11 gusht

Publié le par alban

11 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :# Isa 52 :1-57 :21}  {Studim i shpejte :#Isa 52 :1-57 :21}

 

« Ah sikur te isha si ne muajt e te kaluares. » {#Job 29 :2}

 

Shume te Krishtere mund te shikojne te kaluaren me kenaqesi,por e shikojne te tashmen me jokenaqesi;ato shikojne mbrapa ditet qe kane kaluar ne shoqerim me Zotin si me te embeltat dhe me te mirat qe kane njohur ndonjehere,por persa i perket se tashmes,ajo eshte e veshur ne rroba te zymta melankolie dhe trishtimi.Nje here ato jetuan prane Jezusit,por tani ato ndjejne se kane bredhur larg tij dhe thone, « ah sikur te isha  si ne muajt e se kaluares ! »Ato qahen se kane humbur deshmite e tyre,ose se nuk kane tani paqe mendjeje,ose se nuk kane gezim ne te ardhurat e hirit,ose se ndergjegja nuk eshte dhe aq e bute,ose se ato nuk kane dhe aq zell per lavdine e Zotit.Shkaqet e kesaj gjendjeje te perzishme jane te shumta.Mund te vije pre lenies pas dore se lutjes,sepse nje lutje e lene pas dore eshte fillimi i çdo tatepjete shpirterore.Ose mund te jete rezultati i idhujtarise.Zemra ka qene e zene me diçka tjeter,me shume se me Zotin ;dashuria eshte vene mbi gjerat e tokes ne vend te gjerave te qiellit.Nje Zot xheloz nuk do te jete i kenaqur me nje zemer te ndare ;ai duhet te duhet i pari dhe me se miri.Ai do te terheqe shkelqimin e pranise se tij prej nje zemre te ftohte dhe luhatese.Ose shkaku mund te te gjendet ne vetebesimin ose vetedrejtesine.Krenaria eshte ne pune ne zemer dhe uni eshte i madheruar ne vend qe te shtrihemi poshte ne kemben e kryqit.

I Krishtere nese nuk jeni tani si « ishit ne muajt e kaluar »,mos qendro i kenaqur me deshiren per nje kthim ne lumturine e  meparshme,por shko menjehere te kerkosh Zotin tend,dhe i thuaj gjendjen tende te trishte.Kerko hirin e tij dhe force per te te ndihmuar te ecesh me afer me ate ;perule veten perpara atij dhe ai do te ngreje,dhe jipe veten perseri per te gezuar driten e pamjes se tij.Mos u ul poshte per te psheretire dhe per te ngasheruar ;ndersa Mjeku i dashur jeton ka shprese,jo,ka nje siguri mekembjeje per rastet me te renda.

 

 

11 gusht-mbremje

 

« Nje ngushellim i perjetshem. » {#2 Th 2 :16}

 

“Ngushellim.”Ka muzike ne kete fjale:si harpa e Davidit,largon si me magjepsje frymen e keqe te melankolise.Ishte nje nder i dalluar per Barnabain te quhej “biri i ngushellimit”;jo,eshte nje prej emrave te ndritur te dikujt me i madh se Barnabai,sepse Zoti Jezus eshte “ngushellimi i Izraelit”---ketu eshte kremi i gjithçkaje,sepse perjetesia e ngushellimit eshte kurora dhe lavdia e tij.Cfare eshte ky “ngushellim i perjetshem?”Ai perfshin nje ndijim te mekatit te falur.Njeriu i krishtere ka marre ne zemren e tij deshmine e Frymes se padrejtesite e tij jane fshire si nje re,dhe shkeljet e tij si nje re e dendur.Nese mekati eshte i falur,a nuk ka atehere nje ngushellim te perjetshem?Me pas,Zoti i jep popullit te tij nje ndijim te qendrueshem te pranimit ne Krisht.I Krishteri e di se Zoti shikon mbi te si duke qendruar ne bashkim me Jezusin.Bashkimi me Zotin e ngritur eshte nje ngushellim i llojit me te qendrueshem;eshte ne fakt e perjetshme.Le te na derrmoi semundja,a nuk kemi pare qindra besimtare po aq te lumtur ne dobesine e semundjes sa do kishin qene ne forcen e nje shendeti te lulezuar dhe te qendrueshem?Le te na shpoi shigjeta e vdekjes ne zemer,ngushellimi jone nuk vdes,sepse veshet tone nuk kane degjuar plotesisht shpesh kenget e te shenjteve tek gezoheshin sepse dashuria e gjalle e Zotit ishte perhapur ne zemrat e tyre ne çastet e vdekjes?Po nje ndijim pranimi ne te Dashurin eshte nje ngushellim i perjetshem.Me teper,i Krishteri ka nje bindje te sigurise se tij.Zoti ka premtuar te shpetoje ato qe besojne ne Krisht:i Krishteri beson me te vertete ne Krisht dhe beson se Zoti do te jete po aq i mire sa fjala e tij dhe do ta shpetoje ate.Ai e ndjen se eshte i sigurte me ane te virtytit se te qenit i lidhur me personin dhe vepren e Jezusit.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article