30 gusht
30 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Vajtimet 1 :1-2 :22} {Studim i shpejte :Ezekiel 11 :1-15 :8}
« Ki besim te madh te Zoti. » {#Psalmi 27:14}
Mund te duket nje gje e lehte te presesh,por eshte nje prej qendrimeve qe ushtari I Krishtere nuk e meson pa vite mesimi.Te marshosh dhe te marshosh shpejte jane shume me te lehta per luftetaret e Zotit se sa te qendrosh i palevizur.Ka ore hutimi kur fryma me e vullnetshme,duke deshiruar me ankth te sherbeje Zotin nuk e di çfare drejtimi te marre.Atehere çfare duhet bere?Te deshperohesh?Te zmbrapsesh me burracakeri,te kthehesh djathtas nga frika,apo te turresh perpara me fodullek?Jo,por thjesh prit.Sidoqe te jete prit ne lutje.Therrit Zotin,dhe parashtro rastin tend para tij;i thuaj veshtiresine tende,dhe kerko premtimin e tij te ndihmeses.Ne medyshje midis nje detyre dhe nje tjeter,eshte e embel te jesh i perulur si nje femije,dhe te presesh me thjeshtesi shpirti per Zotin.Eshte e sigurte qe eshte mire kur ne e ndjejme dhe e njohim vete çmendurine tone,dhe kemi shume vullnet te udhehiqemi nga vullneti i Zotit.Por prit ne besim.Shpreh mirebesimin tend te patundshem ne te;sepse pritja jobesnike dhe jobesimtare nuk eshte veçse nje fyerje per Zotin.Beso se edhe pse te ben te presesh deri ne mesnate,prapeseprape do te vije ne kohen e duhur; pergjigjja do te vije dhe nuk do te vonohet.Prit ne durim te qete,duke mos u rebeluar sepse je nen zemerdhembje,por duke bekuar Zotin per te.Asnjehere mos murmuro kunder shkakut te dyte,ashtu si femijet e Izraelit bene kunder Moisiut;mos uro qe te kthehesh mbrapa ne bote;por pranohe rastin ashtu siç eshte,dhe vendose ashtu siç eshte,me thjeshtesi dhe me gjithe zemren tende,pa vetevullnet,ne doren e Zotit tend beselidhes,duke thene,”Tani,Zot jo vullnetin tim,por u befte i joti.Nuk e di çfare te bej,nuk kam nga tia mbaj,por do te pres derisa ti do te çash ujerat,ose te zmbrapsesh armiqte e mi.Do te pres,nese me ruan,sepse zemra ime qendron vetem mbi ty o Zot,dhe fryma ime te pret ne bindjen e plote se do te jesh akoma gezimi im dhe shpetimi im,streha ime dhe kulla ime.
30 gusht-mbremje
« Sherome o Zot dhe do te sherohem. » {#Jeremia 17:14}
“I pashe rruget e tij,por une do ta sheroj.”{#Isaia 57:18}
Vetem Zoti mund te sheroje semundjen shpirterore.Semundja natyrore mund te sherohet instrumentalisht prej njerezve,por edhe atehere nderi i jipet Zotit qe i jep virtyt mjekesise,dhe pushtet njeriut te heqi semundjen.Persa i perket semundjes shpirterore,kjo i perket vetem Mjekut te madh;ai e paraqet ate si e drejta e posaçme e tij;”Une te bej qe te vdesesh dhe te jetosh,une te plagos dhe te sheroj;”dhe nje prej titujve te zgjedhur te Zotit eshte Jehovahrofi,Zoti qe te sheron.”Do te sheroj plaget e tua”eshte nje premtim qe nuk mund te vinte prej buzeve te nje njeriu por vetem prej gojes se Zotit te perjetshem.Ne lidhje me kete psalmisti i thirri Zotit,”Oh Zot,me shero,sepse kockat e mia jane kaq te munduara,”dhe perseri,”Shero shpirtin tim,sepse kam mekatuar kundrejt teje.”Per kete,gjithashtu,i pershpirtshmi lavderon emrin e Zotit,duke thene,”Ai sheron te gjitha semundjet tona.”Ai qe beri njeriun mund ta rimekembi;ai qe se pari ishte krijuesi i natyres sone mund te krijoje nje te re.Cfare ngushellimi i pertejme eshte se ne personin e Jezusit “banon truperisht gjithe plotesia e Hyjnise!”Shpirti im,çfaredo mund te jete semundja jote,ky Mjek i madh mund te te sheroje.Nese ai eshte Zoti,nuk mund te kete kufi per fuqine e tij.Eja pra me syrin e verber te kuptimit te erret,eja me kemben çalamane te energjise se humbur kot,eja me doren e gjymtuar te besimit te dobet,ethet e nje karakteri te zemeruar,ose te ngjethurat e nje shkurajimi dritherues,eja ashtu si je,sepse ai qe eshte Zoti mund te te rimekembi prej semundjes tende.Askush nuk do ta pengoje virtytin sherues qe vjen prej Jezusit Zotit tone.Legjione djajsh kane njohur fuqine e Mjekut te shumedashur,dhe asnjeri nuk u zhgenjye.Te gjithe pacientet e tij kane qene kuruar ne te kaluaren dhe do te kurohen ne te ardhmen,dhe ti do te jesh njeri midis atyre,shoku im,nese ia braktis veten atij kete nate.