6 gusht

Publié le par alban

6 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :# Isa 27 :1-31 :9}  {Studim i shpejte :#Isa 32 :1-35 :10}

 

« Roje,ne çpike ka arritur nata ? » {# Isa 21 :11}

 

Cfare armiqsh ka nga te gjitha anet ?Gabimet jane nje hordhi e shumte,dhe hordhi te reja shfaqen çdo ore :kunder çfare herezie duhet te ruhem ?Mekatet kacaviren prej vendeve te tyre te fshehta kur erresira mbreteron ;une vete duhet te ruhem,dhe te rri zgjuar dhe te lutem.Mbrojtesi jone qiellor parashikon te gjitha sulmet qe jane gati te behen mbi ne ndersa deri tani e liga e synuar per ne nuk eshte veçse deshira e Satanit,ai lutet per ne qe besimi yne te mos deshtoje,kur ne jemi te shoshitur si mielli.Vazhdo o roje i hirshem,te na paralajmerosh per armiqte tane,dhe per hir te Sionit mos na e terhiq paqen tende.

 

« Roje,ne çpike ka arritur nata ? »Cfare moti po vjen per Kishen ?A po ulen rete apo eshte gjithçka e qarte dhe e bukur siper kokes ?Ne duhet te kujdesemi per Kishen e Zotit me nje dashuri te ankthshme ;dhe tani qe Papizmi dhe mosbesimi qe te dy po kercenojne,le te veme re shenjat e kohes dhe te pergatitemi per lufte. 

 

« Roje,ne çpike ka ardhur nata ? »Cfare yjesh jane te dukshem ?Cfare premtimesh te çmuara i pershtaten rastit tone te tanishem ?Ti tingellon alarmin,na jip ngushellimin gjithashtu.Krishti,ylli polar,eshte perhera i fiksuar ne vendin e tij,dhe te gjithe yjet jane te sigurte ne krahun e djathte te Zotit te tyre.

 

Por roje,kur vjen mengjesi ?Dhendri vonon.A nuk ka atje shenja te ardhjes se tij si Dielli  i Drejtesise ?A nuk eshte ngritur ylli i mengjesit si premtimi i dites ?Kur do te zbardhe dita,dhe hijet te fluturojne tutje ?O Jezus,nese nuk i vjen dora vete Kishes tende pritese kete dite,prapeseprape eja ne Fryme ne zemren time psheretuese,dhe beje te kendoje nga  gezimi.

 

Tani e gjithe toka eshte e shkelqyeshme dhe e gezuar

Me mengjesin e fresket;

Por e gjithe zemra ime eshte e ftohte,dhe e erret dhe e trishtueshme:

Diell i shpirtit,me ler te shikoj agimin tend!

Eja Jezus,Zot,

O eja shpejt sipas fjales tende.

 

 

6 gusht-mbremje

 

« Dhe tere toka qofte e mbushur me lavdine e tij,Amen,amen. » {#Ps 72 :19}

 

Ky eshte nje peticion i madh.Per te nderhyre per nje qytet te tere duhet nje besim shume i madh,dhe ka momente kur nje lutje per nje njeri te vetem do ishte e mjaftueshme te na lekundi.Po sa largpamese ishte nderhyrja ne prag te vdekjes se psalmistit !Sa e pergjithshme !Sa sublime ! « Dhe e gjithe toka te mbushet me lavdine e tij. »Nuk perjashton nje vend te vetem sado i shtypur nga kemba e besetytnise ;nuk perjashton nje komb te vetem sado barbar te jete.Per kanibalin po ashtu dhe per te qyteteruarin,per te gjitha klimat dhe rracat kjo lutje shqiptohet :rrethon te gjithe rrethin e tokes,dhe nuk le jasht asnje bir te Adamit.Ne duhet te jemi ne kembe dhe duke vepruar per Zotin tone,perndryshe nuk mund te ofrojme sinqerisht nje lutje te tille.Peticioni nuk kerkohet me nje zemer te sinqerte perveçse nese perpiqemi,ashtu si Zoti te na ndihmoje,te perhapim Mbreterine e Zotit tone.A nuk ka aty ca qe neglizhojne te pergjerojne dhe te punojne ?Lexues,a eshte lutja jote ?Kthehi syte nga kalvari.Shiko Zotin e Jetes te kryqezuar ne kryq,me kuroren me gjemba mbi vetull,me nje koke,duar dhe kembe te gjakosur.Cfare !a mund te shikosh ti mbi kete mrekulli te mrekullive,vdekjen e Birit te Zotit,pa ndjere ne gjirin tend nje adhurim te mrekullueshem qe gjuha nuk mund te shprehe ?Dhe kur ndjen gjakun te aplikuar ndergjegjes tende,dhe e di se ai ka fshire mekatet e tua,ti nuk je burre nese nuk ngrihesh lart dhe te therrasesh, « Dhe e gjithe toka te mbushet me lavdine e tij ;Amen,amen. »A mund te perkulesh ti perpara te Kryqezuarit ne nje homazh te dashur dhe te mos deshirosh te shikosh Mbretin tend si zoteruesin e tokes ?Larg nga ty nese mund te pretendosh te duash Princin tend,dhe te mos deshirosh ta shikosh si sunduesin universal.Zelli yt eshte i pavlere nese nuk te çon te deshirosh se e njejta meshire qe te eshte bere te mund te bekoje gjithe boten.Zot,eshte kohe e te korrurave,ve draperin dhe korr.

 

 

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article