16 gusht

Publié le par alban

16 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :# Jeremia 7 :1-10 :25}  {Studim i shpejte :#Jeremia 7 :1-10 :25}

 

« I jepni Zotit lavdine qe i perket emrit te tij. » {#Ps 29 :2}

 

Lavdia e Zotit eshte rezultati i natyres se tij dhe te veprimeve te tij.Ai eshte i lavdishem ne karakterin e tij,sepse ka nje te tille depo te çdo gjeje qe eshte e shenjte,e mire,dhe e dashur ne Zotin,sa ai duhet te jete i lavdishem.Veprimet qe rrjedhin prej karakterit te tij jane gjithashtu te lavdishme ;por ndersa ai ka per qellim qe ato ti shfaqin krijesave te tij miresine e tij,meshiren dhe drejtesine e tij,ai kujdeset ne te njejten kohe qe lavdia e perbashkuar me to ti jipet vetem atij.As nuk ka ndonje gje ne vetveten tone ne te cilen ne mund te lavderohemi ;sepse çfare na ben te ndryshojme nga ndonje tjeter ?Dhe çfare kemi ne qe nuk morem prej Zotit te çdo hiri ?Prandaj sa me kujdes duhet ne qe te ecim perulesisht perpara Zotit !Ne çastin kur lavderojme vetveten,perderisa ka vend vetem per nje lavdi ne univers,ne e vendosim veten si rivale te Shume te Lartit.A do te lavderohej  insekti qe rron nje ore  kundrejt diellit qe e ngrohi gjate gjithe jetes ?A do te madheroje veten ena prej balte mbi njeriun qe e formoi mbi çark ?A do te dyluftoje pluhuri i shkretetires me shakullimen ?Ose pikat e oqeanit te luftojne me stuhine ?I jepni Zotit,ju te gjithe te drejtet,i jipni Zotit lavdin dhe forcen ;i jipni nderin qe i perket emrit te tij.Prapeseprape eshte ndoshta nje prej betejave me te veshtira te jetes se nje Krishteri te mesoje kete shprehje---« Jo neve,jo neve,po emrit tend i perket lavdia. »Eshte nje mesim qe Zoti na meson perhera,dhe na e meson ndonjehere me disipline te dhimbshme.Le te filloje nje i Krishtere te mburret, « une mund te bej çdo gje, »pa shtuar « nepermjet Krishti qe me forcon, »dhe pa kaluar shume kohe ai do te psheretije, « nuk mund te bej asgje, »dhe do te perule veten ne pluhur.Kur bejme ndonje gje per Zotin dhe ai gjen kenaqesi te pranoje veprat tona,le te hedhim kuroren ne kembet e tij,dhe te therrasim, « Jo une,por hiri i Zotit qe ishte me mua ! »

 

 

16 gusht-mbremje

 

« Ne vete qe kemi frytet e para te Frymes. » {#Ro 8 :23}

 

Zoterimi i tanishem eshte deklaruar.Ne kete çast ne kemi frytet e para te Frymes.Kemi pendimin,ate gure te çmuar ;besimin,ate perle te çmueshme ;shpresen,smeraldin qiellor ;dhe dashurine,rubinin e lavdishem.Ne jemi tashme « krijesa te reja ne Jezu Krisht, »me ane te vepres se efektshme te Zotit Frymes se Shenjte.Kjo quhet frytet e para sepse vjen e para.Ashtu si krahu i pare i te korrurave,po ashtu jeta shpirterore,dhe te gjithe hiret qe zbukurojne ate jete,jane veprimet e para te Frymes te Zotit ne shpirtrat tane.Frytet e para ishin premtimi i te korrurave.Po aq shpejt sa Izraeliti pati shkulur dorezen e pare te kallinjve te pjekur,ai priste me parashikim te hareshem kohen kur karroca do te krikelloje siper duajve.Po keshtu vellezer,kur Zoti na jep gjera qe jane te pastra,te dashura,dhe me emer,ashtu si vepra e Frymes se Shenjte,keto jane per ne paralajmeruesit e lavdise se ardhshme.Frytet e para ishin perhera te shenjta per Zotin,dhe natyra jone e re,me gjithe fuqite e saj,eshte nje gje e kushtuar.Jeta e re nuk eshte e jona qe ne tia ngarkojme shkelqesine e saj merites sone ;ajo eshte imazhi dhe krijesa e Krishtit,dhe eshte e dekretuar per lavdine e tij.Por frytet e para nuk ishin te korrurat,dhe veprat e Frymes ne ne ne kete çast nuk jane konsumimi---perkryerja ka per te ardhur me pas.Nuk duhet te mburremi se çkemi arritur,dhe keshtu te konsiderojme krahun e pare te te korrurave si i gjithe prodhimi i viti :ne duhet te kemi uri dhe etje per drejtesine,dhe te gulçojme per diten e shpengimit te plote.Lexues i shtrenjte,kete mbremje hape gojen dhe Zoti do ta mbushi ate.Le te nxisi favori i tanishem ne nje lakmi te shenjte per me teper hir.Pshereti ne vetvete per shkalle me te larta perkushtimi,dhe Zoti jot do ti japi,sepse ai eshte i afte te beje shume me teper se me bollek se çfare kerkojme ose mendojme.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article