25 qershor
25 qershor-mengjes
“Ngjitu mbi nje mal te larte.” {#Isaia 40 :9}
Njohuria jone e Krishtit eshte disi si ngjitja ne nje prej maleve tona te Uellsit.Kur jeni ne baze shikoni pak gje :vete mali duket se eshte i larte sa gjysma e asaj qe eshte me te vertete.Te kufizuar ne nje lendine te vogel,ju zbuloni pak gje perveç perrenjve gurgullites teksa zbresin ne lum ne kembe te malit.Ngjit suken e pare qe ngrihet perpara dhe lendina zgjatet dhe zgjerohet poshte kembeve te tua.Shko me lart dhe shikon vendin kater ose pese milje perreth dhe je i kenaqur me horizontin e gjere.Ngjitu akoma dhe pamja zgjerohet ;derisa se fundi kur je ne maje dhe shikon ne lindje,perendim,veri dhe jug shikon pothuajse te gjithe Angline qe shtrihet perpara teje.Atje ndodhet nje pyll ne nje Konté te larget,ndoshta dyqind milje larg dhe ketu deti,dhe atje nje lum shkelqyes dhe oxhaket tymues te nje qyteti industrial ose direku i anijeve ne nje port te madh.Te gjitha keto gjera te pelqejne dhe te kenaqin dhe thua, « Nuk do ma kishte marre mendja se kaq shume mund te shihej ne kete lartesi. »Tani,jeta e krishtere eshte e njellojte.Kur se pari ne besojme ne Krisht,e dallojme veçse pak.Aq me lart ngjitemi aq me shume zbulojme prej bukurive te Tij.Por kush ka arritur valle ndonjehere majen ?Kush ka njohur valle lartesite dhe thellesite e dashurise se Krishtit qe tejkalon çdo njohuri ?Pali kur u plak,ashtu i thinjur,duke u dridhur nga te ftohtet ne nje biruce ne Rome,mundi te thonte me më mëshim se ne ç’mundemi, « Sepse e di kujt i kam besuar, » sepse çdo pervoje kishte qene si ngjitja e nje kodre,çdo sprove si ngjitja e nje tjeter maje dhe vdekja e tij u duk si arritja e majes se malit prej te cilit ai mund te shikonte te gjithe besnikerine dhe dashurine e Atij Te Cilit i pati besuar shpirtin e tij.Shok i shtrenjte,ngjitu ne malin e larte.
25 qershor-mbremje
« Pellumbi nuk gjeti dot vendin ku te mbeshteste kemben e tij. » {#Zanafilla 8 :9}
Lexues,a mund te gjesh prehje perveçse ne arken,Krishtin Jezus ?Atehere te jesh i sigurte se feja jote eshte e kote.A je i kenaqur me ndonje gje perveç njohjes se ndergjegjshme te bashkimit dhe interesit tend ne Krisht ?Atehere mjere ti.Nese pretendon se je I Krishtere dhe prapeseprape gjen kenaqje te plote ne kenaqesi dhe defrime mondane atehere pretendimi yt eshte i rreme.Nese shpirti yt mund te shtrihet ne prehje dhe se shtrati i duket i gjate mjaftueshem dhe mbulesa e gjere mjaftueshem per ta mbuluar ne dhomat e mekatit,atehere je nje hipokrit dhe larg prej mendime te duhura per Krishtin dhe dallimit te çmueshmerise se Tij.Por nese,nga ana tjeter,ndjen se mund te mekatosh bollshem pa denim prapeseprape kjo gje do te ishte vete nje denim ;dhe se nese do kishe te gjithe boten dhe te qendroje ne te perhera do te ishte gje mjaft e mjere mos te ndaheshe dot prej saj ;sepse Zoti yt—Zoti yt—eshte ajo qe shpirti yt deshiron me zjarr ;atehere merr kurajo,ti je nje femije i Zotit.Me gjithe mekatet dhe paperkryerjet e tua,merre kete si ngushellimin tend :nese shpirti yt nuk ka prehje ne mekatet,atehere nuk je ashtu siç mekatari eshte!Nese je akoma duke therritur dhe deshiruar me zjarr per diçka me te mire,Krishti nuk te ka harruar,sepse ti nuk e ke harruar Ate teresisht.Besimtari nuk mund te jetoje pa Zotin e Tij ;fjalet jane te papershtatshme per te shprehur mendimet e tij per Te.Ne nuk mund te jetojme mbi reren e shkretetires,ne duam manen qe bie prej se larti ;shishet prej lekure te mirebesimit se krijeses nuk mund te japin as dhe nje pike lageshtire,por ne pime prej shkembit qe na ndjek dhe ai shkemb eshte Krishti.Kur ushqeheni ne Te,shpirti juaj mund te kendoje, « Ai ngop me te mira gojen time dhe me ben te ri si shqiponja, » por nese nuk e ke,buti yt plot i veres dhe hambari i mbushur mire nuk mund te te jape nje kenaqesi te tille :por vajto prej tyre me fjalet e urtesise, « Kotesi e kotesive,gjithçka eshte kotesi ! »