14 gusht

Publié le par alban

14 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :#Jeremia 1 :1-3 :25}  {Studim i shpejte :#Jeremia 1 :1-3 :25}

 

«Me ke ngazellyer me veprat e duarve te tua. »{Psalmi 92 :4}

 

A beson se mekatet e tua jane te falura,dhe se Krishti ka bere nje shlyerje te plote per to ?Atehere çfare i Krishteri i gezuar ti duhet te jesh !Sa duhet te jetoke pra mbi sprovat e zakonshme dhe veshtiresite e botes !Perderisa mekati eshte i falur,a ka ndonje rendesi se çfare te ndodh tani ?Luteri tha, « Godit,Zot,godit,sepse mekati im eshte i falur ;nese me ke falur,me godit aq fort sa te duash » ;dhe ne nje fryme te ngjashme mund te thuash, « dergo semundje,varferi,humbje,kryqe,persekutime,çfare do,ti me ke falur,dhe shpirti im eshte i kenaqur. »Krishtere,nese je keshtu i shpetuar,ndersa je i gezuar,ji mirenjohes dhe i dashamires.Rri ngjitur atij kryqi qe fshiu mekatet e tua ;sherbei atij qe te sherbeu. « ju bej thirrje,nepermjet dhembshurise se Perendise,ta paraqisni trupin tuaj si fli te gjalle,te shenjteruar,te pelqyer te Perendia,qe eshte sherbesa juaj e mençur. »Zelli juaj le te mos avulloje ne ndonje vlim te vogel kenge.Trego dashurine tende me shenja te dallueshme.Duaje vellain e atij qe ju deshi.Nese ka ndonje Mefibosheth ndoku qe eshte i çale ose topall,ndihmohe per hir te Xhonatanit.Nese aty ka ndonje te varfer besimtar te sprovuar,qaj me te,dhe mbaj kryqin e tij per hirin e atij qe qau per ty dhe mbajti mekatet e tua.Perderisa ti je keshtu lirisht i falur per hir te Krishtit,shko dhe i thuaj te tjereve lajmin e gezuar te meshires falese.Mos ji i kenaqur me kete bekim te pashprehshem vetem per veten tende,por shpall historine e kryqit.Hare e shenjte dhe kurajo e shenjte do te beje nje predikues te mire,dhe e gjithe bota do te jete predikatore.Shenjteria e hareshme eshte predikimi me bindes,por Zoti duhet te ta japi.Kerkohe kete mengjes perpara se te shkosh mes botes.Kur eshte vepra e Zotit ne te cilen ne gezohemi,nuk kemi nevoje te kemi frike kur jemi shume te gezuar.

 

 

14 gusht-mbremje

 

« I njoh vuajtjet e tyre. » {#Eksodi 3 :7}

 

Femija eshte i gezuar ndersa kendon, « Kete  Ati im e njeh » ;dhe a nuk do te jemi ne te ngushelluar kur dallojme se Shoku yne i dashur dhe dhendri me zemer te bute njeh gjithçka per ne ?

 

1.Ai eshte Mjeku dhe nese ai njeh gjithçka,nuk ka nevoje qe pacienti te njohe.Mbaj qetesi,ti torollak,zemer luhatese,kurioze,pingeruese,dhe dyshuese !Cfare nuk njeh tani,do ta njohesh me pas,dhe nderkohe Jezusi,mjeku dashamires,njeh shpirtin tend ne kundershti.Pse valle i duhet pacientit te analizoje gjithe mjekesine,ose te vleresoje simptomat ?Kjo eshte puna e mjekut,jo e imja ;eshte puna ime te besoj,dhe puna e tij te jap receten.Nese ai do ta shkruante receten e tij ne karaktere trashanike qe nuk mund ti lexoj,nuk do te ndihem keq per kete,por do te mbeshtetem mbi aftesine e tij te pagabueshme per te bere çdo gje mire persa i perket rezultatit,sado misterioze te jete vepra.

 

2.Ai eshte Zoti,dhe njohuria e tij eshte per te na sherbyer neve,ne duhet te bindemi dhe jo te gjykojme:”Sherbetori nuk e di çfare ben zoteria i tij.”A do ti shpjegonte arkitekti planet e tij çdo punetori ?Nese ai e njeh qellimin e vet,a nuk mjafton ?Ena ne çark nuk mund ta gjeje se sipas çfare modeli do te behet,por nese poçari e kupton artin e tij,çfare rendesie ka padija e baltes ?Zoti im nuk duhet te hetohet me prej nje te padituri si une.

 

3.Ai eshte Koka.Cdo kuptim perqendrohet atje.Cfare gjykimi ka krahu ?Cfare kuptimi ka kemba ?Cdo fuqi per te njohur qendron ne koke.Pse nje gjymtyre duhet te kete nje tru te vetin atehere kur koka permbush per te çdo detyre intelektuale ?Ketu,pra,besimtari duhet te ngushellohet  ne semundjen e tij,jo se ai  vete mund te shohe fundin,por se Jezusi njeh gjithçka.Zot i embel,ji perhera sy,dhe shpirt,dhe koke per ne,dhe le te jemi te kenaqur te njohim vetem ate qe ti zgjedh per te na shfaqur.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article