17 gusht
17 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Jeremia 11 :1-14 :22} {Studim i shpejte :#Jeremia 11 :1-15 :21}
« Meshira e Zotit. » {#Psalmi 52 :8}
Persiatni pak mbi meshiren e Zotit.Eshte meshire e dhembshur.Me nje prekje te lehte e te dashur,ai sheron zemren e thyer,dhe fashon plaget e tyre.Ai eshte po aq i hirshem ne menyren e meshires se tij sa ne permbajtjen e saj.Eshte meshire e madhe.Nuk ka asgje te vogel ne Zotin ;meshira e tij eshte si ai vete---eshte e pafundme.Ti nuk mund ta masesh ate.Meshira e tij eshte aq e madhe sa fal mekate te medha mekatareve te medhenj,pas nje kohe te gjate,dhe me pas i jep favore dhe privilegje te medha,dhe na ngre lart ne gezime te medha ne qiellin e madh te Zotit te madh.Eshte meshire e pamerituar,ashtu si ne te vertete çdo meshire e vertete duhet te jete,sepse meshira e merituar nuk eshte veçse nje emertim i gabuar i drejtesise.Nuk kishte te drejte nga ana e mekatarit per konsideraten zemerdashur te Shume te Lartit ;sikur rebeli te qe denuar aty per aty ne zjarrin e perjetshem ai do ta kishte merituar plotesisht denimin,dhe nese i çliruar prej zemerimit,vetem dashuria sovrane gjeti nje shkak,sepse nuk kishte asnje ne vete mekatarin.Eshte meshire e pasur.Disa gjera jane te medha,por kane pak efektshmeri ne vetvete,por kjo meshire eshte nje pije tonike per frymet tuaja te plogeshta ;nje vajim i arte per plaget tuaja qe pikojne gjak ;nje fasho hyjnore per kockat tuaja te thyera ;nje karroce mbreterore per kembet tuaja te lodhura ;nje kraharor dashurie per zemren tuaj fergelluese.Eshte meshire e larmishme.Ashtu si Buniani thote, « Te gjitha lulet ne kopshtin e Zotit jane te dyfishta. »Nuk ka meshire te vetmuar.Ti mund te mendosh se ke veçse nje meshire,por do te zbulosh se ajo eshte nje tufe meshirash.Eshte meshire e bollshme.Miliona e kane marre ate,prapeseprape nuk eshte shteruar ;eshte po aq e fresket,e plote,dhe e lire sa perhera.Eshte meshire e padeshtueshme.Nuk do te lere kurre.Do te jete shoku jot,meshira do te jete me ty ne tundim per te te ruajtur ;me ty ne turbullire per te mos lejuar qe ti te zhytesh ;me ty ne jete per te qene drita dhe jeta e fytyres tende ;dhe me ty ne vdekje per te qene gezimi i shpirtit tend kur mireqenia njerezore zmbrapset me shpejtesi.
17 gusht-mbremje
« Kjo semundje nuk eshte per vdekje. » {#Gjoni 11:4}
Nga fjalet e Zotit tone mesojme se ka nje kufi per semundjen.Ketu ka nje “per” perbrenda se ciles qellimi i saj i fundit permbahet,dhe pertej se ciles ajo nuk mund te shkoje.Llazari mund te perjetonte vdekjen por vdekja nuk ishte per te qene perfundimi i semundjes se tij.Ne çdo semundje Zoti i thote dallgeve te dhimbjes,”Deri ketu do te shkosh,por jo me tej.”Qellimi i tij i percaktuar nuk eshte shkaterrimi,por mesimi i popullit te tij.Urtesia var termometrin ne gojen e furres dhe rregullon nxehtesine.
1.Kufiri eshte nxitshmerisht i gjithembarshem.Zoti i Provanise ka kufizuar kohen,menyren,intensitetin,perseritjen,dhe pasojat e te gjitha semundjeve tona;çdo rrahje e pulsit eshte e dekretuar,çdo ore e pagjume eshte e paracaktuar,çdo keqesim eshte i urdheruar;çdo depresion fryme eshte i paranjohur,dhe çdo rezultat shenjterues eshte i synuar prej perjetesise.Asgje e madhe ose e vogel nuk i shpeton dores urdheruese se atij qe numeron floket e kokes sone.
2.Kufiri eshte urtesisht i pershtatur fuqise sone,fundit te synuar,dhe hirit te percaktuar.Shpirtdhembja nuk vjen rastesisht---pesha e çdo goditje te fshikulles eshte e matur me kujdes.Ai qe nuk ben gabim ne peshimin e reve dhe ne shpalosjen e qiejve nuk ben shkarje ne matjen e perberesve qe hyjne ne ilaçin e shpirtit.Ne nuk mund te vuajme shume teper ose te lehtesohemi teper vone.
3.Kufiri eshte i caktuar butesisht.Thika e Kirurgut hyjnor kurre nuk pret me thelle se sa eshte absolutisht e nevojshme.”Ai nuk e ben me kenaqesi poshterimin dhe hidherimin e bijve te njerezve.”Zemra e nje nene therret;”kurse femijen tim”;por asnje nene nuk eshte aq zemerdhembshur sa Zoti yne i hirshem.Kur konsiderojme se sa rebele qe jemi,eshte çudi qe nuk ngasemi me nje gojez me te mprehte.Mendimi eshte plot me ngushellim,se ai qe ka caktuar caqet e baneses sone,ka caktuar gjithashtu caqet e mundimit tone.