12 gusht
12 gusht-mengje {Lexim i perditshem :#Isa 58 :1-63 :19} {Studim i shpejte :#Isa 58 :1-62 :12}
« Zoti mbreteron,le te gezohet toka. » {#Psalmi 97 :1}
Nuk ka asnje shkak per shqetesim po aq shume sa kjo shprehje e bekuar eshte e vertete.Ne toke fuqie e Zotit kontrollon po me aq aftesi zemerimin e te ligut sa zemerimin e detit ;dashuria e tij po aq lehte e freskon te varferin me meshire sa token me shira.Madheshtia e tij shkelqen ne shkreptira zjarri mes tmerreve te stuhise,dhe lavdia e Zotit shikohet ne madheshtine e saj ne renien e perandorive,dhe ne copetimin e froneve.Ne te gjitha konfliktet dhe mundimet tona ne mund te shikojme doren e Mbretit hyjnor.
Zoti eshte Zot ;ai shikon dhe degjon
Te gjitha veshtiresite dhe lotet tona.
Shpirt,mos harro,ne mes te dhimbjeve te tuaja,
Zoti mbi gjithçka perjeta mbreteron.
Ne ferr,frymet e keqija,durojne,me mjerim,epersine e tij te padyshuar.Kur lejohen te bredhin jashte,eshte me nje zinxhir ne kemben e tyre,gojeza eshte ne gojen e behemotit,dhe çengeli ne noçkat e leviatanit.Thumbat e vdekjes jane nen kyçin e Zotit,dhe burgjet e varreve kane fuqi hyjnore te gardianit te tyre.Hakmarrja e tmerrshme e Gjykatesit te te gjithe tokes i ben djajte te shuken dhe te dridhen,po ashtu si qente ne stele kane frike thupren e gjahtarit.
Mos druaj vdekjen,as thumbat e Satanit,
Zoti mbron ate qe beson ne te;
Shpirt,kujto,ne dhimbjet e tuaja,
Zoti mbi gjithçka perhera mbreteron.
Ne qiell mos dysho aspak sovranitetin e Mbretit te Perjetshem,por te gjithe perulen me fytyre poshte per ti bere homazhe.Engjejt jane oborrtaret e tij,te shlyerit jane favoritet e tij,dhe te gjithe kenaqen per ti sherbyer atij dite dhe nate.Te mund te arrijme shpejt qytetin e Mbretit te madh !
Ne jete per kete nate te gjate trishtimi
Ai do te na japi paqe dhe hare.
Shpirt,kujto,ne dhimbjet e tua,
Zoti mbi gjithçka mbreteron.
12 gusht-mbremje
« Harku do te shfaqet ne rete. » {#Zanafilla 9 :14}
Ylberi,simboli i beselidhjes me Noen,eshte tipik i Zotit tone Jezus,i cili eshte deshmia e Zotit per popullin e tij.Kur mund te presim ta shikojme shenjen e beselidhjes ?Ylberi shikohet vetem kur eshte mbi re.Kur ndergjegja e mekatarit eshte e erret nga rete,kur ai kujton mekatet e tij te kaluara,dhe vajton dhe ngasherehet perpara Zotit,Jezu Krishti i shfaqet si nje ylber i Beselidhjes duke shfaqur te gjitha ngjyrimet e karakterit hyjnor dhe paqe paralajmeruese.Besimtarit kur sprovat dhe tundimet e rrethojne,e embel eshte te shikoje personin e Zotit tone Jezu Krisht---te shikoje ate duke nxjerre gjak,duke jetuar,duke u ngritur,dhe duke dale ne mbrojtje per ne.Ylberi i Zotit eshte i varur mbi rete e mekateve tona,trishtimeve tona,fatkeqesive tona,per te profetizuar çlirimin.Po ashtu vetem nje re nuk jep dot ylberin,duhet te kete pikat e kristalta per te reflektuar driten e diellit.Keshtu,trishtimet tona nuk duhet vetem te kercenojne por duhet te bien me te vertete mbi ne.Nuk do kishte Krisht per ne nese hakmarrja e Zotit te kishte qene thjesht vetem nje re kercenuese :denimi duhet te bie ne pika te rrembyeshme mbi Dorezanen.Deri sa ka nje ankth te vertete ne ndergjegjen e mekatarit,nuk ka Krisht per te ;deri sa ndreqja qe ai ndjen behet e dhimbshme ai nuk mund te shohe Jezusin.Por duhet te kete gjithashtu nje diell ;sepse rete dhe pikat e shiut nuk bejne ylber po te mos shkelqeje dielli.Te dashur,Zoti yne,qe eshte si dielli per ne,shkelqen perhera,por ne nuk e shikojme perhera----rete fshehin fytyren e tij ;por nuk ka rendesi çfare pikash po bijne,ose çfare reshe po kercenojne,nese ai shkelqen do te kete nje ylber menjehere.Thuhet se kur shikojme ylberin shiu ka pushuar.Eshte e sigurte,se kur Krishti vjen,veshtiresite tona fshihen ;kur ne shikojme Jezusin,mekatet tona fshihen dhe dyshimet tona dhe frikat tona qetesohen.Kur Jezusi ecen mbi ujrat e detit,sa e thelle qetesia !