18 gusht
18 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 15 :1-18 :23} {Studim i shpejte :#Jeremia 16 :1-20 :18}
« Te huaj kane hyre ne shenjtoren e shtepise se Zotit. » {#Jeremia 51 :51}
Per kete arsye fytyrat e popullit te Zotit ishin te mbuluar me turp,sepse ishte nje gje e tmerrshme qe njerezit te mund te hyjne me force ne Vendin E Shenjte i rezervuar vetem per prifterinjte.Kudo perreth nesh ne shohim shkak te ngjashem per hidherim.Sa shume njerez te papershpirtshem po formohen me qellim qe te hyjne ne sherbese !Cfare mekati i rende eshte ajo genjeshtra solemne me ane te ciles gjithe popullata jone eshte e perfshire ne menyre emerore ne nje Kishe Kombetare !Sa e frikshme eshte qe ritet te mund ti ngarkohen te patjetersuarve,dhe se midis kishave me te ndritura te tokes sone te mund te kete nje shtendosje disipline.Nese mijrat qe do te lexojne kete pjese do te paraqisnin kete çeshtje perpara Zotit Jezus kete dite,ai do te nderhyje dhe shmangi te ligen qe perndryshe do te vinte mbi Kishen e tij.Te perziesh Kishen eshte njesoj si te ndotesh nje pus,njesoj si te hedhesh uje mbi zjarr,njesoj si te mbjellesh nje toke pjellore me gure.Te mund ne te gjithe te kemi hir te mbajme ne vete shtegun tone pastertine e Kishes,si duke qene nje asamble besimtaresh,dhe jo nje komb,nje bashkesi e pashpetuar njerezish te patjetersuar.
Zelli jone,sidoqe te jete,fillon ne shtepi.Le te shqyrtojme vetveten persa i perket se drejtes sone per te ngrene ne tryezen e Zotit.Le te kujdesemi per te pare nese kemi veshje dasme,qe te mos te jemi vete furacak ne shenjtoret e Zotit.Shume jane te thirrur,por pak jane te zgjedhur ;shtegu eshte i ngushte,dhe porta e ngushtuar.O çfare hiri te vish tek Jezusi ashtu si duhet,me besimin e nje te zgjedhuri te Zotit.Ai qe goditi Uzen pasi preku arken eshte shume xheloz per dy ritet e tij ;si nje besimtar i vertete mund ti afrohem lirisht,si nje i huaj nuk duhet ti prek ne menyre qe te mos vdes.Hetimi i zemres eshte detyra e te gjithe atyre qe jane te pagezuar ose qe vijne ne tryezen e Zotit. « Me heto,o Perendi,dhe njihe zemren time ;me provo dhe njihi mendimet e mia.
18 gusht-mbremje
« I dhane te pije vere te perzier me mirre,por ai nuk e mori. » {#Marku 15 :23}
Nje e vertete e arte fshihet ne faktin se Shpetimtari yne e largoi kupen e veres te perzier me mirre prej buzeve te tij.Ne lartesite e qiellit Biri i Zotit qendroi prej se lashti,dhe tek shikonte poshte mbi globin tone ai llogariti zbritjen e gjate ne thellesirat me te fundit te mjerimit njerezor ;ai nxorri ne pah te gjithe permbledhjen e te gjithe agonive qe shlyerja do kerkonte dhe nuk hoqi as dhe nje jote.Ai percaktoi ne menyre solemne se per te ofruar nje sakrifice te nevojshme shlyese ai duhet te beje te gjithe rrugen,nga me e larta ne me te ulten,prej fronit te lavdise se larte te kryqi i dhimbjes me te thelle.Kjo kupe me mirre,me ndikimin e saj gjumendjelles, do ta ndalonte per pak prej cakut me te skajshem te mjerimit,prandaj ai e refuzoi ate.Ai nuk do te hiqte dore prej gjithçkaje qe pati ndermarre per te vuajtur per popullin e tij.Ah,sa shume nga ne kane deshiruar me zjarr qetesimin e dhembjeve tona qe do kishte qene i demshem per ne !Lexues,a nuk je lutur ndonjehere per nje shkarkim prej sherbimit te rende ose vuajtjes se rende me nje zell te gjalle dhe kembngules ?Provania mori prej teje deshiren e syve te tu me nje goditje.Thuaj,i Krishtere,nese ka qene thene, « nese keshtu deshiron qe ai i shume i dashuri jot te jetoje,atehere Zoti do te çnderohej ; »se a mund te kishit larguar tundimin dhe te thonit, « U befte vullneti yt ? »O,eshte e embel te jesh i afte te thuash, « Zoti im,nese per arsye te tjera nuk kam nevoje te vuaj,nese mund te te nderoj me shume me vuajtjet e mia,dhe nese humbja e gjithçkaje imja tokesore te te sillte lavdi,atehere le te jete keshtu.Refuzoj mireqenien,nese vjen ne udhen e nderit tend. »O le te ecim me shume ne gjurmet e Zotit tone,duke duruar me gezim mundimin per hir te tij,duke hedhur tutje menjehere dhe vullnetarisht kujdesin per unin dhe mireqenin kur kjo do te nderhynte me mbarimin e vepres qe ai na ka dhene te bejme.Hir i madh nevojitet,por hir i madh jipet.