5 gusht
5 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Isa 22:1-26:21} {Studim i shpejte:#Isa 28:1-31:9}
“E dime se Perendia vepron ne gjithçka per te miren e atyre qe e duan Ate.” {Romakeve# 8:28}
Mbi disa pika besimtari eshte teresisht i sigurte.Ai e di,per shembull,se Zoti ulet ne kiçin e anijes atehere kur ajo tundet me shume.Ai beson se nje dore e padukshme eshte gjithmone ne leven e timonit te botes,dhe se kudo qe Provania te drejtoje,I Perjetshmi e manovron ate.Ajo njohuri qetesuese e pergatit ate per gjithçka.Ai shikon mbi ujrat e zemeruara dhe shikon Jezusin duke ecur mbi dallget dhe degjon nje ze qe thote,”Jam une,mos ki frike.”Ai e di gjithashtu se Zoti eshte perhera i urte,dhe,duke ditur kete,ai eshte beseplote se nuk mund te kete aksidente,gabime;se asgje nuk mund te ndodhi qe nuk duhet te ndodhi.Ai mund te thote,”nese me duhet te humb gjithçka kam,eshte me mire qe te humb se sa te kem,nese Zoti keshtu do:fatkeqesia me e keqe eshte gjeja me e urte dhe me e mire qe mund te me ndodhte nese Zoti e ka urdheruar.””E dime se Perendia vepron ne gjithçka per te miren e atyre qe e duan Ate.”I Krishteri nuk e mban kete thjesht si nje teori,por ai e di ate si nje çeshtje fakti.Cdo gje ka vepruar per te mire deri tani;drogat helmuese te perziera ne permasa te pershtatshme kane vene ne veprim mjekimin;te prerat e mprehta te bisturise kane pastruar mishin krenar dhe lehtesuar sherimin.Cdo ngjarje deri tani ka vene ne veprim rezultatet hyjnore me te bekuarat;dhe keshtu,duke besuar se Zoti sundon gjithçka,se ai qeveris me urtesi,se ai sjell te miren nga e keqja,zemra e besimtarit qetesohet,dhe ai eshte i mundesuar ti beje balle qetesisht çdo sprove ashtu si ajo vjen.Besimtari mund ne frymen e nenshtrimit te lutet,”me dergo çfare ti do Zoti im,per sa kohe qe vjen nga ty;kurre nuk erdhi ndonje pjese e semure nga tryeza jote per cilindo te femijeve te tu.”
Mos thuaj shpirti im,
Prej nga Zoti do mund te lehtesoje hallin tim?
Kujto se Plotfuqishmeria
Ka sherbetore kudo.
Metoda e tij eshte sublime,
Zemra e tij thellesisht e bute,
Zoti nuk vjen kurre para kohe,
dhe kurre mbrapa.
5 gusht-mbremje
« A duhet te shkojne ne lufte vellezerit tuaj dhe ju po rrini ketu ? » {#Numrat 32 :6}
Farefisi ka detyrimet e tij.Rubenitet dhe Gaditet do te kishin qene jo vellazerore nese ato do kishin kerkuar token qe ishte fituar,dhe te kishin lene mbetjen e popullit te luftonin per pjesen e tyre vetem.Ne kemi marre shume me ane te perpjekjeve dhe vuajtjeve te te shenjteve ne vitet e shkuara,dhe nese nuk i bejme ndonje kthim Kishes duke i dhene energjite me te mira,ne jemi te padenje te rekrutohemi ne rradhet e saj.Te tjeret po luftojne gabimet e kohes me burreri,ose po nxjerrin ato qe po vdesin ne mes te rrenojave te renies,dhe nese ne kryqezojme duart ne pertaci do kishim nevoje te paralajmerohemi,qe mallekimi i Merozit te mos bjeri mbi ne.Zoti i vreshtit tha, « Pse rrini ketu gjithe diten pa bere gje ? »Cili eshte justifikimi i pertacit ?Sherbimi personal i Jezusit behet akoma me shume detyra e te gjitheve sepse kryhet me gezim e bollek nga disa.Mundi i misionareve te perkushtuar dhe te ministrave te zjarrte na bejne te na vije turp nese ulemi te qete ne plogeshti.Menjanimi i sproves eshte tundimi i atyre qe jane ne rehati ne Sion :ato me gezim do donin ti shpetonin kryqit dhe prapeseprape te vene kuroren ;per to pyetja per kete persiatje mbremjeje eshte shume e pershtatshme.Nese me te çmueshmit jane sprovuar me zjarr,a do ti shpetojme ne furrnaltes ?Nese diamanti duhet prere,do te beheshim te perkryer pa vuajtje ?Pse duhet te trajtohemi ne me mire se Zoti yne ?I parelinduri e ndjeu fshikullen,dhe pse jo vellai i vogel ?Eshte krenaria burracake qe do zgjidhte nje jastek me push dhe nje shtrat te mendafshte per nje ushtar te kryqit.Shume me i urte eshte ai qe,duke iu nenshtruar se pari vullnetit hyjnor,rritet me energjine e hirit qe eshte me te,dhe keshtu meson te mbledhe zambake ne kemben e kryqit,dhe ashtu si Samsoni,te gjeje mjalte ne luanin.