12 nentor

Publié le par alban

12 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Veprat 9 :1-10 :48}  {Studim i shpejte :#Veprat 16 :1-18 :28}

 

« Sprova e besimit tuaj. » {#1Pjeter 1 :7}

 

Besimi i pasprovuar mund te jete besim i vertete,por eshte e sigurte qe eshte besim i vogel,dhe eshte e mundur qe te mbesi xhuxhmaxhuxh aq gjate sa eshte pa sprova.Besimi kurre nuk perparon aq mire se sa kur te gjitha gjerat jane kunder tij:stuhite jane mesuesit e tij,dhe shkreptinat jane ndriçuesit e tij.Kur bunaca mbreteron mbi det,hapi velat si te duash,anija nuk leviz drejt limanit;sepse ne nje oqen dremites anija  flen gjithashtu.Ererat le te vertiten me furi,dhe ujerat le te ngrihen lart,atehere edhe pse anija shkundet,dhe kuverta te mund te laget prej dallgeve,dhe direku te mund te kercase nen presionin e veles valevitese dhe te fryre,eshte atehere qe ajo drejtohet drejt limanit te deshiruar.Asnje lule nuk vesh nje blu kaq te kendshme sa ajo qe rritet ne kemben e akullnajes;asnje yll nuk shkelqen aq ndritshem sa ai qe ndriçon ne qiellin polar;asnje burim nuk ka shije aq te embel sa ai qe del mes reres se shkretetires;dhe asnje besim nuk eshte aq i çmuar sa ai qe jeton dhe triumfon ne kundershti.Besimi i sprovuar sjell perjetimin.Ti nuk do ta besoje kurre dobesine tende nese nuk do kishe qene i shtrenguar te kaloje permes lumenjve;dhe ti nuk do ta kishe njohur kurre fuqine e Zotit nese nuk do te kishe qene i perkrahur midis ujerave.Besimi rritet ne fortesi,siguri,dhe intensitet,aq me teper qe eshte i ushtruar me veshtiresi.Besimi eshte i çmuar,dhe sprova e tij eshte e çmueshme gjithashtu.

Prapeseprape kjo le te mos shkurajoje ato qe jane te rinj ne besim.Ju do keni mjaft sprova pa i kerkuar ato:pjesa e plote do tju ndahet ne kohen e duhur.Nderkohe,ndersa nuk mund te pretendoni rezultatin e nje perjetimi te gjate,falendero Zotin per ate hir qe ke;lavderohe Ate per ate shkalle mirebesimi te shenjte ku ke arritur:ec sipas kesaj rregulle,dhe do te kesh akoma me shume prej bekimeve te Zotit,derisa besimi yt do te levize malet dhe do te mposhte te pamundurat.

 

12 nentor-mbremje

 

“Dhe ndodhi qe ne ato dite Ai doli ne mal per t’u lutur dhe e kaloi gjithe naten duke iu lutur Perendise.”  {#Lluka 6 :12}

 

Nese ndokush i lindur prej gruas do mund te kishte jetuar pa lutje,ishte Zoti yne i perkryer,i panjolle,dhe prapeseprape askush nuk ishte aq shume ne pergjerim sa Ai !E tille ishte dashuria e Tij per Atin,sa Ai deshi shume te ishte ne shoqerim me Te :e tille dashuria per popullin e Tij sa Ai deshiroi te nderhyje shume per te.Fakti i kesaj lutjeplotesie te epert te Jezusit eshte nje mesim per ne—Ai na ka dhene ne nje shembull qe te ecim ne hapat e tij.Koha qe Ai zgjodhi ishte e admirueshme,ishte ora e qetesise,kur turma nuk do ta shqetesonte ;koha e mosveprimit,kur te gjithe perveç Atij kishin pushuar te punonin ;dhe periudha kur njerezit e pergjumur harrojne perbetimet e tyre dhe reshtin se luturi Atij per lehtesim.Kur te tjeret gjejne prehje ne gjume,Ai riperteritej me lutje.Vendi gjithashtu ishte i perzgjedhur mire.Ai ishte vetem atje ku askush nuk do te hynte vjedhurazi,atje ku askush nuk mund te verente :keshtu Ai ishte i lire prej mburrjes farizaike dhe nderpritjes se zakonshme.Ato kodra te erreta dhe te heshtura ishin nje foltore e pershtatshme per Birin e Zotit.Qielli dhe toka ne qetesine e mesnates degjuan psheretimat e Qenies misterioze ne te Cilin te dy botat ishin bashkuar.Vazhdimesia e pergjerimeve te tij eshte e jashtezakonshme ;netet pa gjume nuk ishin shume te gjata ;era e ftohte nuk ftohu perkushtimet e tij ;erresira e zymte nuk erresoi besimin e tij,ose vetmia te permbante pergjerimet e tij te perhershme.Ne nuk mund te jemi vigjilente me te nje ore,por Ai e beri kete gje per nete te tera.Rasti per kete lutje eshte fisnik ;ishte mbasi armiqte e tij paten qene te terbuar—lutja ishte streha dhe ushqimi i tij ;ishte perpara se te dergonte te dymbedhjete apostujt—lutja ishte porta e ndermarrjes se tij,korrieri i vepres se tij te re.A nuk do mesonim prej Jezusit per te perdorur lutje te veçante kur jemi nen sprove te veçante,ose per te soditur  perpjekje te fresketa per lavdine e Zotit ?Zot Jezus,na meso te lutemi.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article