7 qershor
7 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 4 :1-6 :19} {Studim i shpejte :#Nehemia 12 :1-13 :31}
“Ju qe e doni Zotin urreni te keqen.” {#Psalmi 97 :10}
Ke arsye te mira per te « urryer te keqen, » sepse vetem merr ne konsiderate çfare demi te ka bere tashme.O,sa shume te keqija te ka sjelle mekati ne zemer !Mekati te verboi keshtu qe nuk mund te shikoje bukurine e Shpetimtarit ;te shurdhoi keshtu qe nuk mund te degjoje ftesat e dashura te Shlyesit.Mekati ktheu kemben tende ne udhen e vdekjes dhe derdhi helm deri ne thelbin e qenies tende ;ai felliqi zemren tende dhe e beri « te genjehet me teper se çdo gje tjeter dhe te semuret ne menyre te pasherueshme. »O,çfare krijese qe ishe kur e keqja beri me te shumten me ty,perpara se hiri hyjnor te nderhynte !Ishe nje trashegimtar i zemerimit ashtu si te tjeret ;vrapoje me te vertete me shumicen per te bere te keqen.Te tille ishim ne te gjithe ;por Pali na kujton, « ju u late,u shenjteruat,u shfajesuat ne emrin e Zotit Jezus Krisht dhe ne Frymen e Perendise sone. »Me te vertete qe kemi arsye te mira per te urryer te ligen kur shikojme mbrapa dhe dallojme veprat e saj vdekjeprurese.Te tille dem na beri e liga sa shpirtrat tona do kishin humbur po te mos kishte nderhyre dashuria e plotfuqishme per ta na shpetuar.Edhe tani eshte nje armik aktiv,perhera duke qene vigjilent per te na demtuar dhe per te na terhequr ne shkaterrim.Prandaj « urreni te keqen, » o Te Krishtere,nese nuk deshironi trazira.Nese do donit ta mbulonit shtegun tuaj me gjemba dhe te vendosnit thengjij ne jastekun e vdekjes atehere leni pas dore « urrejtjen e te keqes : » por nese do donit te jetoni nje jete te lumtur dhe te vdisni nje vdekje te paqshme atehere ecni ne te gjitha shtigjet e shenjterise,duke urryer te ligen deri ne fund.Nese e doni me te vertete Shpetimtarin tuaj dhe do donit ta nderonit,atehere « urreni te keqen. »Nuk njohim asnje mjekim ndaj dashurise per te ligen ne nje Te Krishtere si shoqerimi i bollshem me Zotin Jezus.Qendro shume me Te dhe eshte e pamundur per ty te jesh ne paqe me mekatin.
Fjala Jote hapat e mia te rregulloje
Dhe zemren time beje te sinqerte
Mos ler mekatin te zoteroje
Por ruaje ndergjegjen time te kthejllte
7 qershor-mbremje
“Ji i zellshem.” {#Zbulesa 3:19}
Nese do doje te shikoje shpirtra te tjetersuar,nese do doje te degjoje thirrmen se “mbreterite e kesaj bote jane bere mbreterite e Zotit tone;” nese do doje te vije kurora mbi koken e Shpetimtarit dhe te ngreje lart fronin e Tij,atehere mbushu me zell.Sepse,nen Zotin,menyra e tjetersimit te botes duhet te jete me ane te zellit te kishes.Cdo hir do te bej bema,por ky duhet te jete i pari;kujdesi,njohuria,durimi dhe kurajoja do ndjekin pas sipas vendit te tyre por zelli duhet te udheheqe ne balle.Nuk eshte shtrirja e njohurise tende edhe pse e dobishme;nuk eshte shtrirja e talentit tend edhe pse nuk duhet te perçmohet;eshte zelli yt ai qe do te kryeje bema te medha.Ky zell eshte fryti i Frymes se Shenjte:ai e terheq forcen e tij jetesore prej veprimeve te vazhdueshme te Frymes se Shenjte ne shpirt.Nese jeta jone e perbrendshme rregjohet,nese zemra jone rreh ngadale perpara Zotit,nuk do njohim zellin;por nese gjithçka eshte e forte dhe e fuqishme perbrenda atehere nuk mund veçse te ndjejme nje ankth te dashur per te pare ardhjen e mbreterise se Krishtit dhe vullnetin e Tij te kryer ne toke ashtu si edhe ne qiell.Nje ndijim i thelle mirenjohjeje do te ushqeje zellin e krishtere.Duke pare vrimen e gropes prej se ciles u nxorrem,gjejme arsye te bollshme pse duhet te shpenzojme dhe te shpenzohemi per Zotin.Dhe zelli eshte i nxitur gjithashtu prej mendimit te se ardhmes se perjetshme.Shikon me sy te perlotur poshte te flaket e ferrit dhe nuk mund te dremise:shikon lart me veshtrim te ankthshem te lavdite e qiellit dhe nuk mund veçse te vihet ne levizje.Ai ndjen se koha eshte e shkurter e krahasuar me punen qe eshte per tu bere dhe prandaj i perkushton gjithçka qe ka kauzes se Zotit.Dhe ai eshte perhera i forcuar prej kujtimit te shembullit te Krishtit.Ai u vesh me zell si me nje mantel.Sa shpejt qe leviznin rrotat e detyres me te!Ai nuk njohu vonese gjate rruges.Le te provojme se jemi dishepujt e Tij duke shfaqur te njejten fryme zelli.