3 gusht
3 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Isa 10:1-14:32} {Studim i shpejte:# Isa 22:1-24:23}
“Llamba e tij eshte qengji.” {#Zbulesa 21:23}
Veshtrohe qete Qengjin si driten e qiellit.Drita ne Shkrimet eshte emblema e gezimit.Gezimi i te shenjteve ne qiell permbahet ne kete:Jezusi na zgjodhi,na deshi,na bleu,na pastroi,na veshi,na ruajti,na lavderoi:ne jemi ketu teresisht me ane te Zotit Jezus.Secila nga keto mendime do te jete per to si nje vile rrushi Eshkoli.Drita eshte gjithashtu shkaku i bukurise.Asgje nga bukuria mbetet kur drita ka shkuar.Pa drite asnje rrezatim nuk vezullon prej safirit,asnje rreze paqesore del nga perla;dhe po keshtu e gjithe bukuria e te shenjteve lart vjen prej Jezusit.Ashtu si planetet,ato reflektojne driten e Diellit te Drejtesise;ato jetojne si rreze qe dalin prej globit qendror.Nese ai terhiqet,ato do vdisnin;nese lavdia e tij te mbulohej,lavdia e tyre do merrte fund.Drita eshte gjithashtu emblema e dijes.Ne qiell njohuria jone do te jete perfekte,por vete Zoti yne Jezus do jete burimi i tij.Provanite e erreta,kurre te kuptuara me para,do te shihen atehere qarte;dhe gjithe ajo qe na huton tani do te jete e qarte per ne nen driten e Qengjit.O!çfare shpalosjesh do te kete dhe çfare lavderimi Zotit te dashurise!Drita do te thote gjithashtu shfaqje.Drita shfaq.Ne kete bote nuk duket akoma se se çfare do te jemi.Njerezit e Zotit jane nje popull i fshehur,por kur Krishti merr njerezit e tij ne qiell ai do ti preki ato me shkopin e dashurise se tij,dhe do ti ndryshoje ne imazhin e lavdise se tij te shfaqur.Ato ishin te varfer dhe mjere,por çfare transformimi!Ato ishin te njollosur me mekat,por nje prekje e gishtit te tij,dhe ato jane te shkelqyeshem si dielli,dhe te paster si kristali.O!Cfare shfaqje!E gjitha kjo del prej Qengjit te madheshtuar.Cfaredo qe mund te jete shkelqim rrezellues,Jezusi do te jete qendra dhe shpirti i te gjithe asaj.O!te jesh i pranishem dhe te shikosh ne driten e tij,Mbretin e mbreterve,dhe Zotin e zoterve!
3 gusht-mbremje
« Por ndersa Jezusi po shkonte atje. » {#Lluka 8:42}
Jezusi po kalon nepermjet turmes per te shtepia e Jairit,per te ringjallur te bijen e vdekur te kryetarit te sinagoges;por ai eshte kaq i bollshem ne miresi sa kryen nje tjeter mrekulli pergjate rruges.Kur ende kjo shufer e Aronit mban sythin e nje mrekullie te papermbushur,ajo nxjerr frytet e pjekura te nje vepre meshire te perkryer.Eshte mjaftueshem per ne nese kemi nje qellim,per te shkuar drejt dhe ta permbushim ate;do te ishte e pakujdesshme te shpenzonim energji gjate rruges.Duke nxituar per te ndihmuar nje vlla qe po mbytet,ne nuk mund tia lejojme vetes te shterojme forcen tone per nje tjeter ne nje rrezik te ngjashem.Eshte mjaftueshem per nje peme te japi vetem nje lloj fruti,dhe per nje njeri te permbushi thirrjen e tij te veçante.Por Zoti yne nuk njeh kufi fuqie ose misioni.Ai eshte kaq pjellor ne hir;se po ashtu si dielli qe shkelqen tek pershkon orbiten e tij,shtegu i tij eshte rrezellues me dashamiresi.Ai eshte nje shigjete dashurie e shpejte,qe jo vetem arrin shenjestren e caktuar,por parfumon ajrin nepermjet te cilit fluturon.Virtuti gjithmone po del jashte tij,ashtu si parfumet e embla leshohen prej luleve;dhe do te dali perhere prej tij,po ashtu si uji nga nje pus gufues.Cfare nxitje te kendshme kjo e vertete na krijon!Nese Zoti yne eshte gati te sheroje te semurin dhe te bekoje ate qe eshte ne nevoje,atehere,shpirti im,mos ji i ngadalte ta vendosesh veten ne shtegun e tij,qe ai te mund te te buzeqeshi.Mos ji i amullt ne te kerkuar,nese ai eshte kaq i bollshem ne te dhene.Jepi vemendje te zellshme fjales se tij tani,dhe ne te gjithe kohen,qe Jezusi ti flase me ane te saj zemres sate.Atje ku eshte per tu gjetur atje behe vendin tend,qe te mund te perfitosh bekimin e tij.Kur ai eshte i pranishem per te sheruar,a nuk mund te te sheroje dot?Por me siguri ai eshte i pranishem edhe tani,sepse ai gjithmone vjen tek zemrat qe kane nevoje per te.Dhe a nuk ke nevoje per te?Ah,ai e di se sa shume!Ti Bir i Davidit,kthe syte e tu dhe shiko mbi deshperimin qe eshte tani para teje,dhe plotesoe lutjen e pergjeruesit tend.