10 nentor
10 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Veprat 4 :1-6 :15} {Studim i shpejte :#Veprat 10 :1-12 :25}
« Perendia i koheve te lashta eshte streha jote. » {#Ligji i perterire 33:27}
Fjala strehe mund te perkthehet “keshtjelle,” ose “vendbanim,”qe jep mendimin se Zoti eshte banesa jone,shtepia jone.Ka nje plotesi dhe nje embelsi ne metaforen,sepse per zemren tone shtepia jone eshte e shtrenjte,edhe sikur te jete kasollja me e perulur,ose papafingoja me e vogel;dhe shume me i shtrenjte eshte Zoti yne i bekuar,ne te Cilin ne jetojme,dhe levizim,dhe kemi qenien tone.Eshte ne shtepi qe ne ndjehemi te sigurte;ne e mbyllim jashte boten dhe banojme ne nje siguri te paqshme.Po ashtu kur jemi me Zotin tone,ne nuk “druajme asnje te lige.”Ai eshte streha jone dhe skuta jone,vendbanimi yne.Ne shtepi ne shlodhemi;eshte atje ku gjejme shlodhje mbas lodhjes dhe punes se rende te dites.Dhe po ashtu zemrat tona gjejne prehje ne Zot,kur te lodhur me konfliktet e jetes,ne kthehemi drejt Tij,dhe shpirti yne banon ne rehati.Ne shtepi,gjithashtu,ne derdhim zemrat tona;ne nuk kemi frike se keqkuptohemi ose se fjalet tona te keqkuptohen.Keshtu kur ne jemi me Zotin ne mund te kemi shoqeri lirisht me Te,duke zbuluar te gjitha deshirat tona te fshehta;sepse nese “sekreti i Zotit njihet prej atyre qe e kane frike Ate”,sekretet e atyre qe e kane frike Ate duhet te njihen prej Zotit te tyre.Shtepia,gjithashtu,eshte vendi i lumturise sone me te vertete dhe me te paster:dhe eshte ne Zotin qe zemrat tona gjejne kenaqesine e tyre me te thelle.Ne kemi gezim ne Te qe ia kalon teper çdo gezimi tjeter.Eshte gjithashtu per shtepine qe ne punojme rende.Mendimi i saj ne jep fuqi per te mbajtur barren e perditshme,dhe gjalleron gishtat per te kryer detyren;dhe ne kete kuptim ne mund te themi gjithashtu se Zoti eshte shtepia jone.Dashuria per Te na fuqizon.Ne mendojme mbi Te ne personin e Birit te Tij te dashur;dhe nje shikim i fytyres vuajtese se Shpenguesit na shtrengon per te punuar shume ne çeshtjen e Tij.Ne e ndjejme se duhet te punojme sepse kemi akoma vellezer per te shpetuar,dhe kemi per gezuar zemren e Atit tone duke sjelle ne shtepi bijte e tij te hallakatur;ne do te mbushim me nje hare te shenjte familjen e shenjte midis se ciles ne banojme.Lum ata qe kane keshtu Perendine e Jakobit per strehen e tyre!
10 nentor-mbremje
“Mjafton per dishepullin te jete si mjeshtri i vet.” {#Mateu 10:25}
Askush nuk do diskutonte kete thenie,sepse do te ishte e shemtuar per nje sherbetor te ekzaltohet mbi mjeshtrin e tij.Kur Zoti yne ishte ne toke,cili ishte trajtim qe mori?A u pranuan valle kerkesat e tij,u ndoqen valle udhezimet e tij,u adhuruan valle perkryerjet e tij,prej atyre qe Ai erdhi te bekoje?Jo;”Ai u perçmua dhe u hodh poshte prej njerezve.”Vendi i tij ishte jashte kampit:mbajtja e kryqit ishte puna e tij.A i dha bota valle ngushellim dhe prehje?”Dhelprat kane strofkulla,dhe zogjte kane fole;por Biri i njeriut nuk ka vend ku te mbeshtese koken.”Ky vend mosmikprites nuk i ofroi atij asnje strehim:e nxorri jashte dhe e kryqezoi.Keshtu—nese je nje ndjekes i Jezusit,dhe ruan nje ecje dhe bisedim te qendrueshme te Krishtngjashme—duhet te presesh te jesh risku i asaj pjese te jetes shpirterore e cila,ne zhvillimin e saj te jashtem,bie nen veshtrimin e njerezve.Do te te trajtojne ashtu si trajtuan Shpetimtarin—do te te perçmojne.Mos enderro se mondanet do te te admirojne,ose se sa me shume i shenjte dhe sa me Krishtngjashem te jesh,aq me paqesisht njerezit do te veprojne kundrejt teje.Ato nuk e çmuan perlen e lemuar,si valle do çmojne gurin e çmuar te palatuar?”Nese ato e quajten te zotin e shtepise Belzebub,aq me teper do ti therrasin ato te shtepise se tij?”Nese ne do ishim me teper si Krishti,ne do urreheshim me shume prej armiqve te tij.Do ishte nje shnderim i madh per femijen e Zotit te jete i pelqyeshmi i botes.Eshte ogurkeq te degjosh nje bote te lige te duartrokase dhe te therrase”Mire,mire”per njeriun e Krishtere.Ai mund te filloje te shikoje karakterin e tij dhe te pyese veten nese nuk eshte duke bere gabim,ndersa te padrejtet i japin atij pelqimin e tyre.Le ti jemi besnike Mjeshtrit tone,dhe te mos kemi miqesi me nje bote te ulet dhe qorre qe e perqesh dhe e hedh poshte Ate.Larg prej nesh te kerkojme nje kurore nderi atje kur Zoti yne gjeti nje kurorez gjembash.