20 gusht

Publié le par alban

20 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :#Jeremia 23 :1-25 :38}  {Studim i shpejte :#Jeremia 25 :1-28 :17}

 

« Kengetari i embel i Izraelit. » {#2Sa 23 :1}

 

Midis gjithe te shenjteve jetet e te cileve jane te shenuara ne Shkrimin e Shenjte,Davidi zoteron nje eksperience te nje karakteri me te mahnitshemin,me te larmishmin,me mesimdhenesin.Ne jeten e tij ne hasim mundime dhe tundime qe nuk gjenden,si nje e tere,ne te shenjte te tjere te koheve te vjetra,dhe prandaj ai eshte karakteri me sugjestiv i Zotit tone.Davidi njohu mundimet e te gjitha llojeve dhe situatave te njeriut.Mbreterit kane trazirat e tyre,dhe Davidi veshi nje kurore :fshatari ka hallet e tij,dhe Davidi perdori nje kerrabe bariu :shtegetari ka shume veshtiresi,dhe Davidi qendroi ne shpellat e Engedit :kapiteni ka veshtiresite e tij,dhe Davidit bijte e Cerujes iu duken shume te rrepte.Psalmisti u vu ne prove edhe nga shoket e tij,keshilltari i tij Arshitopel e braktisi , « Ai qe ha buken me mua,ka ngritur thembren kunder meje. »Armiqte e tij me te keqinj ishin ato te vete shtepise se tij :femijet e tij ishin dhimbja e tij me e madhe.Tundimet e varferise dhe pasurise,e nderit dhe qortimit,e pasurise dhe dobesise,te gjithe e provuan fuqine e tyre mbi te.Ai pati tundime prej jashte per te turbulluar paqen e tij dhe prej brenda per te prishur gezimin e tij.Davidi sa shpetonte prej nje mundimi binte ne nje tjeter ;sa dilte prej nje stine shkurajimi dhe alarmi,sillej perseri ne thellesirat me te uleta,dhe te gjitha dallget e Zotit dhe valomat kaluan siper tij.Eshte ndoshta prej ketij shkaku qe psalmet e Davidit jane kaq universalisht kenaqesia e te Krishtereve te eksperimentuar.Cfaredo qofte gjendja jone,qofte ekstaze ose depresion,Davidi i ka pershkruar me saktesi emocionet tona.Ai ishte nje profesor i zote i zemres se njeriut,sepse ai ishte mesuar ne me te miren e shkollave---shkolla e ndijimit me zemer,eksperience personale.Ndersa  mesohemi ne te njejten shkolle,ndersa  rritemi ne hir dhe ne moshe,e vleresojme gjithnje e me shume psalmet e Davidit,dhe na duken si « kullota te blerta ».Shpirti im,le te te gezoje dhe te te keshilloje kete dite eksperienca e Davidit.

 

 

20 gusht-mbremje

 

« Ata e perforcuan Jeruzalemin deri ne murin e gjere. » {#Nehemia 3:8}

 

Qytetet e fortifikuara mire kane mure te gjera,dhe po keshtu i pati Jeruzalemi ne lavdine e saj.Jeruzalemi duhet,ne te njejten menyre,te jete i rrethuar dhe i ruajtur prej nje muri te gjere te jopershtatshmerise me boten,dhe te ndarjes prej zakoneve dhe frymes se saj.Prirja e ketyre diteve hedh poshte gardhin e shenjte,dhe e ben dallimin midis kishes dhe botes thjesht emerore.Pretenduesit nuk jane me gjate te disiplinuar dhe Puritane,literature e dyshimte kalon dore me dore,kohekalime te kota i lejohen vetes rendomshem,dhe nje moskokeçarje e pergjithshme kercenon te lere popullin e veçante te Zotit pa ato veçanti qe e ndajne ate prej mekatareve.Do te jete nje dite e semure per kishen dhe boten kur amalgami i paraqitur do te jete i plote,dhe bijte e Zotit dhe bijat e njeriut do te jene si nje i vetem:atehere kjo do te paralajmeroje nje tjeter permbytje zemerimi.Lexues i dashur,le te jete qellimi jot ne zemer,ne fjale,ne veshje,ne veprim per te mbajtur murin e gjere,duke kujtuar se miqesia e kesaj bote eshte armiqesi kunder Zotit.

 

Muri i gjere siguronte nje vend te kendshem per banuesit e Jeruzalemit,prej se cilit ato mund te urdheronin pamje te vendit rreth e perqark.Kjo na kujton urdherimet teper te gjera te Zotit tone,ne te cilet ne ecim ne liri ne shoqerim me Jezusin,duke pare nga siper vendet e tokes,dhe duke veshtruar drejt lavdive te qiellit.Te ndare prej botes,dhe duke i mohuar vetvetes çdo papershpirtshmeri dhe epshe misherore,prapeseprape ne nuk jemi ne burg,as te zene ngushte brenda kufijsh te ngushte;jo,ne ecim ne liri,sepse i mbajme parimet e tij.Eja,lexues,kete mbremje ec me Zotin tend ne statutet e tij.Ashtu si shoku takon shokun mbi murin e qytetit,po ashtu tako Zotin tend ne rrugen e lutjes se shenjte dhe persiatjes.Ke te drejten te kalosh fortifikatat e shpetimit,sepse ti je nje njeri i lire i qytetit mbreteror,nje qytetar i metropolit te universit.

 

Publicité

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article