22 nentor

Publié le par alban

22 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Romaket 11 :1-13 :14}  {Studim i shpejte:#Romakeve 15:1-16:27}

 

“Izraeli sherbeu per nje grua,per nje grua u be rojtar dhensh.”  {#Osea 12:12}

 

Jakobi ndersa i ankohet Labanit,e pershkruan keshtu punen e tij te rende,”Kam qene njezet vjet me ty;delet dhe dhite e tua nuk kane deshtuar dhe une nuk kam ngrene deshte e kopese sate.Une nuk t’i kam sjelle kurre kafshet te shqyera nga bishat;demin e kam pesuar vete;ti kerkoje me ngulm nga une ate qe ishte vjedhur diten apo naten.Ky ishte fati im,diten me ligte vapa dhe naten te ftohtit e madh,dhe gjumi me ikte nga syte.”Edhe me e rende se kaq ishte jeta e Shpetimtarit tone ketu poshte.Ai ruajti te gjitha delet derisa dha si llogaritjen e tij te fundit,”Nga te gjitha ato qe me ke dhene nuk kam humbur asnje.”Floket e tij ishin te njomur me vese dhe me pikat e nates.Gjumi largohej prej syve te tij,sepse  gjithe naten Ai ishte ne lutje duke u lutur per popullin e tij.Nje nate Pjetri duhet te mbrohet,nje tjeter nate nje tjeter kerkon me lot nderhyrjen e tij.Asnje bari i ulur poshte qiejve te nje dite te ftohte,duke veshtruar yjet,nuk mund te shprehe vajtime te tilla per shkak te veshtiresise se madhe te punes se tij sa Jezu Krishti do mund te kishte sjelle,nese do kishte zgjedhur te bente ashtu,per shkak te veshtiresise se sherbimit te tij me qellim per te fituar nusen e tij—

 

Malet e ftohta dhe ajri i mesnates,

Deshmuan zjarrin e lutjes se tij;

Shkretetira tundimet e tij njohu,

Konfliktin dhe fitoren e tij gjithashtu

 

Eshte gje e embel te qendrosh mbi paralelin shpirteror te Labanit qe i kerkon Jakobit te gjitha delet.Nese ato ishin shqyer prej kafsheve te egra,Jakobi duhet ta kthente;nese ndonjera prej atyre humbiste ai duhej te qendronte si dorezane per te gjitha.A nuk ishte puna e Jezusit per Kishen e tij puna e Dikujt qe ishte nen detyrime dorezane per te sjelle çdo besimtar te sigurte ne doren e Atij qe ia kishte ngarkuar?Shiko Jakobin punetor,dhe ti shikon nje simbolizim te Atij per te Cilin ne lexojme,”Ai do te kullose kopene e tij si nje bari.”

 

22 nentor-mbremje

 

“Fuqine e ngjalljes se Tij.”  {#Filipianet 3 :10}

 

Doktrina e nje Shpetimtari te ngjallur eshte teper e çmueshme.Ringjallja eshte gurkyçi e gjithe nderteses se Krishterimit.Eshte gurkyçi i qemerit te shpetimit tone.Do duheshin volume te tera per te pershkruar te gjitha ujerat e gjalla qe derdhen prej ketij burimi te shenjte,ringjallja e Zotit dhe Shpetimtarit tone te shtrenjte Jezu Krisht ;por te njohesh se Ai eshte ngjallur,dhe te kesh shoqerim me Te si i tille—duke pasur shoqerim me Shpetimtarin e ngjallur duke zoteruar nje jete te ngritur—duke e pare Ate duke lene varrin duke lene vete ne varrin e mondanitetit,kjo gje eshte akoma me e çmuar.Doktrina eshte baza e perjetimit,por perderisa lulja eshte me e dashur se sa rrenja,po ashtu eshte perjetimi i shoqerimit me Shpetimtarin e ngjallur me i dashur se vete doktrina.Do te doja qe te besonit se Krishti u ngjall prej se vdekuri qe keshtu te kendonit per kete,dhe te nxirrni te gjithe ngushellimin qe eshte i mundur per ju te nxirrni prej ketij fakti te deshmuar mire dhe me siguri ;por ju pergjerohem,mos qendroni te kenaqur edhe me kete.Edhe pse,ju nuk mundni,ashtu si dishepujt ta shikoni Ate dukshem,prapeseprape ju lutem qe te frymezoni te shikoni Krishtin Jezus me syrin e besimit ;dhe edhe pse ,ashtu si Mari Magdalena,nuk mund ta « prekni » Ate,prapeseprape ju jeni  te jeni te privilegjuar te bashkebisedoni me Te dhe te njihni se Ai u ngjall,ju vete duke qene te ngjallur ne Te ne risi jete.Te njohesh nje Shpetimtar te kryqezuar si duke pasur kryqezuar te gjitha mekatet e mia,eshte nje shkalle e madhe njohurie ;por te njohesh nje Shpetimtar te ngjallur si duke me pasur justifikuar,dhe te kuptosh se Ai me ka dhene nje jete te re,duke me dhene qe te jem nje krijese e re permes vete risise se jetes se tij,ky eshte nje stil fisnik perjetimi :ai qe nuk e ka nuk duhet kurre te qendroje i kenaqur.Ju dhente te njihni « Ate dhe fuqine e ringjalljes se tij. »Pse valle shpirtrat qe jane ngjallur me Jezusin duhet te veshin tesha varri te mondanitetit dhe mosbesimit ?Ngrihu sepse Zoti eshte ngritur.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article