31 gusht
31 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Vajtimet 3 :1-5 :22} {Studim i shpejte :#Eze 16 :1-19 :14}
« Do te kene besim ne krahun tim. » {#Isa 51 :5}
Ne periudhat e mundimit te ashper,I Krishteri nuk ka asgje ne toke ku mund te besoje,dhe eshte i shtrenguar ta braktise veten vetem ne Zotin.Kur ena e tij eshte ne rrezatimet e fundit,dhe asnje çlirim njerezor nuk mund te vleje,ai duhet t’ia besoje veteveten thjeshtesisht dhe teresisht Provanise dhe kujdesit te Zotit.Sa stuhi lajmemire ajo qe rrenon nje njeri ne nje shkemb si ky.O tufan i bekuar qe e shpie shpirtin te Zoti dhe vetem te Zoti !Ndonjehere nuk ka ikje te Zoti yne per shkak te shumices se shokeve tane ;por kur nje njeri eshte kaq i varfer,kaq i pashoqeruar,kaq i pandihme sa nuk ka nga te shkoje,ai fluturon ne krahet e Zotit,dhe shtrengohet me bekueshmeri atje !Kur ai eshte i ngarkuar me turbullira kaq te veçanta dhe kaq te ngutshme,aq sa nuk mund tia shprehe ato askujt perveç Zotit,ai duhet te jete mirenjohes per to ;sepse ai do te mesoje me teper mbi Zotin e tij atehere se sa ne çdo kohe tjeter.O,besimtar i rrahur nga stuhia,eshte nje turbullire e bekuar qe te shpie tek Ati !Tani qe ke veç Zotin per te besuar,bej kujdes qe te vesh te gjithe mirebesimin tend ne te.Mos e çndero Zotin tend dhe Padronin tend me dyshime dhe ndrojtje te pavlershme ;por ji i forte ne besim,duke i dhene lavdi Zotit.Tregoi botes se Zoti yt vlen me shume se dhjete mije bote per ty.Tregoi njerezve te pasur sa i pasur je ne varferine tende kur Zoti Perendi eshte ndihmesi yt.Tregoi njeriut te forte sa i forte je ne dobesine tende kur poshte teje jane krahet e perjetshem.Tani eshte koha per vepra besimi dhe bema trimerie.Ji i forte dhe shume me kurajo,dhe Zoti Perendia jot po aq me siguri sa krijoi qiellin dhe token,do te lavderohet ne dobesine tende,dhe do te madheroje fuqine e tij ne mes te trishtimit tend.Madheshtia e harkut te qiellit do te hiqej nese qielli do mbahej vetem prej nje kollone te dukshme,dhe besimi yt do te humbe lavdine e tij nese do qendronte ne ndonje gje te dallueshme prej syrit misheror.Fryma e Shenjte te dhente te qendrosh ne Jezusin kete dite mbyllese te muajit.
31 gusht-mbremje
« Po te ecim ne driten siç eshte Ai vete ne driten. » {#Gjon 1:7}
Siç eshte Ai vete ne driten!A mund te arrijme kete?A do jemi ndonjehere te afte te ecim aq qarte ne drite sa Ai qe ne e therrasim „Ati yne“per te cilin eshte shkruar,“Zoti eshte drite,dhe ne te nuk ka fare erresire ?“Jini te perkryer,po ashtu si Ati juaj qe eshte ne qiell eshte i perkryer;“ dhe edhe pse mund te ndjejme se nuk mund te rivalizojme kurre perkryerjen e Zotit,prapeseprape ne duhet ta kerkojme ate,dhe te mos kenaqemi kurre derisa ta arrijme.Artisti i ri,tek kap kalemin e pare,zor se shpreson te barazoje Rafaelin ose Mikelanxhelon,por prapeseprape,nese nuk do kishte nje ideal te bukur fisnik perpara tij,atehere ai do arrinte vetem ne diçka shume te vogel dhe te zakonshme.Por çfare kuptohet me shprehjen se I Krishteri duhet te eci ne drite ashtu si Zoti eshte ne drite?Mendojme me kete se do te thote ngjashmeri dhe jo shkalle.Ne jemi po aq me vertetesi ne drite,po aq me zemer ne drite,po aq sinqerisht ne drite,po aq ndershmerisht ne drite,edhe pse ne nuk mund te jemi ne te njejten mase.Une nuk mund te banoj ne diell,eshte shume i shndritshem per te qene vendbanimi im,por une mund te eci nen driten e diellit;dhe keshtu,edhe pse nuk mund te arrij ate perkryerje pastertie dhe vertetesie qe i perket Zotit te ushtrive prej natyre si pafundesisht i mire,prapeseprape une mund ta vendos Zotin perhera perpara meje,dhe te perpiqem me ndihmen e Frymes qe banon perbrenda,per te qene sipas shembelltyres se imazhit te tij.Komentatori i vjeter i famshem,Xhon Trap,thote,“Ne mund te jemi ne drite ashtu si Zoti eshte ne drite per cilesi,por jo per barazi.“Ne duhet te kemi te njejten drite,dhe me siguri do ta kemi dhe do te ecim ne te ashtu si Zoti,megjithate,persa i perket barazise me Zotin ne shenjteri dhe pasterti,kjo duhet lene derisa te kalojme Jordanin dhe te hyjme ne perkryerjen e Shume Te Lartit.Vini re se bekimet e shoqerimit te shenjte dhe pastrimit te perkryer jane te lidhura me ecjen ne drite.