8 gusht
8 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Isa 38 :1-42 :25} {Studim i shpejte :#Isa 40 :1-43 :28}
«Ata tjerrin rrjeta merimangash. » {#Isa 59 :5}
Shiko rrjeten e merimanges,dhe shiko ne te imazhin me sugjerues te fese se hipokritit.Ajo ka per qellim te kapi prene :merimanga ushqehet me miza,dhe Fariezeu ka shperblimin e tij.Njerezit pamend kapen lehte ne kurth prej deklarimeve me ze te larte te pretenduesve,dhe madje me i arsyeshmi nuk mund gjithmone te shpetoje.Filipi pagezoi Simon magjistarin,deklarata e tij dinake e besimit u shkatarrua aq shpejt prej qortimit te rrepte te Pjetrit.Zakoni,nami,lavderimi,perparimi dhe miza te tjera,jane ato qe hipokritet zene ne rrjetat e tyre.Nje rrjete merimange eshte nje mrekulli zhdervjelltesie :shikoe dhe admiro dredhite hileqare te gjahtarit.A nuk eshte feja e genjeshtarit po aq e mrekullueshme ?Si e ben ai nje genjeshter kaq fytyrezbuluar te duket si nje e vertete ?Si mund te beje ai pergjigjen prej varaku te duket si ar ?Nje rrjete merimange vjen e gjitha prej vete te brendshmeve te krijeses.Bleta mbledh dyllin e saj prej luleve,merimanga nuk thith lulet,prapeseprape ajo tjerr materialin e saj ne çfaredolloj gjatesie.Po ashtu hipokritet e gjejne besimin dhe shpresen e tyre brenda vetvetes ;spiranca e tyre eshte farketuar ne vete kudhren e tyre,dhe litari i tyre eshte thurur me vete duart e tyre.Ato vene themelin e tyre,dhe gdhendin shtyllat e shtepive te tyre,duke perçmuar te jene debitore te hirit sovran te Zotit.Por nje rrjete merimange eshte shume e brishte.Eshte e punuar ne menyre kurioze,por jo e punuar per te duruar gjate.Ajo nuk nxjerr veshtiresi per fshesen e sherbetorit,ose per shkopin e udhetarit.Hipokriti nuk ka nevoje per shume per te bere cope cope shpresen e tij,nje e fryre ere mjafton.Rrjetat te dyfytyra do te bien shpejt poshte kur fshesa e shkatarrimit fillon punen e saj pastruese.Kjo gje na kujton per nje mendim tjeter,se te tilla rrjeta nuk kane per tu duruar shume ne shtepine e Zotit :ai do te kujdeset qe ata dhe ato qe i tjerrin te shkatarrohen perhera.O shpirti im,qendro ne diçka me te mire sesa nje rrjete merimange.Le te jete Zoti Jezus vendi yt i fshehjes perjete.
8 gusht-mbremje
« Cdo gje eshte e mudshme per ate qe beson. » {#Marku 9:23}
Shume te Krishtere te deklaruar dyshojne dhe druajne gjithmone,dhe ato mendojne se koti se kjo eshte gjendja e nevojshme e besimtarit.Ky eshte nje gabim,sepse „“çdo gje eshte e mundshme per ate qe beson“;dhe eshte e mundur per ne te ngjitemi ne nje gjendje ne te cilen nje dyshim ose nje frike do te jete veçse nje zog kalimtar qe pershkon shpirtin,por asnjehere nuk nderton fole atje.Kur ju lexoni per shoqerimin e larte dhe te embel e gezuar prej te shenjteve te perzgjedhur,ju psheretini dhe murmurisni ne dhomen e zemres suaj,“Sa keq!keto nuk jane per mua.“O ngjites,nese ke besim,do te qendrosh mbi majen e rrezatuar te tempullit,sepse“çdo gje eshte e mundur per ate qe beson.“Ju degjoni per bemat qe njerez te shenjte kane bere per Jezusin;gjithe ate qe kane gezuar prej tij;sa shume kane qene si ai;si kane qene te afte te durojne persekutime te medha per hirin e tij;dhe ti thua;“Ah!sa per mua,nuk jam veçse nje krimb;nuk mund kurre te arrij deri aty.“Po nuk ka asgje qe nje i shenjte ishte,qe ti nuk mund te jesh.Nuk ka lartesim hiri,arritje shpirterore,qartesi sigurie,vend detyre,qe nuk eshte i hapur per ty nese ke fuqine te besosh.Le menjane rrobat prej thesi dhe pluhurin,dhe ngrihu ne dinjitetin e pozicionit tend;ti je i vogel ne Izrael sepse ti do jesh i tille,jo sepse ka ndonje nevojshmeri per te.Nuk eshte normale qe ti te hiqesh zvarre ne pluhur,o femije i nje Mbreti.Ngjitu!Froni i arte i sigurise po te pret!Kurora e shoqerimit me Jezusin eshte gati te zbukuroje ballin tend.Mbeshtillu ne te kuqe te ndezur dhe ne te linjta te buta,dhe jeto me madheshti çdo dite;sepse nese beson,ushqimi jot do te jete mbreteror;nga toka jote do te rrjedhe qumesht dhe mjalte,dhe shpirti jot do te kenaqet po ashtu si me palce dhe dhjame.Mblidh duaj hiri,sepse ato te presin ne fushat e besimit.“Cdo gje eshte e mundur per ate qe beson.“