2 dhjetor

Publié le par alban

2 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Galatet 4 :1-6 :18}  {Studim i shpejte :#Galatet 1 :1-6 :18}

 

“Ti je e tere e bukur,mikja ime.”  {#Kantiku i kantikeve 4 :7}

 

Admirimi i Zotit per Kishen e tij eshte i mrekullueshem,dhe pershkrimi i bukurise se saj eshte shume rrezellites.Ajo nuk eshte thjesht e bukur,por « e tere e bukur ».Ai e shikon ate ne Vetveten,te lare nga mekatet prej gjakut te tij shlyes dhe e veshur me drejtesine e tij te lavderueshme,dhe Ai e konsideron ate te jete plot me hijshmeri dhe bukuri.Nuk eshte per tu çuditur per nje gje te tille,perderisa nuk eshte veçse vete shkelqesine e tij te perkryer qe Ai admiron ;sepse shenjteria,lavdia,dhe perkryerja e Kishes se tij jane vete veshjet e tij te lavdishme mbi vete nusen e tij te shumedashur.Ajo nuk eshte thjesht e paster,ose e mirepermasuar ;ajo eshte pozitivisht e kendshme dhe e bukur !Ajo ka merite te tanishme !Shtremberimet e saj te mekatit jane hequr ;por akoma me teper,permes Zotit ajo ka fituar nje drejtesi te lavdishme me ane te ciles nje bukuri e tashme i eshte dhene.Besimtaret kane nje drejtesi pozitive e dhene atyre kur behen « te pranuar ne shumetedashurin. » {#Efezianet 1 :6}Po ashtu Kisha nuk eshte thjesht e dashur,ajo eshte ashtu ne shkallen me te larte.Zoti e quan ate « Ti je me e bukura midis grave. »Ajo ka nje vlere te vertete dhe shkelqesi qe nuk mund te rivalizohet prej e gjithe fisnikeria dhe mbreteria e botes.Nese Jezusi te mundte te shkembente nusen e saj te zgjedhur me te gjitha mbretereshat dhe perandoreshat e tokes,ose edhe me engjejt e tokes,Ai nuk do ta bente nje gje te tille,sepse Ai e vendos ate te paren dhe ne shkallen me te larte—« me te bukuren e grave. »Ashtu si hena ajo ia kalon ne shkelqim yjeve.Po ashtu kjo nuk eshte nje pikepamje per te cilen Atij i vjen zor,sepse Ai fton te gjithe njerezit per ta degjuar ate.Ai ve nje « pa shih »perpara saj,nje thirrme te veçante,duke ftuar dhe ndaluar vemedjen. « Pa shih,sa e bukur je,mikja ime ;pa shih,sa e bukur je. »Pikepamjen e tij Ai e publikon edhe tani,dhe nje dite prej fronit te lavdise se tij Ai do te pohoje te verteten e saj perpara universit te mbledhur. « Ejani ju,te bekuar prej Atit, » {#Mateu 25 :34},do te jete deklarata solemne e hijeshise se te zgjedhurve te tij.

 

 

2 dhjetor-mbremje

 

« Dhe ja,te gjitha jane gjera te kota. »  {#Predikuesi 1 :14}

 

Asgje nuk mund ta kenaqe gjithe qenien e njeriut perveçse dashuria e Zotit dhe vete Zoti.Te shenjtet jane perpjekur per te hedhur spiranca ne rada te tjera,por ato jane perzene prej te tilla strehimesh vdekjeprurese.Salomini,me i urti i njerezve,iu dha leja te bente perjetime per ne te gjithe,dhe per te bere per ne ate qe ne nuk duhet te guxojme te bejme per veten tone.Ketu eshte deshmia e tij ne vete fjalet e tij : « Keshtu u bera i madh dhe u begatova me teper se ata qe kishin qene para meje ne Jeruzalem ;edhe dituria me mbeti mua.Tere ato qe syte e mi deshironin,nuk ua mohova atyre ;nuk i refuzova zemres sime asnje qejf,sepse zemra ime kenaqej me çdo pune timen ;dhe ky ka qene shperblimi per çdo pune te bere nga une.Pastaj u ktheva te shikoj tere veprat e mia qe kishin bere duart e mia dhe mundin tim per t’i kryer,dhe ja,te gjitha ishin kotesi dhe nje kerkim per te kapur eren ;nuk kishte asnje perfitim nen diell. »Kotesi e kotesive ;gjithçka eshte kotesi. »Cfare !e gjitha kotesi ?O monark i favorizuar,me te vertete a nuk ka asgje ne gjithe pasurine tende ?Asgje ne ate zoterim te gjere qe arrin prej lumit deri ne det ?Asgje ne pallatet e shkelqyera ?Asgje ne shtepine prej drurit te Libanit ?Ne gjithe kercimet dhe melodite,veren dhe lluksin,nuk ka valle asgje ? « Asgje, »thote ai, « perveçse rendim fryme. »Ky ishte verdikti i tij mbasi pati shkelur gjithe rrethin e kenaqesise.Te perqafosh Zotin tone Jezus,te banosh ne dashurine e tij,dhe te jesh teresisht i siguruar per bashkimin me Te—kjo eshte gjithçka ne gjithçka.Lexues i dashur,nuk ke nevoje per te provuar forma te tjera jete me qellim per te pare nese jane me mire se te Krishterit :nese bredh boten,nuk do te shikosh asnje pamje si pamja e fytyres se Shpetimtarit ;nese do kishe te gjitha lehtesite e jetes dhe te humbje Shpetimtarin tend,do te ishe nje i gjore ;por nese fiton Krishtin,atehere edhe sikur te kalbeshe ne nje biruce,do te te dukej nje parajse ;edhe sikur te jetoje ne erresire,ose te vdisje prej zise se bukes,prapeseprape do te ishe i kenaqur me favor dhe plot me miresine e Zotit.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article