22 gusht
22 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 29:1-31:40} {Studim i shpejte:#Jeremia 32:1-35:19}
“Une ju lutem shume,o bija te Jeruzalemit,ne rast se e gjeni te dashurin tim,çfare do ti thoni?I thoni se jam i semure nga dashuria.” {#Kantiku i kantikeve 5:8}
E tille eshte e folura e besimtarit duke gulçuar per shoqerimin e tanishem me Jezusin,ai eshte i semure per Zotin.Shpirtrat e hirshem nuk jane kurre ne paqe ne menyre te perkryeshme perveçse kur jane ne nje gjendje afrimi me Krishtin;sepse kur jane larg prej tij ato e humbin paqen e tyre.Sa me afer atij, aq me afer qetesise perfekte te qiellit;sa me afer atij,me e mbushur eshte zemra,jo vetem me paqe,por me jete,force,dhe gezim,sepse te gjitha keto varen nga lidhja e vazhdueshme me Jezusin.Ate qe dielli eshte per diten,ate qe hena eshte per naten,ate qe vesa eshte per mengjesin,i tille eshte Jezu Krishti per ne.Ate qe buka eshte per uriturin,veshja per te zhveshurin,hija e shkembit te madh per udhetarin ne nje toke te larget,i tille eshte Jesu Krishti per ne;dhe prandaj,nese nuk jemi ndergjegjshmerisht nje me te,eshte pak per tu habitur nese fryma jone therret me fjalet e kenges”une ju lutem shume o bija te Jeruzalemit,ne rast se e gjeni te dashurin tim,çfare do ti thoni?I thoni se jam e semure nga dashuria.Kjo deshire e zjarrte per Jezusin ka nje bekim qe e ndjek:”Bekuar jane ato qe kane uri dhe etje per drejtesine”;dhe prandaj,teper te bekuar jane ato qe kane etje per Te Drejtin.I bekuar eshte ai qe ka uri perderisa vjen prej Zotit:nese nuk mund te kem ne lulezim te plote bekimin e te qenit i mbushur,do te kerkoja te njejtin bekim ne sythin e tij te embel duke deshiruar me zjarr derisa te jem i mbushur me Krishtin.Nese nuk mund te ushqehem me Jezusin, te kesh uri dhe etje per te eshte dera ngjitur me qiellin.Ka nje shenjteri ne lidhje me kete uri perderisa shkelqen midis lumturive te Zotit tone.Por bekimi permban nje premtim.Keta te uritur “do te mbushen”me ate qe deshirojne.Nese Krishti na ben keshtu ta deshirojme;ai me siguri do te kenaqe ate deshire te forte;dhe kur ai vjen me te vertete tek ne,dhe do te te vije,oh,sa e embel do te jete!
22 gusht-mbremje
« Pasurite e pasosura te Krishtit. » {#Efezianeve 3 :8}
Zoti im ka pasuri pertej llogaritjes se aritmetikes,matjes se arsyes,endrres se perfytyrimit,ose gojetarise se fjaleve.Ato jane te pasosura !Ti mund te kerkosh,te studiosh,dhe te peshosh,por Jezusi eshte nje Shpetimtar me i madh se sa beson se eshte kur mendimet e tua jane me te madherishmet.Zoti im eshte me i gatshem te fale se sa ti i afte te mekatosh,me i afte te fale se sa ti i afte te shkelesh.Zoti im eshte me i vullnetshem te kenaqe nevojat e tua se sa ti je i vullentshem per ti rrefyer ato.Kurre mos tolero mendime te ulta te Zotit tim Jezus.Kur ti ve kuroren ne koken e tij,ti do ta kurorezosh vetem me argjend atehere kur ai meriton ar.Zoti im ka pasuri lumturie per te te dhene.Ai mund te te bej te shtrihesh ne kullota te blerta,dhe te te udheheqi prane ujerave te qeta.Nuk ka muzike si muzika e fyellit te tij,kur ai eshte Bariu dhe ti je delja,dhe shtrihesh ne kemben e tij.Nuk ka dashuri si e tija,as toka ose qielli nuk e barazojne.Te njohesh Krishtin dhe te gjendesh ne te---oh !kjo eshte jeta,ky eshte gezimi,kjo eshte palce dhe dhjam,vere ne funderri e rafinuar mire.Zoti im nuk i trajton sherbetoret e tij ne menyre harbute ;ai i jep atyre ashtu si nje mbret i jep nje mbreti ;ai i jep atyre dy parajsa---nje parajse poshte duke sherbyer ketu dhe nje parajse larte duke u gezuar ne te perhera.Pasurite e tij te pasosura do te njihen me mire ne perjetesine.Ai do te japi pergjate rruges per ne parajse gjithçka qe keni nevoje ;vendi jot i mbrojtjes do te jete shkembinjte,do te jipet buka,dhe uji do te sigurohet ;por eshte atje,Atje,ku ti do te degjosh kengen e atyre qe triumfojne,thirrmen e atyre qe festojne,dhe do te kesh nje pamje balle per balle te Zotit te lavdishem dhe te dashur.Pasurite e pasosura te Krishtit !Kjo eshte melodia per kengetaret e tokes,dhe kenga per harpat e qiellit.Zot,na meso me teper dhe me teper per Jezusin,dhe ne do te shpallim lajmin e mire te tjereve.