15 gusht
15 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 4 :1-6 :30} {Studim i shpejte :#Jeremia 4 :1-6 :30}
« Isaku kishte dale aty nga mbremja ne fushe per te menduar. » {#Za 24 :63}
Shume e admirueshme punezenia e tij.Nese ato qe shpenzojne kaq shume ore ne shoqeri te ngeshme,lexim siperfaqsor,dhe kalimkohe te padobishem,te mund te mesonin urtesine,do te gjenin shoqeri me te dobishme dhe nje punezenie me interesante ne persiatje se sa ne kotesite qe kane tani kaq joshe.Ne te gjithe do te njihnim me shume,do jetonim me afer Zotit,dhe do rriteshim ne hir,nese te ishim me teper vetem.Persiatja pertyp mire e mire dhe nxjerr ushqimin e vertete prej ushqimit mendor i mbledhur ne tjeter vend.Kur Jezusi eshte tema,persiatja eshte e embel me te vertete.Isaku gjeti Rebeken kur i zhytur ne mendime :shume te tjere kane gjetur me te dashurit keshtu.
Shume e admirueshme ishte zgjedhja e vendit.Ne fushe kemi nje salle studimi rreth e perqark me tekste per mendim.Prej kedrit te hisopi,prej shqiponjes qe ngrihet fluturim deri tek karkaleci cingerues,prej hapesires blu te qiellit deri tek pika e veses,te gjitha gjerat jane plot me mesim,dhe kur syri eshte i hapur ne menyre hyjnore,ai mesim shkrepetin ne mendje shume me me force se sa prej librave te shkruar.Le te mos shikojme asgje si te zakonshme ose te papaster,por te ndjejme se te gjitha gjerat e krijuara tregojne me gisht Krijuesin e tyre,dhe fusha do te shenjterohet ne çast.
Shume e admirueshme ishte stina.Koha e perendimit te diellit tek terheq nje vello mbi diten,i pershtatet shlodhjes se shpirtit kur hallet njerezore dorezohen para gezimeve te shoqerimit hyjnor.Lavdia e diellit perendues nxit habine tone,dhe solemniteti i nates qe afron ngjall nderimin tone.Nese puna e kesaj dite do ta lejonte,do te ishte mire,lexues i shtrenjte,nese te mund te kurseje nje ore per te ecur ne fushe ne mbremje,po nese jo,Zoti eshte ne qytet gjithashtu,dhe do te takoje ne dhomen tende ose ne rrugen e mbushur me njerez.
Le te shkoje zemra jote perpara per ta takuar.
15 gusht-mbremje
« Dhe do te te jap nje zemer prej mishi. » {#Eze 36:26}
Nje zemer prej mishi njihet per ndjeshmerine e saj ne lidhje me mekatin.Te kesh toleruar nje imagjinate te felliqur,ose te kesh lejuar nje deshire te lige te qendroje edhe per nje çast,pothuajse mjafton per te pikelluar para Zotit nje zemer mishi.Zemra prej guri quan nje padrejtesi te madhe asgje,por jo keshtu zemra prej mishi.
Nese majtas ose djathtas dredhoj,
Ate çast o Zot,qorto,
Dhe me ler te qaj mbi jeten time,
Ngaqe kam pikelluar dashurine tende
Zemra prej mishi eshte e ndjeshme ne lidhje me vullnetin e Zotit.Zoti im “une”eshte nje kacagjel,dhe eshte e veshtire t’ia nenshtrosh ate vullnetit te Zotit;por kur zemra prej mishi jipet,vullneti luhatet si nje gjenje plepi ne çdo fryme qiellore,dhe perkulet si nje shelg ne çdo fllad te Frymes se Zotit.Vullneti natyral eshte i ftohte,hekur i forte,qe nuk ka pse te rrihet me çekiç per ti dhene forme,por vullneti i perteritur,ashtu si nje metal i shkrire,derdhet ne kallep prej dores se hirit.Ne zemren prej mishi ka nje butesi ndjenjash.Zemra e forte nuk e do Shlyesin,por zemra e riperteritur digjet me dashuri kundrejt tij.Zemra e forte eshte egoiste dhe me ftohtesi pyet,”Pse duhet te qaj per mekatin?Pse duhet ta dua Zotin?”Por zemra prej mishi thote;”Zot,ti e di se te dua;me ndihmo te te dua me shume!”Jane shume privilegjet e kesaj zemre te riperteritur;”Eshte ketu tek Fryma banon,”eshte ketu tek Jezusi qendron.”Eshte e pershtatur te marre çdo bekim shpirteror,dhe çdo bekim vjen aty.Eshte e pergatitur te jape çdo frut qiellor ne nderin dhe lavdine e Zotit,dhe prandaj Zoti gjen kenaqesi ne te.Nje zemer e bute eshte mbrojtja me e mire kunder mekatit,dhe pergatitja me e mire per qiellin.Nje zemer e riperteritur qendron mbi kullen e rojes duke shikuar per ardhjen e Zotit Jezus.A e ke ti kete zemer prej mishi?