10 gusht
10 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Isa 47:1-51:23} {Studim i shpejte:#Isa 49:1-51:23}
“Kur te shfaqet Krishti jeta jone.” {#Col 3:4}
Shprehja mrekullisht e pasur e Palit tregon se Krishti eshte burimi i jetes sone.”Ai ju ngjalli juve qe ishit te vdekur ne shkeljet dhe mekatet.”I njejti ze qe nxorri Llazarin jashte varrit na ngjalli ne nje jete te re.Ai eshte tani thelbi i jetes sone shpirterore.Eshte me jeten e tij qe ne jetojme;ai eshte ne ne,shpresa e lavdise,nxitesi i veprimeve tona,mendimi qendror qe leviz çdo mendim tjeter.Krishti eshte ushqimi i jetes sone.Me çfare mund te ushqehet i Krishteri perveçse me gjakun dhe mishin e Jezusit?”Kjo eshte buka qe zbret poshte prej qiellit,qe ai qe han nga ajo,te mos vdesi.”O ju shtegetare te rraskapitur ne kete shkretetire te mekatit,ju kurre nuk merrni nje kafshate per te kenaqur urine e frymeve tuaja,nese nuk e gjeni ne te!Krishti eshte ngushellimi i jetes sone.Te gjitha gezimet tona te verteta vijne prej tij;dhe ne koha te turbullta,prania e tij eshte ngushellimi yne.Nuk ka gje tjeter per te cilen ia vlen te vlesh perveç per ate;dhe dashamiresia e tij eshte me mire se sa jeta!Krishti eshte objekti i jetes sone.Ashtu si anija shpejton drejt portit,po ashtu nxiton besimtari drejt limanit se gjirit te Shpetimtarit te tij.Ashtu si shigjeta fluturon drejt shenjestres se saj po ashtu i Krishteri drejt persosjes se shoqerimit te tij me Jezu Krishtin.Po ashtu si ushtari lufton per kapitenin e tij,dhe eshte i kurorezuar me fitoren e kapitenit,po ashtu besimtari lufton per Krishtin dhe i merr triumfet e tij prej triumfeve te Zotit te tij.”Per ate,te jetosh eshte Krishti,”Krishti eshte shembulli i jetes sone.Atje ku ndodhet e njejta jete perbrenda,do te kete,duhet te kete,ne nje shkalle te gjere te njejtat zhvillime perjashta;dhe nese ne jetojme ne shoqerim te ngushte me Zotin Jezus ne do te rritemi si ai.Ne do ta vendosim ate perpara nesh si kopjen tone Hyjnore,dhe to te kerkojme te ecim ne hapat e tij,derisa ai te behet kurora e jetes sone ne lavdi.O!sa i sigurte,sa i nderuar,sa i lumtur eshte i Krishteri,perderisa Krishti eshte jeta jone!
10 gusht-mbremje
« Biri i njeriut ka fuqi mbi toke te fale mekatet. » {#Mateu 9 :6}
Shiko nje nga artet me te fuqishme te Mjekut te madh :ai ka fuqi te fale mekatet !Kur ai jetoi ketu poshte,para se shpengesa te ishte paguar,para se gjaku te ishte sperkatur i teri ne pajtuesin,ai pati fuqi te falte mekatet.A nuk ka ai fuqi ta beje kete tani qe ka vdekur ?Cfare fuqie duhet te banoje ne te qe deri ne qindarken e fundit ka falur besnikerisht borxhet e popullit te tij !Ai ka fuqi te pakufishme tani qe i ka dhene fund shkeljes dhe mekatit.Nese e dyshon kete,shikoe tek ngrihet prej se vdekuri !shikohe ne shkelqim tek ngrihet ne krahun e djathte te Zotit !Degjohe tek del si avokat mbrojtes perpara Atit te perjetshem,duke treguar plaget,duke nxjerre ne pah meritat e pasionit te tij te shenjte !Cfare fuqie falese ka ketu ! « Ai u ngjit lart,dhe mori dhurata per njerezit. » « Ai eshte i madheruar per te dhene pendimin dhe faljen e mekateve. »Mekatet me te kuq jane lare nga gjaku i tij i kuq.Ne kete çast,lexues i shtrenjte,çfaredoqofte mekati jot,Krishti ka fuqi te fali,fuqi te te fali,dhe miliona te tjere si ti.Nje fjale e vetme do mjaftoje.Ai nuk ka asgje tjeter me teper per te bere per te fituar faljen tende;e gjithe vepra shlyese eshte e kryer.Ai mund,ne pergjigje te loteve te tu,te fali mekatet e tua sot,dhe te te bej ta dish kete.Ai mund te fryje ne shpirtin tend ne kete çast nje paqe me Zotin qe tejkalon çdo kuptim,qe do buroi prej faljes se perkryer te padrejtesive te tua te shumta.A e beson kete?Une besoj se ti e beson kete.Te mund te ndjeshe tani fuqine e Jezusit per te falur mekatet!Mos humb kohe per tju drejtuar Mjekut te shpirtrave,por shpejto tek ai me fjale si keto:---
Jezus!Zot!degjo thirrjen time;
Me shpeto,me shero me nje fjale;
I mekur ne kembet e tua shtrihem
Ti degjove peshperimen e ankeses sime.