9 gusht
9 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Isa 43 :1-46 :13} {Studim i shpejte :#Isa 44 :1-48 :22}
« Dhe qyteti nuk ka nevoje per diell as per hene qe te ndriçojne ne te. » {#Zbulesa 21:23}
Atje ne boten me te mire,banoret jane te pavarur nga çdo komoditet njerezor.Nuk kane nevoje per veshje;rrobat e tyre te bardha nuk vjeterohen kurre,dhe po ashtu ato kurre nuk do te perlyen.Ato nuk kane nevoje per ilaçe per te sheruar semundjet.”sepse banoret nuk do te thone,jam i semure.”Ato nuk kane nevoje per gjume per te marre veten---ato nuk pushojne as diten e as naten,por pa u lodhur lavderojne ate ne tempullin e tij.Ato nuk kane nevoje per marredhenie shoqerore per te dhene ngushellim,dhe çfaredo lumturie ato mund te nxjerrin prej bashkimit me shoket e tyre nuk eshte kryesore per lumnine e tyre,sepse shoqeria e Zotit te tyre eshte e mjaftueshme per deshirat e tyre me te medha.Ato nuk kane nevoje per mesues atje;pa dyshim qe ato shoqerohen me njeri tjetrin ne lidhje me gjerat e Zotit,por ato nuk e kerkojne kete per tu mesuar;ato do te jene qe te gjithe te mesuar prej Zotit.Te jonat jane lemoshat ne porten e mbretit,por ato festojne ne vete tryezen.Ketu ne mbeshtetemi mbi krahun miqesor,por atje ato mbeshteten mbi Te Shumetedashurin e tyre dhe mbi ate vetem.Ketu ne duhet te kemi ndihmen e shokeve tane,por atje ato gjejne çte duan ne Jezu Krishtin.Ketu ne kerkojme per ushqimin qe prishet dhe per veshjen qe kalbet nga mola,por atje ato gjejne gjithçka ne Zotin.Ne perdorim kovat per te mbushur uje ne pus,por atje ato pijen prej kryeburimit,ujin e gjalle.Ketu engjejt na sjellin bekime,por ne nuk do duam korriere prej qiellit.Ato nuk do kene nevoje per Gabriele atje per ti sjellur letra dashuri nga Zoti,sepse atje do ta shikojne balle per balle.O!çfare kohe e bekuar do te jete ajo kur ne do jemi siper çdo shkaku te dyte dhe do te qendrojme mbi krahun e zhveshur te Zotit!Cfare ore e lavdishme kur Zoti,dhe jo krijesat e tij;Zoti,dhe jo veprat e tij,do te jene gezimi yne i perditshem!Shpirtrat tane do te kene arritur atehere persosjen e lumnise.
9 gusht-mbremje
« Ai iu shfaq se pari Marise Magdalene,nga e cila pati debuar shtate demone. » {# Marku 16 :9}
Mari Magdalena ishte viktima e nje te lige te frikshme.Ajo ishte e pushtuar jo vetem prej nje demoni,por prej shtate.Keto banore te tmerrshem i shkaktonin shume dhimbje dhe ndotje trupit te varfer ne te cilin ato kishin gjetur strehe.Rasti i saj ishte i pashprese,i tmerrshem.Ajo nuk mund ta ndihmonte veten,as ndonje ndihme njeriu nuk mund ti hynte ne pune.Por Jezusi kaloi nga ajo udhe dhe pa i kerkuar njeri,dhe ndoshta madje edhe hasi rezistence prej demoniakes se shkrete,ai shqiptoi fjalen e fuqise,dhe Mari Magdalena u be nje trofe e fuqise sheruese se Jezusit.Te shtate demonet e lane ate,e lane per te mos u kthyer kurre,te nxjerre jashte me detyrim prej Zotit te gjithçkaje.Cfare çlirimi i bekuar !Cfare ndryshimi i lumtur !Prej delirit ne kenaqesi,prej deshperimit ne paqe,prej ferrit ne parajse !Menjehere ajo u ben je ndjekese e qendrueshme e Jezusit,duke kapur çdo fjale te tij,duke ndjekur kudo hapat e tij,duke ndare jeten e tij te mundimshme ;dhe per me teper ajo u be ndihmesja e tij zemergjere,e para prej atij grupi grash te sheruara dhe mirenjohese qe i sherbyen atij vete ushqimin e tyre.Kur Jezusi u ngrit lart ne kryq Maria ngeli pjesemarrese e turpit te tij :ne e gjejme ate se pari tek shikon nga larg,dhe me pas tek leviz afer kembes se kryqit.Ajo nuk mund te vdiste ne kryq me Jezusin,por ajo qendroi aq afer sa mundi,dhe kur trupi i tij u ul poshte,ajo kerkoi te shohe si dhe ku u vendos.Ajo ishte nje besimtare besnike dhe vigjilente,e fundit tek varri ku Jezusi flejti,e para tek varri prej nga ai u ngjall.Besnikeria e saj e beri ate nje shikuese te privilegjuar te Rabonise se saj te dashur,qe begenisi ta therriste ate me emrin e saj,dhe ta bente ate korriere lajmesh te mira dishepujve dritharake dhe Pjetrit.Keshtu,hiri e gjeti ate maniake dhe e beri nje sherbetore,nxorri jashte djaj dhe i dha qe te shikonte engjej,e çliroi prej Satanit,dhe e bashkoi perjeta me Zotin Jezus.Le te jem une gjithashtu nje mrekulli hiri !