21 gusht
21 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 26:1-28:17} {Studim i shpejte:#Jeremia 29:1-31:40}
“Ai qe vadit do te vaditet gjithashtu.” {#Fjalet e urta 11:25}
Ketu ne na mesohet mesimi i madh,se per te marre,duhet te japim;se per te mbledhur,duhet te shperndajme;se per te bere vetveten te lumtur,duhet te bejme te tjeret te lumtur;dhe ne menyre qe te behemi te fuqishem shpirterisht,ne duhet te kerkojme te miren shpirterore te te tjereve.Duke vaditur te tjeret ne vaditim vetveten.Si?Perpjekjet tona per te qene te dobishem,shfaqin fuqite tona per dobishmeri.Ne kemi talente te fshehura dhe aftesi dremitese,qe sillen ne drite me ane te ushtrimit.Fuqia jone per pune na eshte e fshehur,derisa ne guxojme te luftojme betejat e Zotit,ose te ngjisim malet e veshtiresise.Ne nuk e dime se sa dashamiresi te bute zoterojme derisa ne perpiqemi te thajme lotet e se vese,dhe te lehtesojme dhimbjen e jetimit.Ne shpesh zbulojme se duke u perpjekur te mesojme te tjeret se ne fitojme mesim per veten tone.O,çfare mesimesh te hirshme disa nga ne kane mesuar ne shtratet e te semureve!Ne shkuam per te mesuar Shkrimet,u larguam duke u skuqur se ne dinim sa pak mbi to.Ne bashkebisedimin tone me te shenjtet e varfer,ne na mesohet rruga e Zotit me perkryeshem per veten tone dhe fitojme nje mprehtesi me te thelle ne te verteten hyjnore.Keshtu qe duke vaditur te tjeret kjo na ben te perulur.Ne zbulojme se sa shume hir gjendet atje ku nuk e kishim kerkuar;dhe sa shume i shenjti i varfer mund te na tejkaloje ne njohuri.Ngushellimi jone gjithashtu rritet duke punuar per te tjeret.Ne perpiqemi ti gezojme,dhe ngushellimi e ben te hareshme zemren tone.Ashtu si dy burrat ne bore;njeri ferkonte gjymtyret e tjetrit per ta ruajtur qe te mos vdiste,dhe duke bere keshtu e mbajti vete gjakun e tij ne qarkullim,dhe shpetoi vete jeten e tij.E shkreta e ve e Sareptes dha prej furnizimit te saj te pakte nje racion per nevojat e profetit,dhe prej asaj dite ajo nuk e njohu kurre se çfare ishte nevoja.Jip pra dhe do te te jipet,nje mase e mire,e ngjeshur,dhe gufuese.
21 gusht-mbremje
« Nuk u kam thene pasardheseve te Jakobit,me kerkoni kot .” {#Isa 45:19}
Ne mund te fitojme shume lehtesim duke konsideruar ate qe Zoti nuk ka thene.Ate qe Ai ka thene eshte pashprehimisht plot ngushellim dhe kenaqesi;ate qe ai nuk ka thene nuk eshte me pak e pasur ne ngushellim.Ishte nje prej ketyre”nuk ka thene” qe e ruajti mbreterine e Izraelit ne ditet e Jeroboamit birin e Joasit,sepse “Zoti nuk tha se ai do te fshinte emrin e Izraelit poshte qiejve.”{#2 Mbre 14:27}Ne tekstin tone ne kemi nje siguri se Zoti do ti pergjigjet lutjes,sepse” ai nuk i ka thene pasardheseve te Izraelit,me kerkoni kot.”Ju qe shkruani gjera te hidhura kunder vetvetes duhet te kujtoni se,le te thone dyshimet dhe druajtjet e juaja çfare te dojne,nese Zoti nuk ju ka shkeputur prej meshires,nuk ka vend per deshperim:edhe zeri i ndergjegjes peshon pak nese nuk dytesohet prej zerit te Zotit.Cfare Zoti ka thene,dridhu prej kesaj!Por mos vuaj prej perfytyrimeve tuaja te kota qe te kaplojne me shkurajim dhe deshperim mekatar.Shume persona te ndrojtur jane pezmatuar prej dyshimit se mund te kete diçka ne dekretet e Zotit qe i ndan ato prej shpreses,por ketu eshte nje refuzim i plote i kesaj frike trazuese,sepse asnje kerkuesi te vertete nuk mund ti dekretohet zemerimi.”Nuk kam folur fshehurazi,ne nje vend te erret te tokes;nuk kam thene;”madje edhe ne sekretin e dekretit tim te pahulumtueshem;”Me kerkoni kot”.Zoti ka zbuluar qarte se ai do te degjoje lutjen e atyre qe e kerkojne ate,dhe kjo deklarate nuk mund te shkelet.Ai ka folur kaq me bindje,kaq me vertetesi,kaq me drejtesi,sa nuk mund te kete vend per dyshim.Ai nuk shfaq mendimet e tij ne fjale te pakuptueshme,por ai flet qarte dhe pozitivisht,”Kerko dhe do te merrni.”Beso,o dritherues,kete te vertete te sigurte---ajo lutje duhet dhe do te degjohet,dhe se kurre,madje edhe ne sekretet e perjtesise,Zoti i ka thene shpirtit qe jeton,”Me kerkoni kot.”