1 gusht
1 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Isa 1:1-4:6} {Studim i shpejte:#Isa 13:1-17:14}
“Lerme te shkoj neper ara e te mbledh kallinj.” {#Ru 2:2}
I Krishtere i dekurajuar dhe i turbulluar,eja dhe mblidh kallinj sot ne fushen e madhe te premtimit.Ketu ka bollek premtimesh te çmuara qe i pergjigjen saktesisht nevojave te tuaja.Merre kete:” Ai nuk do ta therrmoje kallamin e thyer,as do te shuaje kandilin qe ben tym.”A nuk i pershtatet kjo rastit tend?Nje kallam,i pafuqishem,i parendesishem,dhe i dobet,nje kallam i thyer,prapeseprape,ai nuk do te te therrmoje;por ne te kundert;do te te rivendosi dhe do te te forcoje.Ti je si kandili tymues:jo drite,nuk vjen ngrohtesi prej teje;por ai nuk do te te shuaje;ai do te fryje me frymen e tij te embel meshiruese derisa te te beje nje flake.A do te mbledhesh nje kalli tjeter?”Ejani tek une ju te gjithe qe jeni te lodhur dhe te ngarkuar dhe tju jap çlodhje.”Sa fjale te buta!Zemra jote eshte e dashur dhe Zoti e di kete,dhe prandaj ai te flet kaq me miresi.A nuk do ti bindesh dhe te vish tek ai madje edhe tani?Merr nje tjeter kalli:”Mos druaj,o Jakob,do te te ndihmoj,thote Zoti dhe Shpetimtari jot,i Shenjti i Izraelit”.Si mund te druash me kete siguri te tille te mrekullueshme si kjo?Ti mund te mbledhesh dhjete mije kallinj te arte si keto!”I kam fshire mekatet tuaj si nje re,dhe si nje re e dendur shkeljet e tuaja.”Ose kjo,”edhe sikur mekatet e tuaja te ishin te kuqe flake,do te behen te bardha si bora,edhe sikur te ishin te kuqe te purpur do te behen si leshi.”Ose kjo,”Fryma dhe Nusja thone,”eja!”dhe ai qe degjon le te thote eja.Dhe ai qe ka etje,le te vije;dhe ai qe do;le te marre si dhurate ujin e jetes.”Fusha e Zotit tone eshte shume e pasur;shiko duart qe jane plot.Shiko,atje jane perpara teje,i varfer besimtar i ndrojtur!Mblidhi;beiji te tuajat,sepse Jezusi te urdheron ti marresh.Mos ke frike,vetem beso!Mberthe keto premtime te embla,shoshiti me persiatje dhe ushqehu me to me gezim.
1 gusht-mbremje
« Ti e kurorezon vitin me bujarine tende te madhe. » {Ps 65 :11}
Gjate gjithe vitit,çdo ore te çdo dite,Zoti po na bekon me bollek ;kur flejme dhe kur zgjohemi meshira e tij na pret.Dielli mund te na le nje trashegimi erresire,por Zoti yne nuk pushon kurre te ndriçoje mbi femijte e tij me rreze dashurie.Ashtu si nje lum,dashamiresia e tij eshte gjithmone duke rrjedhur,me nje plotesi te pashtershme ashtu si vet natyra e tij.Ashtu si atmosfera qe vazhdimisht rrethon token,dhe eshte gjithmone gati te mbaje ne jete njeriun,miredashja e Zotit rrethon te gjitha krijesat e tij ;ne te ashtu si peshku ne uje,ato jetojne,levizin,dhe kane qenien e tyre.Ashtu si dielli ne ditet e veres na gezon me rreze me te ngrohta dhe te shkelqyeshme se sa ne stine te tjera,dhe ashtu si lumenjte jane ne disa stine te fryre nga shiu,dhe ashtu si vete atmosfera eshte ndonjehere e mbushur me me shume freski,me shume e shendetshme,ose me me shume ndikime te balsamta se deri ketu,po ashtu eshte me meshiren e Zotit ;ajo ka oret e saj te arta ;ditet e saj te teprices,kur Zoti madheron hirin e tij perpara bijve te njerezve.Midis bekimeve te stineve te veres ketu poshte,ditet e gezueshme te korrjes jane nje stine e veçante favori te madh.Eshte lavdia e vjeshtes qe dhuratat e pjekura te Provanise jipen me bollek ;eshte stina e embel e permbushjes,meqe me perpara gjithçka ishte shprese dhe pritje.I madh eshte gezimi i korrjes.Te gezuar jane korresit qe mbushin krahet me bujarine e qiellit.Psalmisti na thote se korrja eshte kurorezimi i vitit.Me siguri keto meshira supreme na bejne thirrje per falenderime supreme !Le ta kryejme ate me emocionet e brendshme te mirenjohjes.Le te jene te ngrohta zemrat tona ;frymet tona le te kujtojne,mendojne,persiatin mbi miresine e Zotit.Pastaj le ta lavderojme ate me buzet tona,dhe te lavderojme dhe madherojme emrin e tij nga zemergjeresia e te cilit rrjedh gjithe kjo miresi.Le te lavderojme Zotin duke ia kushtuar dhuntite tona kauzes se tij.Nje prove praktike e mirenjohjes sone eshte nje sakrifice falenderimi e veçante Zotit te te korrurave.