27 maj

Publié le par alban

27 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 21 :1-24 :27} {Studim i shpejte :#2Kronika 29:1-30:27}

 

“Mefiboshethi banonte ne Jeruzalem,sepse hante gjithnje ne tryezen e mbretit.Ishte sakat nga te dy kembet.”{#2 Samueli 9:13}

 

Mefiboshethi nuk ishte ndonje zbukurim per tryezen mbreterore,prapeseprape ai pati nje vend te vazhdueshem ne tryezen e Davidit sepse mbreti mund te shikonte ne fytyren e tij tiparet e Xhonatanit te dashur.Ashtu si Mefiboshethi ne mund t’i klithim Mbretit te Lavdise,”C’eshte sherbetori yt qe ti te perfillesh nje qen te ngordhur si une?” por akoma Zoti na perkushton lidhje te aferta me Te sepse Ai sheh ne pamjet tona perkujtimin e Jezusit te Tij te shumedashur.Populli i Zotit eshte i shtrenjte per hirin e nje tjetri.E tille eshte dashuria qe Ati ka per Te Vetemlindurin e Tij sa per hir te Tij Ai i ngren vellezerit e Tij te ulur,prej varferise dhe perjashtimit ne shoqerim oborrtar,rang fisnik dhe ushqim mbreteror.Shformimi nuk do ti lere pa privilegjet e tyre.Calimi nuk eshte pengese prej biresise;Sakati eshte po aq trashegimtar sa te mund te vraponte si Asaheli.E drejta jone nuk çalon edhe pse fuqia jone mund.Tryeza mbreterore eshte nje vend fisnik fshehes per kembe sakate dhe ne festen e ungjillit ne mesojme te lavderohemi ne dobesite sepse fuqia e Krishtit qendron mbi ne.Prapeseprape paaftesia e rende mund te demtoje te shenjtet me te dashur.Ketu ka nje te gostitur prej Davidit dhe prapeseprape aq sakat ne te dy kembet sa nuk mund te shkonte me mbretin kur ky u largua prej qytetit dhe u perfol dhe u sha prej sherbetorit te tij Ziba.Te shenjtet besimi i te cileve eshte i dobet dhe njohuria e te cileve eshte e pakte jane humbes te medha;ato jane te ekspozuar perpara shume armiqve dhe nuk mund te ndjekin mbretin kudo qe ky shkon.Kjo semundje shpesh vjen prej renieve.Ushqimi i keq ne femijerine e tyre shpirterore shpesh i ben te tjetersuarit te bien ne nje shkurajim prej te cilit nuk e marrin veten kurre dhe mekati ne raste te tjera shkakton kocka te thyera.Zot,ndihmo sakatin te kerceje si nje dre dhe kenaq te gjithe popullin tend me buken e tryezes tende!

 

27 maj-mbremje

 

“C’eshte sherbetori yt,qe ti te perfillesh nje qen te ngordhur si une?” {#2Samueli 9 :8}

 

Nese Mefiboshethi u perul keshtu prej miresise se Davidit,çfare do benim ne ne pranine e Zotit tone te hirshem ?Aq me shume hir kemi aq me perunjur do mendojme per veten tone,sepse hiri,si drita,zbulon papastertine tone.Te shenjtet e shquar,me zor e kane ditur se me çfare ta krahasonin veten sepse ndijimi i tyre i pavlefshmerise ka qene aq shume i qarte dhe i mprehte. « Une jam, » thote Ruterfordi i shenjte, « nje dege e vyshkur dhe e thare,nje cope mershe e vdekur,kocka te thara,dhe jo i afte te kapercej edhe nje fije kashte.”Ne nje vend tjeter ai shkruan « Perveç rebelimeve te hapura,nuk dua asgje nga ajo se ç’moren Juda dhe Kaini. »Objektet me pa vlere ne natyre,mendjeve te perunjura i duken me te larta se vetvetja sepse ato kurre nuk kane kryer mekat :nje qen mund te jete grykes,i eger ose i felliqur por ai nuk ka ndergjegje per te shkelur dhe Fryme te Shenjte per t’i rezistuar.Qeni mund te jete nje kafshe i pavlere por prapeseprape me ane te nje te mire te vogel meson shpejt te doje te zotin e tij dhe eshte besnik deri ne vdekje ;por ne harrojme miresine e Zotit dhe nuk i pergjigjemi thirrjes se Tij.Fjala « qen i ngordhur » eshte me kuptimplote se te gjitha shprehjet perçmimi,por nuk eshte aspak teper e forte per te shprehur vete-neverine e besimtareve te mesuar.Ato nuk shtiren si modeste por duan te thone ate qe thojne,ato kane peshuar veten e tyre ne peshoret e shenjtores dhe kane zbuluar kotesine e natyres se tyre.Me se miri ne nuk jemi veçse argjile,pluhur i gjalle ;por te marre si mekatare,jemi me te vertete perbindesh.Le te shpallet ne qiell si nje mrekulli qe Zoti Jezus te mund te vendose dashurine e zemres se tij mbi te tille si ne.Edhe pse jemi pluhur dhe hi,duhet dhe do te « madherojme hirin e Tij te jashtezakonshem. »A nuk mund te gjente prehje zemra e Tij ne qiell ?A i duhet qe te vinte ne keto tenda te Kedarit per nje nuse ?O qiej dhe toke,buçisni me nje kenge dhe i jipni te gjithe lavdine Zotit tone te embel Jezus.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article