29 gusht
29 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 51 :1-52 :34} {Studim i shpejte :#Ezekiel 7 :1-10 :22}
« Ki meshire per mua,o Perendi. » {#Psalmi 51 :1}
Kur Dr.Carey po vuante prej nje semundje te rrezikshme ;u be pyetja, « nese kjo semundje te ishte fatale,çfare pjese do zgjidhje si tekst per predikim ne varrim ?Ai u pergjigj, « Oh,ndjej se nje krijese e tille mekatare e gjore eshte e padenje per tu thene ndonje gje ne lidhje me te ;por nese nje predikim ne varrim do predikohej,le te jete prej fjaleve ; « Ki meshire per mua,O Perendi,sipas miresise sate ;per dhembshurine e madhe qe ke fshiji te ligat qe kam bere. »Ne te njejten fryme perulesie ai urdheroi qe nenshkrimi vijues dhe asgje me teper te mund te gdhendet ne gurin e varrit :-
William Carey,I lindur me 17 gusht,1761 :
Vdiq---
Nje krimb i gjore,i varfer dhe i pandihme
Ne duart e tua dashamiresie bie.
Vetem duke u mbeshtetur ne hirin e lire te shenjtet me me pervoje dhe me te nderuar mund ti afrohen Zotit te tyre.Njerezit me te mire jane te ndergjegjshem mbi te tjeret se me se miri ata jane njerez.Varkat bosh lundrojne lart,por enet e ngarkuar rende jane poshte ne uje;pretenduesit e thjeshte mund te mburren,por femija e vertete e Zotit therret per meshire persa i perket pafitimshmerise se tyre.Ne kemi nevoje qe Zoti te kete meshire mbi veprat tona te mira,lutjet tona,predikimet tona,lemoshat tona,dhe gjerat tona me te shenjta.Gjaku nuk u sperkat vetem mbi dyert e banesave te Izraelit,por mbi shenjtoren,mbi pajtuesin,mbi altarin,sepse ashtu si mekati pervidhet ne gjerat me te shenjta,gjaku i Jezusit nevojitet per ti pastruar ato prej perlyerjes.Nese meshira nevojitet per tu ushtruar kundrejt detyrave tona,çfare do te thuhet per mekatet tona?Sa e embel kujtesa e meshires se pashtershme qe po pret te jete e hirshme kundrejt nesh,per te na rimekembur prej tradhetive tona,per te gezuar kockat tona te thyera.
29 gusht-mbremje
« Gjate gjithe kohes se shenjterimit te tij,ai nuk do te haje asnje prodhim te vreshtit,as kokrrat as lekuren e rrushit. » {#Numrat K 6,V 4}
Nazarenet paten lidhur midis kushteve te tjera,nje qe i pengonte ato prej perdorimit te veres.Ne menyre qe te mos te thyenin detyrimin,atyre u ndalohej te pinin uthellen e veres ose likuore te forte,dhe per ta bere rregullen akoma me te qarte,ato nuk duhet te preknin lengun e pafermentuar te rrushit,as te hanin frutin ose te fresket ose te thate.Gjithashtu ne menyre per te siguruar ndershmerine e kushtit,atyre nuk i lejohej asgje qe kishte te bente me veren ;ato,ne fakt,duhet te menjanoheshin prej pamjes se te liges.Me siguri kjo eshte nje mesim per te veçuarit e Zotit,duke i mesuar te largohen prej mekatit ne çdo forme,te menjanojne jo vetem thjesht format e tij me te medhaja,por edhe frymen dhe ngjashmerine e tij.E ecura e disiplinuar eshte shume e perçmuar keto dite,por ji i sigurte,lexues i dashur,eshte gjeja me e sigurte dhe me e lumtur.Ai qe i jip nje ose dy pike botes eshte ne nje rrezik te frikshem ;ai qe han rrushin e Sodomes do te pije se shpejti veren e Gomorres.Nje e çare e vogel ne argjinaturen e detit ne Hollande lejon detin te hyje brenda,dhe e hapura rritet derisa nje province e tere permbytet.Pershtashmeria me boten,ne çdo shkalle,eshte nje kurth per shpirtin,dhe e ben ate akoma dhe akoma me te afte per mekate fodulle.Per me teper,ashtu si Nazareni qe piu lengun e rrushit nuk mund te ishte teresisht i sigurte nese nuk kishte pesuar ndonje shkalle fermentimi,dhe rrjedhimisht nuk mund te ishte i qarte ne zemren e tij nese kushti ishte i paprekur,po ashtu I Krishteri ngurrues dhe leshues nuk mund te mbaje nje ndergjegje te pashkelur,por duhet te ndjeje se detektori i brendshem eshte ne dyshim per te.Gjerat e dyshueshme nuk kemi pse i dyshojme ;ata na bejne dem.Nuk duhet te luajme me gjerat qe na tundojne,por duhet tia mbathim prej tyre me shpejtesi.Me mire te perqeshesh si Puritan se sa te perçmohesh si hipokrit.E ecura e kujdeshme duhet te permbaje shume vetemohim,por ka kenaqesite e veta te cilat jane me teper se nje shperblim i mjaftueshem.