26 qershor
26 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 1 :1-9 :20} {Studim i shpejte :#Psalmi 10 :1-18 :50}
“Edhe ti je bere i ngjashem me ne?” {#Isaia 14:10}
Cili do jete valle gjykimi i apostatit besimshpalles kur shpirti i tij do te shfaqet i zhveshur perpara Zotit?Si do ta duroje valle ate ze, “Shporru ti i mallekuar,me ke hedhur poshte dhe Une te hedh poshte,je kurveruar dhe je larguar prej Meje:edhe Une gjithashtu te kam debuar perhera prej pranise sime dhe nuk do kem meshire per ty.”Cili do jete valle turpi i ketij te mjeri ne diten e fundit te madhe kur perpara turmave te mbledhura,apostatit do t’i hiqet maska?Shikoni paganet dhe mekataret qe nuk pretenduan kurre se besonin,duke u ngritur prej shtreterve te tyre te zjarrit duke e treguar me gisht. “Ja ku eshte,” thote njeri, “a do predikoje valle ungjillin ne ferr?” “Aha!” thote nje tjeter, “ketu po vjen nje Metodist qe kendonte psalme—dikush qe ishte perhera i pranishem ne takime;ai eshte njeriu qe mburrej se ishte i sigurte per jeten e tij te perjetshme dhe ja ku eshte!” Nuk do shihet zell me te madh midis munduesve satanike se sa ne ate dite kur djajte do zvarrisin shpirtin e hipokritit poshte ne sketerre.Buniani e pershkruan kete me nje madheshti poezie te madhe por te tmerrshme kur flet per shtegun drejt ferrit.Shtate djaje e lidhin te mjerin me nente litare dhe e terheqin zvarre prej udhes per ne parajse,ne te cilen kishte pretenduar se ecte,dhe e flakin ne ferr permes deres se pasme.Ki kujdes ate shteg per ne ferr,besimshpalles! “Shqyrtoni veten tuaj per te pare nese jeni ne besim.”Shikoni mire gjendjen tuaj;shikoni nese jeni ne Krisht apo jo.Eshte gjeja me e lehte ne bote te japesh nje verdikt te bute kur shqyrton vetveten;por oh,ji i drejte dhe i vertete ne kete gje.Ji i drejte me te gjithe por ji i rrepte me vetveten.Sill ne mendje se nese nuk nderton mbi nje shkemb,kur shtepia jote do te bjere,renia do te jete e madhe.O,Zoti te dhente sinqeritet,qendrueshmeri dhe palekundeshmeri dhe ne asnje dite,sa do e keqe,mos u kthefsh menjane.
26 qershor-mbremje
“Dhe t’i shpetoni prishjes qe i vjen botes prej epshit.” {#2 Pjetrit 1:4}
Fshi pergjithmone çdo mendim per te kenaqur mishin nese do doje te jetoje ne pushtetin e Zotit tend te ngjallur.Do ishte gje e keqe qe nje njeri qe eshte gjalle ne Krisht te mund te banonte ne korruptimin e mekatit. “Perse po e kerkon te gjallin midis te vdekurve?” i tha engjelli Magdalenes.A do jetonte i gjalli ne varr?A do mbahej mbyllur jeta hyjnore ne shtepine misherore te epshit misheror?Si valle mund te mund te kemi pjese ne kupen e Zotit dhe prapeseprape te pijme kupen e Belialit?Me siguri,besimtar,je çliruar prej mekateve dhe epshve te dukshme: a i ke shpetuar gjithashtu kurtheve djallezore me te fshehta dhe me mashtruese?A ke dale jashte prej epshit te krenarise?A i ke shpetuar plogeshtise?A ke shpetuar i pademtuar prej sigurise misherore?A po kerkon dite per dite te jetosh mbi boten,krenarine e jetes dhe vesin e rrezikshem te kurrnacerise?Sill ne mendje,eshte per kete gje qe je pasuruar me thesaret e Zotit.Nese je me te vertete i zgjedhuri i Zotit dhe i dashur nga Ai,mos lejo qe i gjithe thesari i bollshem i hirit te shkoje kot ne ty.Ndiq shenjterine;eshte kurora dhe lavdia e Te Krishterit.Nje Kishe e pashenjte:eshte e padobishme per boten dhe e pavleresuar midis njerezve.Eshte nje neveri,perqeshja e ferrit,krupa e parajses.Djajte me te keqinj qe kane ardhur ndonjehere ne bote jane sjelle aty prej nje kishe te pashenjte.O I Krishtere,betimet e Zotit jane mbi ty.Ti je prifti i Zotit:vepro si i tille.Je mbreti i Zotit:mposht epshet e tua.Ti je i zgjedhuri i Zotit:mos u bashko me Belialin.Parajsa eshte risku yt:jeto si nje fryme qiellore,keshtu qe do te provosh se ke nje besim te vertete ne Jezus,sepse nuk mund te kete besim ne zemer po te mos kete shenjteri ne jete.
Zot,deshiroj te jetoj si dikush
Qe mban nje emer te blere me gjak
Si dikush qe s’ka frike perveçse te te trishtoje
Dhe qe nuk njeh turp tjeter.