13 nentor
13 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Veprat 11:1-13:52} {Studim i shpejte:#Veprat 19:1-20:38}
“Shermendi nuk mund te jape fryt prej vetvetes.” {#Gjoni 15:4}
Si fillove te japesh fryt?Ndodhi kur erdhet tek Jezusi dhe e hodhet vetveten ne shlyerjen e tij te madhe,dhe qendruat ne prehje ne drejtesine e tij te perfunduar.Ah !çfare fryti qe patet atehere!A i mbani mend ato dite te hershme?Atehere me te vertete vreshti lulezoi,cepi e brishte u shfaq,shegat nxorren sytha,dhe fusha e ererezave leshoi aromen e tyre.A je venitur qe atehere?Nese po,ju ngarkojme te kujtoni ate periudhe dashurie,dhe pendohuni,dhe beni veprat e para.Ji teper ne ato vendime qe i ke provuar me perjetim se te terheqin afer Krishtit,sepse eshte prej tij qe te gjitha frytet dalin.Cdo ushtrim i shenjte qe do t’ju sjelle te Ai do tju ndihmoje te mbani fryte.Dielli eshte,pa dyshim,nje punetor i madh ne krijimin e frytave midis pemeve te kopshtit:dhe Jezusi eshte akoma me shume midis pemeve te kopshtit te tij te hirit.Kur keni qene me pak frytdhenes?A nuk ka qene kur keni jetuar shume larg prej Zotit Jezu Krisht,kur jeni leshuar ne lutje,kur jeni larguar prej thjeshtesise se besimit,kur hiret tuaja kane rritur vemendjen tuaj ne vend te Zotit,kur keni thene,”Mali im qendron i forte,nuk do te tundem”,dhe keni harruar se ku forca juaj banon—a nuk ka qene atehere kur frytat tuaja kane reshtur?Disa nga ne jane mesuar se nuk kemi asgje jashte Krishtit,me ane peruljesh zemre te tmerrshme perpara Zotit;dhe kur kemi pare sterilitetin e plote dhe vdekjen e çdo fuqie te krijeses,kemi klithur ne ankth,”Prej tij çdo fryt i imi duhet te vije,sepse asnje fryt nuk mund te vije prej meje.”Ne jemi mesuar,prej perjetimit te kaluar,se aq me thjeshte ne varemi prej hirit te Zotit ne Krisht,dhe presim prej Frymes se Shenjte,aq me teper do te sjellim fryta per Zotin!O!te besosh Jezusin per fryte po ashtu si edhe per jeten.
13 nentor-mbremje
“Gjithmone duhet te luteshin.” {#Lluka 18 :1}
Nese njerezit duhet gjithmone te luten dhe te mos leshohen,aq me teper te Krishteret.Jezusi ka derguar Kishen e tij mes botes me te njejten detyre per te cilen Ai vete erdhi,dhe ky mision perfshin nderhyrjen.Cfare valle nese them se Kisha eshte prifti i botes ?Krijesa eshte memece,por Kisha duhet te jete nje goje per te.Eshte privilegji i madh i Kishes te lutet me miratim.Porta e hirit eshte gjithmone e hapur per kerkesat e saj,dhe ato kurre nuk kthehen mbrapa duarbosh.Veli u gris per te,gjaku u sperkat mbi altarin per te,Zoti vazhdimisht e fton ate te kerkoje çfaredo qe do.A do ta refuzoje ajo valle privilegjin qe engjejt mund t’ia kene lakmi ?A nuk eshte ajo valle nusja e Krishtit ?A nuk mund te shkoje valle ajo te Mbreti i saj ne çdo ore ?A do lejoje ajo qe privilegji i çmuar te mos perdoret ?Kisha perhera ka nevoje per lutje.Ka gjithmone disa ne mes te saj qe po perkulen,ose qe po bien ne mekat te hapur.Ka qengja per te cilet duhet lutur,qe te mund te sillen ne kraharorin e Krishtit,per te fortin qe te mos behet krenar ;dhe per te dobetin qe te mos deshperohet.Edhe sikur te mbanim takime lutje njezet e kater ore ne dite,te gjithe ditet e vitit,nuk do ishim kurre pa nje subjekt te veçante per pergjerim.A jemi valle ndonjehere pa te semurin dhe te varferin,te pikelluarin dhe luhatesin ?A jemi valle ndonjehere pa ata qe kerkojne tjetersimin e te afermeve te tyre,kthimin e tradhetareve,ose shpetimin e te shthururve ?Jo,me bashkesite vazhdimisht duke u mbledhur,me pastoret gjithmone duke predikuar,me milione mekatare qe dergjen te vdekur ne shkelje dhe mekate ;ne nje vend mbi te cilin erresira e Romanizmit me siguri qe po mberrin ;ne nje bote plot me idhuj,mizori,djallezi,nese Kisha nuk lutet,si valle do ti fale vetes neglizhimin e saj te ulet te porosise se Zotit te saj te dashur ?Le te jete pra Kisha e qendrueshme ne pergjerim,çdo besimtar le ta hedhe qindarken e tij te lutjes ne thesar.