13 gusht
13 gusht-mengjes
« Kedrat e Libanit qe ai ka mbjelle. » {#Ps 104 :16}
Kedrat e Libanit jane emblemat e te Krishterit,ne ate qe ato i detyrohen mbjelljen e tyre Zotit.Kjo eshte shume e vertete per çdo femije te Zotit.Ai nuk eshte i njerimbjellur,ose vetembjellur,por Zotmbjellur.Dora misterioze e Frymes se Shenjte hodhi faren e gjalle ne nje zemer qe ai vete pati pergatitur per marrjen e saj.Cdo trashegimtar i vertete i qiellit i detyrohet Dhendrit te madh si mbjellesi i tij.Per me teper,kedrat e Libanit nuk varen nga njerezit per ujitjen e tyre ;ato qendrojne mbi shkembin e larte,te panjomur nga ujitja njerezore ;dhe prapeseprapa Ati yne qiellor i furnizon ato.Keshtu eshte me te Krishterin qe ka mesuar te jetoje me ane te besimit.Ai eshte i pavarur nga njeriu,edhe ne gjerat e perkohshme ;per jetesen e tij ai shikon te Zoti,Perendia i tij,dhe vetem te ai.Vesa e qiellit eshte pjesa e tij,dhe Zoti i qiellit eshte burimi i tij.Po ashtu kedrat e Libanit nuk mbrohen prej ndonje fuqie te vdekshme.Ato nuk i detyrohen asgje njeriut per ruajtjen e tyre prej eres se stuhishme dhe stuhise.Ato jane pemet e Zotit,te mbajtura dhe te ruajtura prej tij,dhe prej vetem tij.Eshte pikerisht e njejta gje me te Krishterin.Ai nuk eshte nje bime shtepiake,e strehuar prej tundimit ;ai qendron ne pozicionin me te zbuluar ;ai nuk ka strehe,as mbrojtje,perveç kesaj se krahet e gjere te Zotit te perjetshem gjithmone mbulojne kedrat qe vete ai ka mbjellur.Ashtu si kedrat besimtaret jane plot me length,duke pasur mjaftueshem gjalleri per te qene perhere te blerte,madje edhe mes bores se dimrit.Se fundi,gjendja e lulezuar dhe madheshtore e kedrit eshte per lavdine e Zotit vetem.Zoti,vetem ai ka qene çdogje per kedrat,dhe prandaj Davidi shume embelsisht e thote ne nje prej psalmeve ; « Lavderoni akoma Zotin,peme frutore dhe te gjithe kedrat. »Ne besimtarin nuk ka asgje qe mund te madheroje njeriun ;ai eshte i mbjelle,i ushqyer,dhe i mbrojtur nga dora e Zotit,dhe atij ti perkase e gjithe lavdia.
13 gusht-mbremje
« Dhe une do te kujtohem per beselidhjen time. » {Zanafilla 9 :15}
Vini re formen e premtimit.Zoti nuk thote, « dhe kur do te shikoni ylberin,dhe ju do te kujtoni beselidhjen time,atehere Une nuk do te shkaterroj token, »por eshte thene ne menyre te lavdishme,jo mbi kujtesen tone,qe eshte e paqendrueshme dhe e brishte,por mbi kujtesen e Zotit,qe eshte e pafundme dhe e pandryshueshme. « Ylberi do te jete ne re ;dhe do te shikoj mbi te,qe te mund te mbaj mend beselidhjen e perjetshme. »O !nuk jam une qe kujtoj Zotin,eshte kujtesa e Zotit per mua qe eshte baza e sigurimit tim ;nuk jam une qe kap beselidhjen e tij por eshte beselidhja e tij qe me kap mua.Lavdi Zotit !te gjitha fortifikatat e shpetimit jane te siguruara me fuqi hyjnore ;dhe madje dhe kullat me te vogla ;per te cilat do mendonim se i jane lene njeriut,jane te ruajtura me force te shumefuqishme.Kujtesa e beselidhjes nuk i eshte lene memories sone,sepse ne mund te harrojme,por Zoti yne nuk mund te harroje te shenjtet te cilet ai i ka skalitur ne pellembet e duarve te tij.Ai eshte me ne po ashtu si me Izraelin ne Egjipt ;gjaku ishte mbi shqem dhe mbi dy anet,por Zoti nuk tha ; « kur te shikoni gjakun do kaloj mbi ju, »por « kur te shikoj gjakun do kaloj mbi ju. »Shikimi im te Jezusi me sjell gezim dhe paqe,por eshte shikimi i Zotit te Jezusi qe me siguron shpetimin tim dhe ate te te gjithe te zgjedhurve,perderisa eshte e pamundur per Zotin tone te shikoje te Krishti,Sigurine tone te gjakosur,dhe me pas te jete i zemeruar me ne per mekatet tashme te denuara ne te.Jo,madje nuk na eshte lene neve te shpetohemi duke kujtuar beselidhjen.Nuk ka perzierje fijesh ketu,as dhe nje fill i krijeses nuk prish pelhuren.Nuk eshte prej njeriut,as me njeriun,por prej Zotit vetem.Ne duhet te kujtojme beselidhjen,dhe to ta bejme nje gje te tille,me ane te hirit hyjnor ;por mentesha e sigurise sone nuk varet atje----eshte kujtesa e Zotit per ne,jo kujtesa jone per te ;keshtu qe beselidhja eshte nje beselidhje e perjetshme.