6 qershor

Publié le par alban

 

6 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 1 :1-3 :32} {Studim i shpejte :#Nehemia 9 :1-11 :36}

 

« Ja jam i ulet. » {#Jobi 40 :4}

 

Kam nje fjale te gezueshme per ty o i gjori mekatar i humbur !Mendon se nuk duhet te vish te Zoti sepse je i ulet.Tani,nuk ka as dhe nje te shenjte qe jeton mbi toke qe nuk eshte bere te  ndjehet i ulet.Nese Jobi,Isaia dhe Pali,te gjithe ishin te detyruar te thonin « Jam i ulet, » o,mekatar i shkrete,a do te vinte turp te bashkoheshe ne te njejtin rrefim ?Nese hiri hyjnor nuk shkul te gjithe mekatin prej besimtarit,si valle shpreson ta besh ti vete ?Dhe nese Zoti e do popullin e Tij ndersa ato jane akoma te ulet,a mendon se pavlershmeria jote do ta pengoje te te doje ?Beso ne Jezusin,ti i flakuri i shoqerise se kesaj bote !Jezusi te therret dhe ashtu siç je.

 

Jo te drejtin,jo te drejtin ;

Mekataret,Jezusi erdhi te therrase.

 

Edhe tani thuaj, « Ti ke vdekur per mekataret ;jam nje mekatar,Zoti Jezus,sperkat gjakun tend mbi mua ; »Nese do rrefesh mekatin tend,do gjesh faljen.Nese,tani,me gjithe zemren tende,do thuash, « Jam i felliqur,me laj, » do te lahesh tani.Nese Fryma e Shenjte do te te mundesoje te klithesh prej zemres tende

 

Ashtu siç jam,pa justifikim

Veçse gjakun Tend derdhur per mekatin tim

Dhe se Ti me fton te vij te Ty qemotit,

Erdha O Qengj i Zotit !

 

do te ngrihesh prej leximit te kesaj pjese mengjesi me te gjitha mekatet e tua te falura ;dhe edhe pse u zgjove kete mengjes me çdo mekat ne koken tende qe njeriu ka bere ndonjehere,sonte do te prehesh i pranuar ne Shumetedashurin ;edhe pse nje here i zvetenuar me rreckat e mekatit,do te zbukurohesh me nje rrobe drejtesie dhe do te paraqitesh i bardhe ashtu siç jane dhe engjejt.Sepse « tani, » « Tani eshte koha e volitshme. »Nese « beson ne Ate qe shfajeson te paperendishmit,je i shpetuar. »O !Fryma e Shenjte e Zotit te dhente besim shpetimtar ne Ate qe pranon me te felliqurin.

 

6 qershor-mbremje

 

« Jane hebrenj ?Edhe une hebre jam. » {#2 Korintasve 11 :22}

 

Ne ketu kemi nje PRETENDIM PERSONAL dhe nje qe ka nevoje te provohet.Apostulli e dinte se pretendimi i tij ishte i pakundershtueshem,por ka shume njerez qe nuk kane te drejte ndaj titullit dhe qe prapeseprape pretendojne t’i perkasin Izraelit te Zotit.Nese jemi duke shpallur me mirebesim, « Edhe une hebre jam, » le ta themi veçse mbasi te kemi shqyrtuar zemrat tona si ne pranine e Zotit.Por nese mund te provojme se po ndjekim Jezusin,nese mund te themi prej zemres, « I besoj Atij teresisht,i besoj vetem Atij,i besoj Atij thjesht,i besoj Atij tani,i besoj Atij perhera, »atehere pozicioni qe te shenjtet e Zotit mbajne,na perket neve—te gjitha gezimet e tyre jane zoterimet tona ;ne mund te jemi me te vegjelit ne Izrael, « me te vegjelit nga te gjithe shenjterit, » prapeseprape perderisa meshirat e Zotit i perkasin te shenjteve SI TE SHENJTE,dhe jo si te shenjte te perparuar,ose te shenjte te miremesuar,ne mund te shprehim pretendimin dhe te themi, « Jane hebrenj ?Edhe une hebre jam ;prandaj premtimet e Zotit jane te miat,hiri eshte imi,lavdia do te jete imja. »Pretendimi,i bere me vend,do te jape nje ngushellim shume te madh.Kur njerezit e Zotit po gezohen se ato i perkasin Atij,çfare lumturie nese ato mund te thone, «PO ASHTU DHE UNE ! »Kur ato flasin se qenuri te falur,te shfajesuar dhe te pranuar ne Shumetedashurin,sa e gezueshme te pergjigjesh, «Fale hirit te Zotit,PO ASHTU DHE UNE. »Por ky pretendim nuk ka vetem gezimet dhe privilegjet e tij,por gjithashtu edhe kushtet dhe detyrat e tij.Ne duhet te ndajme me njerezit e Zotit si rene ashtu dhe shkelqimin e diellit.Kur degjojme se flitet per to me perçmim dhe perqeshje se jane Te Krishtere,ne duhet te dalim perpara me guxim dhe te themi, « PO ASHTU DHE UNE. »Kur i shikojme duke punuar per Krishtin,duke i dhene kohen,talentin,gjithe zemren e tyre Krishtit,ne duhet te jemi te afte te themi, « PO ASHTU DHE UNE. »O le te provojme mirenjohjen tone me ane te perkushtimit tone dhe te jetojme si ato qe duke  pretenduar  te kene nje privilegj jane te vullnetshem te marrin pergjegjesine e lidhur me te.

 

 

 

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article