14 nentor
14 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Veprat 14:1-16:40} {Studim i shpejte:#Veprat 21:1-23:35}
“Ata qe bien permbys duke iu betuar Zotit por duke iu betuar dhe Malkamit.” {#Sofonia 1:5}
Te tille persona e menduan veten te sigurte sepse ato ishin me te dy anet:ato shkonin bashke me ndjekesit e Te Perjetshmit,dhe perkuleshin ne te njejten kohe Malkamit.Por dyfaqesia eshte e neveritshme per Zotin,dhe shpirti i tij urren hipokrizine.Idhujtari qe ia kushton veten hapur zotit te tij te rreme,ka nje mekat me pak se ai qe sjell flijimin e tij te urryeshem dhe te ndotur ne tempullin e Zotit,ndersa zemra e tij eshte me boten dhe mekatet e saj.Te shkosh me te dyja palet eshte diçka e poshter.Ne çeshtjet e zakonshme te jetes se perditshme,nje njeri me mendje te ndare eshte i perçmuar,por ne fe ai eshte i urryeshem ne shkallen me te fundit.Denimi i shprehur ne vargun perpara nesh eshte i tmerrshem,por eshte i merituar mire;sepse si valle drejtesia hyjnore do mund te kurseje mekatarin,qe e njeh te drejten,e aprovon ate,dhe pretendon se e ndjek,dhe nderkohe do te ligen,dhe i jep pushtet ne zemren e tij?
Shpirti im,heto veten tende kete mengjes,dhe shiko nese je fajtor i nje sjellje te dyfishte.Ti pretendon se je nje ndjekes i Jezusit—a e do me te vertete Ate?A eshte zemra jote e drejte me Zotin?... Nje emer me fame vlen pak nese jam i vdekur ne shkelje dhe mekate.Te kesh nje kembe ne token e se vertetes dhe nje tjeter ne detin e genjeshtres,do te kete si rrjedhoje nje renie te tmerrshme dhe nje shkaterrim te plote.Krishti do te jete gjithçka ose asgje.Zoti mbush te gjithe universin,dhe nuk ka vend per nje tjeter zot;nese,atehere Ai mbreteron ne zemren time,nuk do te kete hapesire per nje tjeter pushtet mbreterues.A prehem vetem ne Jezusin e kryqezuar,dhe jetoj vetem per Te?A eshte deshira ime te bej keshtu?A eshte e bindur zemra ime te bej keshtu?Nese keshtu,i bekuar qofte hiri i fuqishem qe me ka udhehequr ne shpetim;dhe nese jo keshtu,o Zot,me fal fyerjen time dhe bashkohe zemren time per te pasur frike emrin tend.
14 nentor-mbremje
“Labano u pergjegj:”Nuk eshte zakon te veprohet keshtu ne vendin tone,nuk mund te japesh me te voglen para me te madhes.” {#Zanafilla 29 :26}
Ne nuk e falim Labanon per pandershmerine e tij,por nuk kemi skrupuj per te mesuar prej zakonit qe ai shprehu ne justifikimin e tij.Ka disa gjera qe duhet te merren me rregull,dhe nese do donim te fitojme te dyten duhet te sigurojme te paren.E dyta mund te jete me e dashur nen syte tane,por rregulla e vendit qiellor duhet te mbizoteroje dhe me e madhja duhet te martohet e para.Per shembull,shume njerez deshirojne te favorizuaren dhe te bukuren Rakele te gezimit dhe paqes ne besim,por ato duhet te martohen se pari me sybrishten Lea te pendimit.Secili bie ne dashuri me lumturine dhe shume do te sherbenin dy here shtate vjet per ta gezuar ate,por sipas rregulles se mbreterise se Zotit,Leah e shenjterise se vertete duhet te dashurohet prej shpirtit tone perpara se Rakela e lumturise se vertete te mund te arrihet.Qielli nuk qendron i pari por i dyti,dhe vetem duke kembngulur deri ne fund ne mund te fitojme nje pjese te tij.Kryqi duhet te mbahet perpara se kurora te vihet.Ne duhet te ndjekim Zotin tone ne perlulesine e tij,ose perndryshe nuk do te prehemi kurre me Te ne lavdi.
Shpirti im,çfare pot hua,a je valle kaq i kote sa te shpresosh te thyesh rregullen qiellore ?A shpreson valle te shperblehesh ose te nderohesh pa punuar rende ?Hidh poshte pritjen pertace dhe ji i kenaqur te marresh gjerat jo te mira per hir te dashurise se embel te Jezusit,qe do te te shperbleje ty per gjithçka.Ne nje fryme te tille,duke punuar shume dhe duke vuajtur,do te zbulosh hidherimet te behen te embel dhe gjerat e veshtira te lehta.Ashtu si Jakobi,vitet e tua te sherbimit do te te duken veçse pak dite per dashurine qe ke per Jezusin ;dhe kur ora e shtrenjte e festes se marteses do te vije,te gjitha punet e tua te renda do te jene sikur nuk kane qene kurre—nje ore me Jezusin do te fitoje kohet e dhembjes dhe te punes se rende.
Per te te fituar Jezus i hirshem
Kryqin tend do te mbaj me gezim
Perderisa sipas rregullave te qiellit te caktuara
Te dyten do fitoj pasi e para te jete e martuara.