4 qershor
4 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ezra 8 :1-9 :15} {Studim i shpejte :#Nehemia 4 :1-6 :19}
“Miresia e Perendise Shpetimtarit tone dhe dashuria e Tij.” {#Titi 3:4}
Sa e embel eshte te veshtrosh Shpetimtarin duke pasur bashkesi me vete popullin e Tij te dashur!Nuk mund te kete asgje me te kenaqshme se sa,me ane te Frymes Hyjnore,te udhehiqesh ne kete fushe pjellore endjeje.Per nje çast mendja le te marre ne konsiderate historine e dashurise se Shpetimtarit dhe nje mije vepra dashurie te mrekullueshme do te flisnin vete,te cilat qe te gjitha kane pasur si qellim thurjen e zemres ne Krisht dhe nderthurjen e mendimeve dhe emocioneve te shpirtit te riperteritur me mendjen e Jezusit.Kur persiatim mbi kete dashuri te mrekullueshme dhe veshtrojme Dhendrrin e gjithelavdishem te Kishes duke i dhene si prike gjithe pasurine e Tij te hershme,shpirtrat tane me vend do zaliseshin prej gezimit.Kush eshte ai qe mund te perballoje nje peshe te tille dashurie?Ate ndijim i pjesshem qe Fryma e Shenjte ndonjehera i pelqen te jape eshte me shume se sa shpirti mund te permbaje;sa rrembyese duhet te jete nje pamje e plote te saj!Kur shpirti do kete kuptim per te dalluar te gjitha dhuratat e Shpetimtarit,urtesi per t’i vleresuar dhe kohe per te persiatur mbi to,ashtu si bota e ardhshme do na jape,atehere ne do te kemi shoqeri me Jezusin ne nje menyre me te afert se sa ne te tashmen.Por kush mund te perfytyroje embelsine e nje bashkesie te tille?Duhet te jete nje prej gjerave qe nuk kane hyre ne zemren e njeriut por qe Zoti ka pergatitur per ato qe e duan Ate.O,te hapesh vrullshem porten e hambareve te Jozefit tone dhe te shikosh bollekun qe Ai ka mbledhur per ne!Kjo gje do te na pllakosi me dashuri.Me ane te besimit,ne shikojme,mjegullt,ashtu si ne nje pasqyre,pamjen e pasqyruar te thesareve te Tij te pakufi por kur do te shikojme me te vertete vete gjerat qiellore,me vete syte tane,sa e thelle do jete rryma e shoqerimit ne te cilen shpirti yne do lahet!Deri atehere sonatat tona me me ze do te ruhen per mireberesin tone te dashur,Jezu Krishtin Zotin tone,dashuria e Te Cilit per ne eshte e mrekullueshme,kaluar dashurise se gruas.
4 qershor-mbremje
“U mor lart ne lavdi.” {#1 Timoteu 3 :16}
Ne kemi pare Zotin tone te Shumedashur ne ditet e shfaqjes ne mish,te poshteruar dhe i fyer rende ;sepse Ai « u perçmua dhe u hodh poshte nga njerezit,njeri i dhembjeve,njohes i vuajtjes. »Ai,shkelqimi i Te Cilit eshte si mengjesi,veshi thesin e pikellimit si rroben e Tij te perditshme :turpi ishte manteli i Tij dhe e shara ishte veshja e Tij.Edhe tani,meqenese Ai triumfoi ndaj pushteteve te erresires mbi drurin e pergjakur,besimi yne veshtron Mbretin tone duke u kthyer me rroba te ngjyrosura prej Edomit,i veshur ne shkelqimin e fitores.Sa i lavdishem do kete qene nen syte e serafineve kur nje re e hoqi jashte shikimit te syrit te vdekshem,dhe Ai u ngjit lart ne qiell !Tani Ai vesh lavdine qe pati me Zotin perpara se toka te ekzistonte dhe prapeseprape nje tjeter lavdi mbi te gjitha—ate qe Ai fitoi me merite ne luften kunder mekatit,vdekjes dhe ferrit.Si fitimtar Ai mban kuroren e shkelqyer.Degjo se si vjen kenga kreshendo !Eshte nje kenge e re dhe me e embel : « I denje eshte Qengji qe u ther dhe na bleu per Perendine me gjakun e Tij. »Ai mban lavdine e nje Ndermjetesi qe nuk mund te deshtoje kurre,te nje Princi qe nuk mund te mposhtet kurre,te nje Ngadhenjyesi qe ka mundur çdo armik,te nje Zoti qe ka zemerzotimin e çdo subjekti.Jezusi vesh te gjithe lavdine qe madheshtia e qiellit mund ti perkushtoje,qe dhjete mije dhjetra mije engjej mund t’i japin.Nuk eshte e mundur edhe me gjithe shtrirjen e perfytyrimit te marresh me mend madherine e Tij te jashtezakonshme ;prapeseprape do te kete nje zbulim me te plote te kesaj kur Ai do te zbrese prej qiellit me pushtet te madh,me gjithe engjejt e shenjte—« Atehere Ai do te ulet ne fronin e lavdise se Vet. »O,shkelqimi i asaj lavdie!Do te rrembeje zemrat e njerezve te Tij.Po ashtu,ky nuk do te jete fundi,sepse perjetesia do bej te degjohet lavderimin e Tij, « Froni yt,o Perendi,vazhdon ne perjetesi ! »Lexues,nese do doje te gezoheshe ne lavdine e Jezusit ne te ardhmen,Ai duhet qe te jete i lavdishem nen syte e tu tani.A eshte Ai keshtu ?