2 gusht

Publié le par alban

2 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :# Isa 5 :1-9 :21}  {Studim i shpejte :#Isa 18 :1-21 :17}

 

« Qe vepron te gjitha sipas keshilles se vullnetit te tij. » {# Ef 1 :11}

 

Besimi yne ne urtesine e Zotit supozon dhe kerkon se ai ka nje qellim dhe nje plan te pandryshueshem ne vepren e shpetimit.Cfare do kishte qene krijimi pa skicen e tij ?A ka ndonje peshk ne det,ose nje shpend ne ajer,qe ju la rastesise per formimin e tij ?Jo,ne çdo kocke,kyç,muskel,dell,gjender,dhe  enet e gjakut,ti ve   re pranine e Zotit qe vepron gjithçka sipas qellimit te urtesise se pafund.Dhe duke qene se Zoti eshte i pranishem ne krijimin,duke qeverisur mbi gjithçka,a nuk eshte i pranishem ne hir ?A do te kete krijesa e re shpirtin  e lekundshem te vullnetit te lire per ta udhehequr ate ndersa keshilla hyjnore qeveris krijesen e vjeter ?Shiko tek Provania !Kush nuk  e di se asnje harabel nuk bie ne toke pa vullnetin e Atit tuaj ?Edhe floket e kokes tuaj jane te gjitha te numeruara.Zoti peshon malet e dhimbjes sone ne shkalle,dhe kodrat e mundimeve tona ne peshore.Dhe a do te kishte nje Zot ne Provani dhe jo  ne hir ?A do te ishte guaska e dekretuar nga urtesia dhe berthama e lene rastesise se verber ?Jo ;ai e di fundin qe prej fillimit.Ai shikon ne vendin e tij te caktuar,jo vetem thjesht gurin e qoshes qe ai ka vendosur ne ngjyra te bukura,ne gjakun e Birit te tij te shtrenjte,por ai shikon ne vendin e tyre te caktuar secilin prej gureve te zgjedhur te nxjerre prej gurores se natyres,dhe i pastruar nga hiri i tij ;ai shikon te gjithe nga cepi ne kornize,nga baza ne çati,nga themeli ne maje.Ai ka ne mendjen e tij nje njohje te qarte te çdo guri qe do te vendoset ne hapesiren e pergatitur,dhe sa e gjere ndertesa do te jete, kur gurkyci do te vendoset me thirrjet « Atij Hiri !Hiri ! »Ne fund do te shihet qarte se ne çdo ene meshire,i Perjetshmi beri ashtu si deshi me te vetin ;dhe se ne çdo pjese te vepres se hirit ai permbushi qellimin e tij,dhe lavderoi emrin e tij.

 

 

2 gusht-mbremje

 

« Pastaj ajo vazhdoi te mbledhe kallinj ne are deri ne mbremje. »{#Ru 2 :17}

 

Le te mesoj prej Rutit,kallinjmbledhsja.Ashtu si ajo shkonte jasht per te mbledhur kallinjt e misrit,po ashtu une duhet te shkoj perpara ne fushat e lutjes,persiatjes,urdherimeve,dhe degjimit te fjales per te mbledhur ushqim shpirteror.Kallinjmbledhsja mbledh pjesen e saj kalli kalli ;fitimet e saj jane pak nga pak :po keshtu une duhet te jem i kenaqur te kerkoj per te verteta te vetme nese nuk bollek me te madh.Cdo kalli ndihmon per te bere nje grumbull ;dhe çdo mesim ungjilli na ndihmon per te na bere te urte per shpetim.Kallimbledhsja i mban syte hapur :nese ajo do pengohej midis kashtes duke enderruar,nuk do kishte ngarkese per te shpene ne shtepi me gezim ne mbremje.Duhet te jem  syhapet ne ushtrimet fetare qe te mos te me jene te padobishme per mua ;kam frike se kam humbur teper tashme---o qe te mund ti vleresoj ashtu siç duhet rastet e mia,dhe te mbledh kallinj me me teper zell.Kallimbledhsja perkulet per gjithçka qe ajo gjen,dhe po ashtu une.Frymet e larta kritikojne dhe kundershtojne,por mendjet e perulta mbledhin kallinj dhe marrin perfitim.Nje zemer e perulte eshte nje ndihme e madhe kundrejt degjimit te ungjillit ne menyre te dobishme.Shpirti i shartuar,fjala shpetimtare nuk merret veçse me butesi.Nje kurriz i forte e ben kallimbledhesin te mbledhe keq ;poshte,zoti krenari,ti je nje hajdut i poshter,as dhe per nje çast per tu duruar.Ate qe kallimbledhsja mbledh e mban :nese ajo do leshonte nje kalli per te gjetur nje tjeter,rezultati i dites se saj te punes do te ishte veç i paket ;ajo eshte po aq e kujdeshme per te ruajtur sa dhe per te perfituar,dhe keshtu qe ne fund fitimet e saj jane te medha.Sa shpesh harroj te gjithe ate qe degjoj ;e verteta e dyte e shtyn te paren jashte kokes sime ;dhe keshtu leximi im dhe degjimi im perfundojne ne shume zhurme per asgje !A e ndjej te nevojshem rendesine e se grumbulluarit te verteten ?Nje bark i uritur e ben kallimbledhesin te urte ;nese nuk ka miser ne doren e saj,nuk do kete buke mbi tavolinen e saj ;ajo punon nen ndjenjen e nevojshmerise,dhe pra hapi i saj eshte i zhdervjellet dhe kapja e saj e forte ;une kam nje nevojshmeri akoma me te madhe,Zot,me ndihmo ta ndjej,qe te me nxise perpara per te mbledhur kallinj ne fusha qe i japin me kaq bollek nje perfitim zellit.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article