9 nentor

Publié le par alban

9 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Veprat 1:1-3:26}  {Studim i shpejte:#Veprat 8:1-9:43}

 

“Ecni ne Te.”  {#Kol 2:6}

 

Nese kemi marre vete Krishtin ne brendesine me te thelle te zemrave tona,jeta jone e re do ta shfaqe njohjen intime me Te me nje ecje besimi ne Te.Te ecesh nenkupton veprim.Feja jone nuk duhet te kufizohet ne kthinen tone;ne duhet te zbatojme me nje efekt praktik ate qe besojme.Nese nje njeri ecen ne Krisht,atehere Ai vepron po ashtu si Krishti do vepronte;sepse Krishti duke qene ne  te,shpresa e tij,dashuria e tij,gezimi i tij,jeta e tij,ai eshte pasqyrimi i imazhit te Jezusit;dhe njerezit thojne ne lidhje me ate njeri,”Ai eshte si Mjeshtri i tij;ai jeton si Jezu Krishti.”Te ecesh do te thote perparim.”Ecni ne Te;”vazhdo prej hiri ne hir,vrapo perpara derisa te arrish shkallen me te larte te njohurise qe nje njeri mund te arrije ne lidhje me te Shumedashurin tone.Te ecesh nenkupton vazhdimesi.Duhet te kete nje ndejtje te vazhdueshme ne Krisht.Sa te Krishtere mendojne se ne mengjes dhe ne mbremje ato duhet te hyjne ne shoqerimin e Jezusit,dhe me pas ti japin zemrat e tyre botes çdo dite:por kjo eshte nje jetese e varfer;ne duhet te jemi gjithmone me Te,duke ecur ne hapat e Tij dhe duke bere vullnetin e Tij.Te ecesh nenkupton gjithashtu zakon.Kur flasim mbi ecjen dhe bisedimin e nje njeriu ne e kemi fjalen per zakonet e tij,rrjedhen e vazhdueshme te jetes se tij.Tani,nese ne ndonjehere gezojme Krishtin dhe me pas e harrojme Ate;ndonjehere e quajme tonin,dhe me pas nuk e shtrengojme me,ky nuk eshte nje zakon;ne nuk ecim ne Te.Ne duhet ta ruajme Ate,ti ngjitemi Atij,pa e lene kurre te shkoje,por te jetojme dhe te kemi qenien tone ne Te.”Ashtu siç e keni marre Krishtin Jezus,Zotin,po ashtu ecni ne Te.”Kembngulni ne te njejten menyre ne te cilen keni filluar,dhe ashtu si ne fillim Krishti Jezus ishte mirebesimi i besimit tuaj,burimi i jetes suaj,parimi i veprimit tuaj,dhe gezimi i frymes tuaj,po ashtu lereni te jete i  njejte deri ne fund te jetes;i njejte kur ju ecni ne lendinen e hijes se vdekjes,dhe hyni ne gezimin dhe prehjen qe mbetet per popullin e Zotit.O Fryme e Shenjte,na mundeso ti bindemi parimit te tij hyjnor.

 

9 nentor-mbremje

 

“Ai do te banoje ne vende te larta,shkembenjte e fortifikuar do te jene streha e tij,buka e tij do t’i jepet,uji i tij do t’i sigurohet.” {#Isaia 33:16}

 

A po dyshon o I Krishtere,nese Zoti do te permbushe premtimin e tij?A do te merren tutje shkembinjte e fortifikuar prej stuhise?A nuk do mjaftonin valle depot e qiellit?A mendon valle se Ati tend qiellor,edhe pse e di se ke nevoje per ushqim dhe veshje prapeseprape do te te harroje?Atehere kur as edhe nje harabel nuk bie ne toke pa vullnetin e Atit tend,dhe vete floket e tu jane te numeruar,a nuk do ti zesh bese dhe a do ta dyshosh valle Ate?Ndoshta pikellimi jot do te vazhdoje mbi ty derisa te guxosh te mirebesosh Zotin,dhe atehere do te mbaroje.Shume mund te kete qe jane sprovuar dhe lenduar derisa se fundmi ato jane shpene nje deshperim me qellim qe te ushtrojne besimin ne Zot,dhe çasti i besimit te tyre ka qene çasti i çlirimit te tyre;ato kane pare nese Zoti do ta mbante premtimin e tij apo jo.O,te lutem,mos e dysho me gjate!Mos i pelqe Satanait dhe mos e lendo veten duke i lejuar vetes ato mendime te vrazhda per Zotin.Mos te duket gje e parendesishme te dyshosh Te Perjetshmin.Kujto se eshte nje mekat;dhe jo nje mekat i vogel,por krim ne shkallen me te madhe.Engjejt kurre nuk dyshuan ne Te,as djajte:ne vetem prej te gjitha krijesave qe Zoti ka formuar, e çnderojme Ate me mosbesim,dhe e zvetenojme nderin e tij me dyshim.Sa turp mbi ne per kete!Zoti yne nuk meriton te jete kaq ulet i dyshuar;ne jeten tone te kaluar ne kemi pasur prova se Ai eshte i vertete dhe besnik fjales se tij,dhe me aq shume shembuj te dashurise se tij dhe te miresise se tij qe kemi marre,dhe qe jane marrje te perditshme,ne duart e Tij,eshte e ulet dhe e pafalshme qe ne durojme nje dyshim te banoje brenda zemres sone.Ketej e tutje te mund te bejme lufte te vazhdueshme kunder dyshime kundrejt Zotit tone—armiq te paqes sone dhe nderit te tij;dhe me nje besim te patundshem te besojme se ate qe Ai ka premtuar edhe do ta kryeje.”Zot,besoj,eja ne ndihme te mosbesimit tim.”

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article