27 gusht

Publié le par alban

27 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 45 :1-48 :47}  {Studim i shpejte :# Vajtimet 1 :1-5 :22}

 

« Deri kur do te refuzojne te besojne. »  {#Numrat 14:11}

 

Perpiqu me zellin me te madh per te lene jashte ate perbindesh mosbesimi.Aq e çnderon Krishtin,sa ai do te terheqe pranine e tij te dukshme nese e fyejme duke e permbushur ate.Eshte e vertete se eshte nje bar i keq,farat e te cilit nuk mund ti nxjerrim kurre teresisht prej tokes,por ne duhet te synojme rrenjet e tij me zell dhe kembengulje.Midis gjerave te urryeshme eshte per tu neveritur me teper.Natyra e tij fyese eshte aq helmuese sa ai qe e ushtron dhe ai mbi te cilin eshte i ushtruar jane qe te dy te lenduar prej tij.Ne rastin tend o Besimtar!eshte teper i lige,sepse hiret e Zotit tend ne te kaluaren e rrisin fajin tend tek dyshon ate tani.Kur ti me te vertete dyshon Zotin Jezus,ai me hak mund te bertase;”Shiko,jam i shtypur nen peshen tende,ashtu si nje qerre plot me duaj shtypet.”Ky eshte njesoj sikur te kurorezosh koken e tij me gjembat e llojit  me te mprehte.Eshte shume mizore per nje grua te  shumedashur te mosbesoje nje burre te mire dhe besnik.Mekati eshte i panevojshem,i pamend,dhe i pajustifikueshem.Jezusi nuk ka dhene shkas me te vogel per dyshim,dhe eshte e rende te dyshohesh prej atyre per te cilet sjellja jone eshte ne menyre te pandryshueshme zemerdashur dhe e vertete.Jezusi eshte Biri i Shume Te Lartit;dhe ka pasuri te pakufishme;eshte e turpshme te dyshosh Plotfuqishmerine dhe te mosbesosh mjaftueshmerine e plote.Bagetia mbi mijera kodra do te mjaftoje per urine tone me te madhe;dhe hambaret e qiellit nuk kane se si te zbrazen prej ngrenies sone.Nese Krishti te ishte vetem nje çisterne,ne do mund ta shteronim shpejt,por kush mund te thaje nje burim?Miriada frymesh kane terhequr furnizimet e tyre prej tij,dhe asnje nuk ka murmuruar se ka mungese ne te ardhurat e tij.Larg,pra me kete mosbesim tradhtar genjeshtar,sepse detyra e tij e vetme eshte te prese lidhjet e shoqerimit dhe te na beje te mbajme zi mbi nje Shpetimtar mungues.

Buniani na thote se mosbesimi ka “po aq jete sa macja:”nese keshtu,le te vrasim nje jete tani,dhe te vazhdojme punen derisa te nentat te ikin.Shporru ti tradhetor,zemra ime te ka neveri.

 

27 gusht-mbremje

 

« Ne duart e tua une e besoj frymen time ;ti me shpengove,o Zot,Perendi e se vertetes. » {#Psalmi 31 :5}

 

Keto fjale jane perdorur shpesh nga njerez te shenjte ne oren e tyre te nisjes.Ne mund ti konsiderojme ato me perfitim kete mbremje.Objekti i perkujdesjes se njeriut besnik ne jete dhe vdekje nuk eshte trupi i tij ose pasurite e tij,por fryma e tij ;kjo eshte thesari i tij i zgjedhur---nese kjo eshte e sigurte,çdo gje eshte mire.Cfare eshte gjendja e vdekshme e krahasuar me shpirtin ?Besimtari ia braktis shpirtin e tij dores se Zotit ;erdhi nga ai,eshte i tij,me perpara ai e ka mbeshtetur ate,ai eshte i afte ta ruaje ate,dhe eshte teper e pershtatshme qe ai ta rimarre ate.Te gjitha gjerat jane te sigurta ne doren e Te Perjetshmit ;ate qe i besojme Zotit do te jete e sigurte ;sot dhe ne ate diten e diteve drejt se ciles ne po nxitojme.Eshte jete e paqshme,dhe vdekje e lavdishme te shlodhesh ne perkujdesjen e qiellit.Ne çdo kohe ne duhet tia besojme gjithçka dores besimtare te Jezusit ;atehere,edhe pse jeta mund te varet ne nje fije peri,dhe kundershtite mund te shumezohen si rerat e detit,shpirti yne do te banoje ne mireqenie,dhe do te kenaqet ne vende shlodhese te qeta.

 

« Ti me shpengove o Zot,Perendi e se vertetes. »Shpengimi eshte nje baze e forte per mirebesimin.Davidi nuk e pati njohur Kalvarin ashtu si ne,por shpengimi tokesor e gezoi ate ;dhe a nuk do te na ngushelloi me embel shpengimi i perjetshem ?Clirimet e kaluara jane kerkesa te forta per ndihme te tashme.Ate qe Zoti ka bere do ta beje perseri,sepse ai nuk ndryshon.Ai i eshte besnik premtimeve te tij,dhe i hirshem kundrejt te shenjteve te tij ;ai nuk do ti ktheje kurrizin popullit te tij.

 

Edhe pse te me vrasesh une do te besoj,

Edhe prej pluhurit do te te lavderoj,

Do te provoj,dhe do te tregoj tek e provoj,

Dashurine tende te pashprehshme.

 

Ti mund te ndreqesh dhe korrigjosh,

Por ti nuk mund kurre te lesh pas dore ;

Perderisa çmimi shlyes eshte paguar,

Mbi dashurine tende shpresa ime qendron.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article