19 gusht
19 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :# Jeremia 19 :1-22 :30} {Studim i shpejte :# Jeremia 21 :1-24 :10}
« Ai do te mbetet per te kullotur kopene e tij me pushtetin e Zotit. » {#Mikea 5:4}
Mbreterimi i Krishtit ne Kishen e tij eshte nje mbreterim i nje mbreti bari.Ai ka epersi,por eshte epersia e nje bariu te urte dhe te bute mbi tufen e tij te dashur dhe ne nevoje;ai urdheron dhe fiton bindjen,por eshte bindja e vullnetshme e deleve te mira,e kthyer me gezim Bariut te tyre te dashur,zerin e te cilit ju e njihni aq mire.Ai qeveris me forcen e dashurise dhe energjine e miresise.
Mbreteria e tij eshte praktike ne karakterin e saj.Eshte e thene,”Ai do te mbetet dhe do te kullote.”Kreu i madh i Kishes eshte i vene ne pune me zell per te furnizuar popullin e tij.Ai nuk ulet mbi fron per te mos bere asgje,ose mban nje skepter pa e perdorur per te qeverisur.Jo,ai mbetet dhe do te kullose.Shprehja “kullose”,ne origjinal eshte si ajo ne greqisht,qe do te thote kullos,te besh gjithçka qe pritet prej nje bariu:te drejtosh,te jesh vigjilent,te ruash,te riperterisesh,te kujdesesh,te ushqesh gjithashtu.
Mbreteria e tij eshte e vazhdueshme ne zgjatjen e saj.Eshte e thene,”Ai do te mbetet dhe do te kullose“;jo,“Ai do te kullose tani per tani,dhe me pas do te lere vendin e tij“;jo,“Ai do te dhuroje nje dite nje zgjim,dhe me pas diten tjeter do te lere Kishen e tij djerre”.Syte e tij nuk dremisin kurre,dhe duart e tij nuk pushojne kurre;zemra e tij nuk pushon kurre te rrahe me dashuri,dhe shpatullat e tij nuk lodhen kurre se mbajturi barrat e popullit te tij.
Mbreteria e tij eshte efektshmerisht e fuqishme ne veprimin e saj;”Ai do te kullose me pushtetin e Zotit.“Aty ku eshte Krishti,eshte Zoti;dhe çfare do qe ben Krishti eshte vepra e Shume te Lartit.O!Eshte nje e vertete e gezueshme te konsiderosh se ai qe qendron sot per te perfaqsuar interesat e popullit te tij eshte me te vertete me te vertete Zoti,para te cilit çdo gju do te perulet.Te lumtur jemi ne qe i perkasim nje bariu te tille;natyra njerezore e te cilit shoqerohet me ne,dhe natyra hyjnore e te cilit na mbron.Le te adhurojme dhe te perulemi para tij si populli i kullotes se tij.
19 gusht-mbremje
« Nxirrme jashte rrjetes qe me kane ngritur fshehurazi sepse ti je keshtjella ime. » {#Psalmi 31 :4}
Armiqte tane shpirterore jane te rraces se neperkes,dhe kerkojne te na kapin ne kurth me dinakeri.Lutja perpara nesh nenkupton mundesine e besimtarit i kapur si nje zog.Aq me shkathtesi e ben gjahtari vepren e tij,sa te thjeshtet rrethohen shpejt prej rrjetes se tij.Teksti kerkon qe edhe prej rrjetave te Satanit robi te mund te çlirohet ;ky eshte nje peticion i pershtatshem,dhe qe mund te zbatohet :prej mezit te nofkave te luanit,dhe prej barkut te ferrit,dashuria e perjetshme mund te shpetoje te shenjtin.Mund te kete nevoje per nje terheqje te forte per te shpetuar nje shpirt prej rrjetes se tundimeve,dhe nje terheqje te fuqishme per te nxjerre nje njeri prej kurtheve te dinakerise keqdashese,por Zoti eshte i zoti per çdo urgjence,dhe rrjetat e gjahtarit te vendosura me me aftesi nuk do te mundin kurre te mbajne te zgjedhurit e tij.Mjere ato qe jane aq te zgjuar ne venien e kurtheve ;ato qe tundojne te tjeret do te shkaterrojne vetveten.
« Sepse ti je forca ime. »Cfare embelsie e pashprehshme eshte per tu gjetur ne keto pak fjale !Sa me gezim ne mund ti bejme balle derrmimit,dhe me sa hare ne mund te durojme vuajtjet,kur mund te kapemi fort mbi forcen qiellore.Forca hyjnore do te bej cope cope te gjitha instrumentet e armikut,do te ngatarroje synimet e tyre,dhe do te zhgenjeje rrengjet e tyre prej horri ;eshte nje njeri i lumtur ai qe ka nje fuqi te tille te pashoqe ne krahun e tij.Vete forca jone do te na sherbeje pak kur e zene ngushte ne rrjeta tinezie te ulet,por fuqia e Zotit eshte perhera e vleshme ;ne nuk kemi veçse ta therrasim,dhe do ta gjejme prane.Nese me ane te besimit ne po varemi vetem mbi forcen e Zotit te fuqishem te Izraelit,ne mund te perdorim perkrahjen tone te shenjte si nje argument ne pergjerimin tone.
Zot,perhere e me shume kerkojme fytyren tende :
Jemi te tunduar,te varfer dhe te dobet;
Na ruaj me zemra te peruleta,dhe te bute;
Mos na le te rrezohemi.Mos na le te rrezohemi.