3 qershor

Publié le par alban

 

3 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ezra 6:1-7:28} {Studim i shpejte:#Nehemia 1:1-3:32}

 

“Ata ishin poçare dhe banonin mes barerave dhe gardheve;banonin aty bashke me mbretin dhe ishin ne sherbim te tij.” {#1Kronika 4:23}

 

Poçaret nuk ishin shkalla me e larte e punetoreve por “mbreti” kishte nevoje per  poçare dhe prandaj ato ishin ne sherbimin mbreteror edhe pse lenda qe punonin nuk ishte gje tjeter perveç argjiles.Ne,gjithashtu,mund te bejme pjesen me te vockel te vepres se Zotit por eshte nje privilegj i madh te besh diçka per “mbretin”;dhe prandaj ne do te mbesim ne thirrjen tone,duke shpresuar se “edhe ne se kemi mbetur per te  pushuar nder vatha,ne jemi si krahet e pellumbeshes te mbuluara me argjend dhe si pendet e saj te arta.”Teksti na flet per ato qe banojne midis barerave dhe gardheve,duke pasur pune hendekuese,gardhuese,fshatare dhe te ashper per te bere.Ato mund te kene deshiruar te jetojne ne qytet,mes rafinimit,shoqerise dhe jetes se tij,por ato ruajten vendin qe i ishte caktuar sepse ne te njejten kohe po benin edhe punen per mbretin.Vendi i banimit tone eshte i fiksuar dhe nuk duhet te levizim prej tij prej tekes dhe kapriços por duhet te kerkojme te sherbejme Zotin ne te duke qene nje bekim per ato mes te cileve qendrojme.Keto poçare dhe kopshtare paten shoqerim mbreteror sepse ato banonin  “bashke me mbretin” dhe edhe pse midis barerave dhe gardheve,ato banonin aty me mbretin.Asgje vend i ligjshem,ose kohezenie e hirshme,sado e vogel qofte,nuk mund te na perjashtoje prej shoqerimit me Zotin tone hyjnor.Duke vizituar kasolle,shtepi te tejmbushura,kampe pune,ose burgje,ne mund te shkojme me mbretin.Ne te gjitha veprat e besimit ne mund te shpresojme ne shoqerine e Jezusit.Kur jemi ne vepren e Tij atehere mund te mbeshtetemi ne buzeqeshjen e Tij.Ju,punetore te panjohur qe jeni te zene per Zotin tuaj mes pisllekut dhe poshtersise se me te poshterve te me te ndyreve,merrni zemer,sepse gure te çmuar jane gjetur mbi kapica plehu me pare,vazo prej dheu kane qene mbushur me thesar qiellor dhe barera te keqija kane qene shnderruar ne lule te çmuara.Qendro me Mbretin per vepren e Tij dhe kur Ai do shkruaje kronikat e Tij emri yt do te shenohet.

 

3 qershor-mbremje

 

“E peruli Vetveten.” {#Filipianeve 2:8}

 

Jezusi eshte mesuesi i madh i perunjesise se zemres.Kemi nevoje perdita te mesojme prej Tij.Shiko Mjeshtrin tek merr peshqirin dhe tek pastron kembet e dishepujve te Tij!Ndjekes i Krishtit,a nuk do ta perulesh valle vetveten?Shikoje Ate si Sherbetorin e sherbetoreve dhe me siguri ti nuk mund te jesh krenar!A nuk eshte kjo fjali permbledhja e biografise se Tij,”E peruli Vetveten?”A nuk ishte Ai ne toke gjithmone duke zhveshur se pari nje rrobe nderi dhe me pas nje tjeter,derisa,i zhveshur,u mberthye ne kryq dhe atje a nuk zbrazi valle veten e Tij me te thelle duke derdhur gjakun e Tij,duke u dhene per ne te gjithe,derisa e vune pa as dhe nje kacidhe ne nje varr te huazuar?Sa poshte qe u soll Shpetimtari yne i shtrenjte!Si mund te jemi ne pra valle krenare?Qendro ne kemben e kryqit dhe numero pikat e purpurta me ane te cilave je pastruar;shiko kuroren me gjemba;ve re supet e Tij te rrahura me kamzhik,akoma duke nxjerre vijeza gjaku kermez;shiko duart dhe kembet te dhena hekurit te forte dhe gjithe veten e Tij e dorezuar talljes dhe perçmimit;shiko hidherimin dhe thembimet dhe grahmat e dhembjes se perbrendshme te shfaqura ne pamjen e Tij te jashtme;degjo klithmen dritheruese,”Perendia im,Perendia im,pse me ke braktisur?”Dhe nese nuk bie i shtrire mbi toke perpara atij kryqi,atehere nuk e ke pare kurre ate;nese nuk je perulur ne pranine e Jezusit,nuk e njeh Ate.Ishe kaq i humbur sa asgje nuk mund te te shpetonte perveçse flijimi i Te Vetemlindurit te Zotit.Mendo per kete dhe ashtu si Jezusi u ul per ty,perkule veten ne perunjesi ne kembet e Tij.Nje ndijim i dashurise se mrekullueshme te Krishtit per ne ka nje prirje me te madhe per te na perulur se sa edhe ndergjegjsimi per vete fajin tone.Zoti na sjellte ne soditjen e Kalvarit,atehere pozicioni yne nuk do jete me ai i nje njeriu krenar pohtemadh por do marrim vendin e perulur te dikujt qe do shume sepse i eshte falur shume.Krenaria nuk mund te jetoje poshte kryqit.Le te ulemi atje dhe te mesojme mesimin dhe me pas te ngrihemi dhe ta zbatojme ate.

 

 

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article