2 qershor

Publié le par alban

 

2 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ezra 3 :1-5 :17} {Studim i shpejte:#Ezra 9:1-10:44}

 

“Sepse mishi ka deshira kunder Frymes,dhe Fryma ka deshira kunder mishit.” {#Galatet 5:17}

 

Ne zemren e çdo besimtari ka nje beteje te vazhdueshme midis natyres se vjeter dhe te rese.Natyra e vjeter eshte shume aktive dhe nuk humb rast per te vene ne pune te gjitha armet e armatores se saj vdekjeprurese kundra hirit te sapolindur;ndersa ne anen tjeter,natyra e re eshte perhera vigjilente per t’i rezistuar dhe per te shkaterruar armikun e saj.Hiri perbrenda nesh do te perdore lutjen,besimin,shpresen dhe dashurine per te flakur jashte te ligen;ai vesh “gjithe armet e Zotit,” dhe lufton me kembngulje.Keto dy natyra  kundershtare nuk do sosin kurre te luftojne per aq gjate sa do jemi ne kete bote.Beteja e “Te Krishterit” me “Apollonin” zgjati tre ore,por beteja e Te Krishterit me veten e tij zgjati pergjate gjithe rruges deri ne lumin Jordan.Armiku eshte kaq me siguri i fortifikuar perbrenda nesh sa nuk do mund te shkulet jashte kurre ndersa ne jemi ne kete trup:por edhe pse jemi shume te mesymur dhe shpesh ne konflikt te madh,kemi nje Ndihmes te Plotfuqishem,po,Jezusin,Kapitenin e shpetimit tone,I Cili eshte perhera me ne dhe qe na siguron se do dalim me shume se fitimtare me ane Tij.Me nje ndihmese te tille natyra e re eshte me shume se e barabarte me armiqte e saj.A je duke luftuar me kundershtarin sot?A jane Satani,bota dhe mishi,te gjithe kundra teje?Mos u lesho ne zemer dhe mos u tut.Vazhdo te luftosh!Sepse vete Zoti eshte me ty;Jehovah Nisi eshte flamuri yt dhe Jehovah Rofi eshte sheruesi i plageve te tua.Mos druaj,do dalesh fitimtar,sepse kush mund ta mposhte Plotfuqine?Vazhdo te luftosh,”duke shikuar te Jezusi”; dhe edhe sikur konflikti te jete i ashper dhe i gjate,e embel do te jete fitorja dhe i lavdishem shperblimi i premtuar.

 

Nga forca ne force ec perpara

Perleshu,lufto dhe lutu.

Shtypi poshte te gjitha fuqite e erresires

Dhe fito betejen.

 

2 qershor-mbremje

 

« Mjeshter i mire. » {#Mateu 19 :16}

 

Nese i riu ne ungjill perdori kete titull duke i folur Zotit tone,aq me shume pershtatshem do t’i drejtohesha une !Ai eshte me te vertete Mjeshtri im ne te dy kuptimet,nje Mjeshter qeverises dhe nje Mjeshter mesimdhenes.Kam endje te madhe te kryej porosite e Tij dhe te ulem nen kembet e Tij.Jam sherbetori dhe dishepulli i tij dhe e quaj nderin tim me te madh te kem karakterin e dyfishte.Nese do me pyeste pse e quaj « te mire, » do kisha nje pergjigje te menjehershme.Eshte e vertete se « vetem njeri eshte i mire,Zoti »,por atehere Ai eshte Zoti dhe e gjithe miresia e hyjnise shndrit ne Te.Ne perjetimin tim,me eshte dukur i mire,kaq   i mire,me te vertete,sa te gjithe te miren qe kam,ka ardhur ne mua permes Tij.Ai ishte i mire me mua kur isha i vdekur ne mekat,sepse Ai me ngjalli me ane te fuqise se Frymes se Tij ;Ai ka qene i mire me mua ne te gjitha nevojat,sprovat,perpjekjet dhe pikellimet e mia.Nuk mund te kete kurre nje Mjeshter me te mire sepse sherbimi per Te eshte liri,sundimi i Tij dashuri :do doja te isha sa e njemijta pjese aq i mire si sherbetor.Kur Ai me meson si Rabi im,Ai eshte i mire ne menyre te pashprehshme,doktrina e Tij eshte hyjnore,menyrat e Tij jane begenisese,fryma e Tij eshte vete butesia.Asnje gabim nuk perzihet me udhezimin e Tij—E verteta e arte qe Ai nxjerr jashte eshte e paster dhe te gjitha mesimet e Tij shpien ne miresi,duke shenjteruar si dhe duke ndertuar dishepullin.Per engjejt eshte nje Mjeshter i mire dhe kane endje t’i bejne homazhe ne stolin e kembeve te Tij.Te shenjtet e hershem e provuan si nje Mjeshter i mire dhe secili prej tyre u gezonte per te kenduar, « O Zot,jam sherbetori yt ! »Vete deshmia ime e perunjur me siguri qe do kete te njejten pasoje.Do mbaj deshmi perpara shokeve dhe te afermeve te mi me qellim qe mundesisht ato te shtyhen me ane te deshmise sime te kerkojne Zotin tim Jezus si Mjeshtrin e tyre.O sikur te benin keshtu !Nuk do pendoheshin kurre per nje veper te tille kaq te urte.Nese veçse te merrnin zgjedhen e Tij te lehte do t’i dukej nje sherbim kaq mbreteror sa do rregjistroheshin ne te perhera.

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article