4 gusht

Publié le par alban

4 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Isa 15 :1-21 :17}  {Studim i shpejte :#25 :1-27 :13}

 

« Por populli qe e njohin Perendine e tyre do te tregoje qendrese. » {#Daniel 11 :32}

 

Cdo besimtar e kupton se te njohesh Zotin eshte forma me e larte e me e mire e njohurise ;dhe kjo njohuri shpirterore eshte nje burim force per te Krishteren.I forcon besimin e tij.Besimtaret vazhdimisht pershkruen ne Shkrimet si njerez qe jane te ndriçuar dhe te mesuar prej Zotit ;thuhet per ta se « kane nje vajosje nga I Shenjti ; »dhe eshte detyra e veçante e Frymes ti udheheqe ne te gjithe te verteten,dhe e gjithe kjo per rritjen dhe ushqimin e besimit.Njohuria forcon dashurine,po ashtu si besimin.Njohuria hap deren,dhe pastaj nepermjet asaj dere ne shikojme Shpetimtarin tone.Ose per te perdorur nje shembellim tjeter,njohuria pikturon portretin e Jezusit,dhe kur e shikojme ate portret atehere ne e duam ate,ne nuk mund te duam nje Krisht qe nuk e njohim,te pakten ne nje fare shkalle.Nese njohim pak per shkelqesite e Jezusit,çfare ai ka bere per ne,dhe çfare po ben tani,ne nuk mund ta duam shume ;por aq me shume qe e njohim ate,aq me shume do ta duam.Njohuria gjithashtu forcon shpresen.Si mund te shpresojme per nje gje nese nuk  dime a ekziston apo jo ?Shpresa mund te jete teleskopi,por derisa nuk kemi marre njohurine,padija jone qendron perpara lentes,dhe ne nuk mund te shohim asgje ;njohuria heq sendin ndermjetes,dhe kur shikojme nepermjet lentes optike te ndritshme ne dallojme lavdine per tu shfaqur,dhe e presim ate me nje mirebesim te gezueshem.Njohuria na jep arsye per durim.Si do te kemi durim nese nuk dime diçka prej dashamiresise se Krishtit,dhe te kuptojme te miren qe ka per te dale prej ndreqjes qe Ati yne qiellor na dergon ?Po ashtu nuk ka asnje hir te vetem te te Krishterit i cili,nen Zotin,nuk do te ushqehet dhe sillet ne perkryerje me ane njohurie te shenjte.Sa e rendesishme eshte atehere qe ne duhet te rritemi jo vetem ne hir,por ne « njohurine » e Zotit dhe Shpetimtarit tone Jezus Krisht.

 

 

4 gusht-mbremje

 

« Une ju godita me plasjen,me ndryshkun dhe me bresher ne çdo pune te duarve tuaja. »{#Hagai 2 :17}

 

Sa shkatarrimtar eshte bresheri per te korrurat,duke hedhur ne toke faren e çmuar.Sa mirenjohes duhet te jemi kur kallinjte kursehen nga nje rrenim i tille i tmerrshem !Le ti ofrojme Zotit falenderime.Akoma me shume per tu pasur frike jane ato shkatarrimtare misterioze---bloza,ndryshku,dhe myku.Keto e kthejne kalliun ne nje mase bloze,ose e bejne te korruptuar,ose thajne faren,dhe e gjitha kjo ne menyre kaq pertej kontrollit njerezor sa fermeri eshte i detyruar te therrase, « Ky eshte gishti i Zotit. »Myk i panumert shkakton te keqen,dhe nese nuk do ishte miresia e Zotit,kaloresi ne kalin e zi do te shperndante shpejt zi buke ne toke.Meshira e pafunde i kursen ushqimin njeriut,por duke pasur parasysh agjentet aktive qe jane gati te shkaterrojne te korruren,me urtesi ne mesohemi te lutemi, « na jep buken tone te perditshme. »Mallekimi eshte jashte ;ne kemi nevoje te vazhdueshme per bekimin.Kur morri dhe byku vijne ato jane ndeshkime nga qielli,dhe njerezit duhet te mesojne te durojne fshikullen dhe ate qe e perdor.

 

Shpirterisht,byku nuk eshte nje e keqe e pazakonte.Kur puna jone eshte teper premtuese kjo e lige shfaqet.Ne shpresuam per shume tjetersime,dhe ja  nje amulli e pergjithshme,nje mondanesi e bollshme ;ose nje ngurtesi zemre mizore !Mund te mos kete mekat te dukshem ne ato per te cilet po lodhemi duke punuar,por ka nje mangesi sinqeriteti dhe vendimarrje qe zhgenjen trishtueshem deshirat tona.Ne mesojme nga kjo varesine tone prej Zotit dhe nevojen e lutjes qe myku te mos bie mbi punen tone.Krenaria shpirterore ose pertacia do te sjelle shpejt mbi ne te ligen e lemeritshme,dhe vetem Zoti i te korrurave mund ta heqi ate.Byku mund te sulmoje madje dhe zemrat tona,dhe te rregjoje lutjet dhe ushtrimet tona fetare.I pelqefte Bujkut te madh te na largoje nje fatkeqesi kaq serioze.Shkelqe,Diell Drejtesie i bekuar,dhe debo mykun.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article