7 gusht
7 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Isa 32 :1-37 :38} {Studim i shpejte :#Isa 36 :1-39 :8}
« Te drejtet te duan » {Kantiku i kantikeve 1:4}
Besimtaret e duan Jezusin me nje dashuri me te thelle se sa ato guxojne ti japin çdo qenie tjeter.Ato do preferonin te humbnin babain dhe nenen se sa te hiqnin dore prej Krishtit.Ato mbajne çdo rehati te kesaj toke me nje dore te shkujdesur,por e mbajne ate te mbyllur fort ne kraharorin e tyre.Ato vullnetarisht e mohojne vetveten per hirin e tij,por ato nuk duan te sillen deri aty sa ta mohojne ate.Eshte dashurine e paket qe zjarri i persekutimit mund te thaje;dashuria e besimtarit te vertete eshte nje rrjedhe me e thelle se kjo.Njerezit jane perpjekur shume te ndajne besnikun prej Zotit te tyre,por perpjekjet e tyre kane qene te pafrytshme ne çdo kohe.As kurorat e nderit ose vrenjtjet e zemerimit nuk kane zgjidhur kete nyje gordiane.Kjo nuk eshte si nje bashkim i zakonshem qe fuqia e botes mund me ne fund ta shkrije.As njeriu as djalli nuk kane gjetur çelesin qe hap kete brave.Kurre fuqia e Satanit nuk ka qene aq e dobet atehere kur ai e ka ushtruar ate duke kerkuar te beje copa copa kete bashkim te dy zemrave te ngjitura ne menyre hyjnore.Eshte e shkruar dhe asgje nuk mund te fshije shprehjen,” te drejtet te duan.”Intensiteti i dashurise se te drejtit,megjithate,nuk duhet te gjykohet aq shume prej asaj sa duket se sa prej saj çfare i drejti deshiron me zjarr.Eshte ngasherimi yne i perditshem qe ne nuk mund te duam mjaftueshem.Mundshin zemrat tona te forcohen akoma,dhe te arrijne me larg.Ashtu si Samuel Rutherford ne psheretijme dhe therrasim,”oh,per aq shume dashuri sa per te shkuar rreth e perqark tokes dhe mbi qiell---po,qiellin e qiellit,dhe 10 mije bote---te le gjithçka per Krishtin e hijshem,e hijshem,vetem per Krishtin e hijshem.”Sa keq!arritja jone me e madhe nuk eshte veçse nje dashuri e dobet,dhe dashuria jone nuk eshte veçse nje pike uji ne krahasim me gjithesine.Mat dashurine tone me ane te qellimeve tona,dhe do te jete e larte me te vertete;”dhe keshtu ne besojme se Zoti yne e gjykon.O qe te mund te jipnim gjithe dashurine ne te gjitha zemrat ne nje mase te madhe,nje grumbullim i te gjitha dashurive per ate qe eshte po aq i dashur!
7 gusht-mbremje
« Por Satani na pengoi. » {#1 Tesalonikasve 2 :18}
Qe prej ores se pare kur miresia hyri ne konflikt me te ligen,nuk ka pushuar kurre te jete e vertete ne eksperiencen shpirterore,se Satani na pengon.Nga çdo pike e busulles,pergjate rreshtit te betejes,ne pararoje dhe ne praparoje,ne agim dhe ne mesnate,Satani na pengon.Nese ne punojme ne fushe,ai kerkon te thyeje pluarin ;nese ne ndertojme murin,ai punon te hedh poshte guret ;nese ne do mund te sherbenim Zotin ne vuajtje ose ne konflikt---kudo Satani na pengon.Ai na pengon kur vime per here te pare te Jezu Krishti.Konflikte te rrepta patem me Satanin kur ne shikuam per here te pare te kryqi dhe jetuam.Tani qe jemi te shpetuar,ai perpiqet te pengoje plotesine e karakterit tone personal.Ti mund te pergezosh veten, « deri ketu kam ecur me qendrueshmeri ;askush nuk mund te vere ne pikepyetje ndershmerine time. »Ki kujdes nga mburrja sepse virtuti jot do te vihet ne prove perseri ;Satani do te drejtoje lokomotiven e tij kunder atij vete virtuti per te cilen ti je me i famshem.Nese ke qene deri ketu nje besimtar i forte,besimi jot do te sulmohet shume shpejt ;nese ke qene i perunjur si Moisiu,prit qe te tundohesh ne te folurin e shkujdesur me buzet e tua.Zogjte do çukisin te fruti jot me i pjekur,dhe derri i eger do te perplase çatallet e tij te hardhia jote me e zgjedhur.Satani eshte i sigurte te na pengoje kur ne jemi te zellshem ne lutje.Ai kontrollon nese nuk jemi vigjilent dhe dobeson besimin tone ne menyre qe,nese e mundur,te mund te humbim bekimin.Po ashtu Satani nuk eshte me pak vigjilent ne pengimin e perpjekjes se te Krishterit.Nuk pati kurre nje zgjim se fese pa nje zgjim te kundershtimit te tij.Po aq heret sa Ezra dhe Nehemiah fillojne te punojne,Sanballat dhe Tobiah nxiten per ti penguar ato.Po pastaj ?Ne nuk jemi te alarmuar sepse Satani na pengon,sepse eshte nje prove se ne jemi ne anen e Zotit,dhe se po bejme vepren e Zotit,dhe ne forcen e tij ne do te fitojme,dhe do triumfojme mbi kundershtarin tone.