpirti im ka etje per te pire thelle prej kupes qe i eshte rezervuar atyre qe arrijne ballin e malit dhe lajne ballin e tyre ne qiell.Sa te pastra qe jane vesat e kodrave,sa i fresket qe eshte ajri i malit,sa i pasur qe eshte ushqimi i banoreve aty lart,dritaret e te cileve shikojne Jeruzalemin e Ri !Shume te shenjte jane te kenaqur te jetojne si njerez ne miniera qymyri,qe nuk e shikojne diellin ;ata hajne pluhur si gjarperi nderkohe qe mund te shijojne ushqimin ambrozial te engjejve ;ata jane te kenaqur te veshin petkun e minatorit nderkohe qe mund te veshin tesha mbreterore ;lote prishin fytyrat e tyre nderkohe qe ato mund te vajoseshin me vaj qiellor.Jam i kenaqur kur besimtari venitet ne nje burg nderkohe qe ai mund te ece mbi majen e nje keshtjelle dhe te shikoje token e mire dhe Libanin.Ngrihu ti,o besimtar,prej gjendjes tende te ulet !Hidh tutje plogeshtine tende,letargjine tende,ftohtesine tende,ose çfaredo qe nderhyn me dashurine tende te paster dhe te dlire per Krishtin,Dhendrin e shpirtit tend.Beje Ate burimin,qendren,dhe rrethin e te gjithe rrezes se endjes se shpirtit tend.Cfare te magjeps valle ty ne nje çmenduri te tille qe te qendrosh ne nje grope kur mund te ulesh mbi nje fron ?Mos jeto ne tokat e uleta te skllaverise tani qe ajo liri malesore te eshte dhene.Mos ji me gjate i kenaqur me arritjet e tua te vocrra,por shty perpara per gjera me sublime dhe qiellore.Frymezo jete me te plote me fisnike me te larte.Lart per ne qiell !Me afer Zotit !

 

Kur do te vish te mua,Zot,

O eja,Zoti im i shtrenjte !

Eja prane,eja me prane,me prane akoma,

Jam i bekuar  kur je prane.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article