23 gusht
23 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 32 :1-33 :26} {Studim i shpejte :#Jeremia 36 :1-39 :18}
« Nuk do te degjohet me asnje ze vaji. » {#Isa 65:19}
Te lavderuarit nuk qajne me,sepse te gjitha shkaqet e jashtme te dhembjes kane shkuar.Nuk ka miqesi te thyer,ose perspektive e vruguar ne qiell.Varferia,zia e bukes,rreziku,persekutimi,dhe shpifja,jane te panjohura atje.Asnje dhimbje deshperon,asnje mendim per vdekjen ose humbje e nje te afermi trishton.Ato nuk qajne me,sepse ato jane te shenjteruar ne menyre te perkryer.Asnje “zemer e lige e mosbesimit” i shtyn ato te largohen prej Zotit te gjalle;ato jane pa te mete para fronit te tij,dhe jane plotesisht sipas imazhit te tij.Ato qe kane pushuar se mekatuari mund te pushojne te mbajne zi.Ato nuk qajne me,sepse çdo frike ndryshimi ka kaluar.Ato e dine se jane perjetesisht te sigurte.Mekati eshte i mbyllur,dhe ata jane te siguruar.Ato banojne brenda nje qyteti qe nuk do preket kurre nga stuhia;ato shullehehen ne nje diell qe nuk do te perendoje kurre;ato pijne prej nje lumi qe nuk do thahet kurre;ato kepusin fruta prej nje peme qe nuk do vyshket kurre.Cikle te panumerta mund te perseriten,por perjetesia nuk do te te mbaroje,dhe ndersa perjetesia zgjat,pavdekesia dhe bekueshmeria e tyre do te bashkejetoje me te.Ato jane perjete me Zotin.Ato nuk qajne me,sepse çdo deshire eshte e perbushur.Ato nuk mund te deshirojne per ndonje gje qe nuk e kane ne zoterim.Syri dhe veshi,zemra dhe dora,gjykimi,perfytyrimi,shpresa,deshira,vullneti,te gjitha aftesite jane teresisht te permbushura;dhe edhe pse idete tona jane te paperkryera ne lidhje me gjerat qe Zoti ka pergatitur per ato qe e duan ate,prapeseprape ne e dime mjaftueshem,me ane te zbulimit te Frymes,se te shenjtet lart jane teper te bekuar.Gezimi i Krishtit qe eshte nje plotesi e pafund kenaqesie,eshte ne to.Ato lahen ne detin e pafund e te pabreg te lumturise se pafundme.E njejta mbetje e gezueshme tepron per ne.Ndoshta nuk mund te jete dhe aq larg. Jo para shume kohe shelgu lotues do te nderrohet me degen e palmes fitimtare, dhe pikat e veses se hidherimit do te shnderrohen ne perla lumnie te perjetshme.”Prandaj ngushelloni njeri tjetrin me keto fjale.”
23 gusht-mbremje
« Qe Krishti te banoje ne zemrat tuaja me ane te besimit. » {#Efezianeve 3 :17}
Pertej mase eshte e deshirueshme qe ne,si besimtare,te kemi personin e Jezusit vashdueshmerisht perpara nesh,per te ndezur dashurine tone kundrejt tij,dhe per te rritur njohurine tone per te.Sa do te doja qe lexuesit e mi te kene hyre te gjithe si shkollare te zellshem ne kolegjin e Jezusit,studente te Corpus Christi,ose trupit te Krishtit,te vendosur per te arritur ne nje shkalle te mire ne mesimin e kryqit.Por qe te kesh Jezusin perhera afer,zemra duhet te jete e mbushur me te,duke gufuar me dashurine e tij,madje duke brufulluar ;prandaj apostulli lutet « qe Krishti te banoje ne zemrat tuaja. »Shiko sa afer ai do donte qe Jezusi te ishte !Ti nuk mund te kesh diçka me afer teje se sa kur e ke ne vete zemren. « Qe Ai te banoje » ;jo qe ai tju therrase hera heres,si nje vizitor i rastesishem hyn ne nje shtepi dhe qendron per nje nate,por qe Ai te banoje ;qe Jezusi te behet Zoti dhe Qiramarresi i qenies tende me te brendshme,per te mos u larguar me kurre.
Ver re fjalet----qe Ai te mund te banoje ne zemren tende,ajo dhoma me e mire e shtepise se njerezimit ;jo vetem ne mendimet vetem,por ne ndjenjat e tua ;jo thjesht ne persiatjen e mendjes,por ne emocionet e zemres tuaj.Ne duhet te gulçojme pas dashurise per Krishtin te nje karakteri ndenjes,jo nje dashuri qe ndizet dhe me pas shuhet ne erresiren e shkendijave te fundit,por nje flake e vazhdueshme,e ushqyer nga nje lende djegese e shenjte,si zjarri qe nuk shuhej kurre mbi altarin.Kjo nuk mund te permbushet perveçse me besim.Besimi duhet te jete i forte,perndryshe dashuria nuk mund te jete e zjarrte ;rrenja e lules duhet te jete e shendetshme,perndryshe nuk mund te presim qe lulezimi te jete i kendshem.Besimi eshte rrenja e zambakut,dhe dashuria eshte lulezimi i zambakut.Tani,lexues,Jezusi nuk mund te jete ne dashurine e zemres tende nese nuk ke nje mberthim te forte te tij me ane te besimit te zemres tende ;dhe prandaj,lutu qe te mund te besosh perhera Krishtin ne menyre qe ta duash perhera.Nese dashuria eshte e ftohte,ji i sigurte se besimi po bie.