5 qershor

Publié le par alban

 

5 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ezra 10 :1-10 :44} {Studim i shpejte :#Nehemia 7 :1-8 :18}

 

“Zoti i mbylli brenda.” {#Zanafilla 7:16}

 

Noeu u mbyll larg prej gjithe botes me ane te dores se dashurise hyjnore.Porta e qellimit zgjedhes nderhyn midis nesh dhe botes qe eshte ne te ligun.Ne nuk i perkasim botes po ashtu si edhe Zoti yne Jezus nuk ishte i botes.Nuk mund te marrim pjese ne mekatin,harete dhe zbavitjet e shumices ;nuk mund te defrehemi ne rruget e Panairit te Kotesise me femijet e erresires sepse Ati yne qiellor na ka mbyllur brenda.Noeu u mbyll brenda me Zotin e Tij. « Hyr ne arke, » ishte ftesa e Zotit,me ane te ciles Ai me qartesi tregoi se Vete Ai kishte nder mend te banonte ne arke me sherbetorin e tij dhe familjen e tij.Keshtu te gjithe te zgjedhurit banojne ne Zotin dhe Zoti ne to.Lum njeriu qe eshte i qarkuar ne te njejtin rreth qe permban Perendine ne Triadhen e personave te Tij,Atin,Birin,dhe Frymen.Le te mos t’i jemi kurre te pavemendshem asaj thirrje te hirshme, « shko,o populli im,hyr ne dhomat e tua,mbylli portat e tua prapa teje ;fshihu per nje çast,deri sa te kaloje zemerimi. »Noeu u mbyll qe asgje e lige te mos ta arrinte.Ujerat nuk bene gje tjeter veçse e ngriten lart drejt qiellit,dhe ererat veçse e shtyne perpara ne shtegun e tij.Jashte arkes gjithçka ishte rrenoje,por perbrenda gjithçka ishte prehje dhe paqe.Pa Krishtin ne vdesim por ne Krishtin Jezus ka siguri te perkryer.Noeu ishte i mbyllur ne menyre te tille qe te mos mund as te deshironte te dilte jashte dhe ato qe jane ne Krishtin Jezus jane ne Te perjeta.Ato nuk do te shkojne me jashte perjeta sepse besnikeria e perjetshme i ka mbyllur dhe dashaligesia djallezore nuk mund t’i terheqi jashte.Princi i shtepise se Davidit mbyll dhe asnje njeri nuk hap ;dhe kur ne ditet e fundit duke qene I Zoti i shtepise Ai do ngrihet dhe do mbylle deren,do jete e kote per thjeshte besimshpallesit te trokasin dhe te therrasin Zot,Zot,na e hap,sepse e njejta dere qe mbyll brenda te virgjerat e urta do te mbylle jashte te pamendat perjeta.Zot,me mbyll brenda me ane te hirit Tend.

 

5 qershor-mbremje

 

« Ai qe nuk ka dashuri,nuk e njeh Perendine. » {#1 Gjoni 4 :8}

 

Shenja dalluese e nje Te Krishteri eshte mirebesimi i tij ne dashurine e Krishtit dhe dashuria e tij ne kthim per Krishtin.Se pari,besimi ve vulen e tij mbi njeriun duke e mundesuar shpirtin te thote bashke me apostullin, « Krishti me deshi dhe dha jeten e Tij per mua. »Me pas dashuria kunderfirmos dhe shtyp mbi zemren ne kthim mirenjohje dhe dashuri per Jezusin. « Ne e duam,sepse Ai na deshi ne me pare. »Ne ato kohera te vjetra te lavdishme qe jane periudha heroike te fese se krishtere,kjo shenje e dyfishte me siguri qe shikohej qarte ne te gjithe besimtaret ne Jezus ;ato ishin njerez qe e njihnin dashurine e Krishtit dhe preheshin mbi te ashtu si nje njeri mbeshtetet mbi bastunin e tij,besueshmerine e te cilit ai e ka provuar.Dashuria qe ato ndjene ndaj Zotit nuk ishte nje emocion i qete i fshehur perbrenda vetes ne dhomen sekrete te shpirtrave te tyre dhe per te cilen flisnin vetem ne asamblete e tyre private kur takoheshin diten e pare te javes dhe kur kendonin himne ne nder te Krishtit Jezus te kryqezuar,por ishte per to nje pasion kaq i zjarrte dhe energji gjithekonsumuese sa ishte e dukshme ne te gjitha veprimet e tyre,e shprehur ne bisedimin e tyre te zakonshem dhe e dalluar ne syte e tyre edhe ne shikimet me te zakonshme.Dashuria ndaj Jezusit ishte nje flake qe ushqente thelbin dhe zemren e qenies se tyre dhe prandaj,prej vete forces se tij,çante rrugen me zjarr ne pamjen e jashtme dhe shkelqente.Zelli per lavdine e Mbretit Jezus ishte vula dhe shenja e te gjithe Te Krishtereve te vertete.Per shkak te varesise se tyre mbi dashurine e Krishtit ato guxuan shume dhe per shkak te dashurise ndaj Krishtit ato bene shume dhe tani eshte e njejta gje.Femijet e Zotit jane te qeverisur ne fuqite e tyre me te thella prej dashurise—dashuria e Krishtit i shtrengon  ato ;ato gezohen se dashuria hyjnore eshte e vendosur mbi to,ato e ndjejne te perhapur ne zemrat e tyre me ane te Frymes se Shenjte qe i eshte dhene dhe atehere me ane te forces te mirenjohjes ato duan Shpetimtarin e tyre me nje zemer te paster,me zjarrmi.Lexuesi im,a e do Ate ?Perpara se te flesh jepi nje pergjigje te ndershme nje pyetjeje me peshe !

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article