26 maj

Publié le par alban

 

26 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Kronika 18:1-20:37} {Studim i shpejte:#2Kronika 26:1-28:27}

 

« Hidh mbi Zotin barren tende dhe Ai do te te mbaje. » {#Psalmi 55 :22}

 

Shqetesimi,edhe pse i ushtruar mbi objekte te ligjshem,nese eshte me tepri,ka ne vetvete natyren e mekatit.Parimi per te menjanuar shqetesimin e ankthshem eshte i ngulitur me kembngulje prej Shpetimtarit tone,perseri dhe perseri ;eshte i perseritur prej apostujve ;dhe eshte nje parim qe nuk mund te lihet pas dore pa perfshire shkelje :sepse thelbi i vertete i shqetesimit te ankthshem eshte perfytyrimi se ne jemi me te urte se Zoti dhe hedhja perpara e vetes tone ne vendin e Tij per te bere per Te ate qe Ai ka marre persiper te beje per ne.Ne perpiqemi te mendojme per ate per te cilen mendojme se Ai do ta harroje ;perpiqemi me te madhe te marrim mbi veten tone barrat tona te lodhshme,sikur Ai te ishte i paafte ose i pavullnetshem per t’i mbajtur ato per ne.Tani,kjo mosbindje ndaj parimit te Tij te qarte,ky mosbesim ndaj Fjales se Tij,kjo mendjemadhesi ne te nderhyrin ne provanine e Tij,eshte e gjitha mekatare.Prapeseprape akoma me shume se kjo,shqetesimi i ankthshem shpesh shpie ne veprime mekati.Ai qe nuk i le qetesisht punet e tij ne doren e Zotit,por do qe te mbaje vete barren e Tij,me shume mundesi ka per t’u tunduar per te perdorur mjete te gabuara per te ndihmuar veten.Ky mekat shpie ne braktisjen e Zotit si keshilltari yne dhe perdorimi ne vend te kesaj i urtesise njerezore.Kjo eshte te shkosh te « sternat e prishura » ne vend « burimit » ;nje mekat me te cilin u akuzua Izraeli i hershem.Ankthi na ben qe te dyshojme dashamiresine e Zotit dhe keshtu dashuria jone ndaj Tij behet e ftohte ;ne ndjejme mosbesim dhe keshtu trishtojme Frymen e Zotit,keshtu qe lutjet tona  pengohen,shembulli yne i qendrueshem prishet dhe jeta jone behet egoiste.Keshtu qe mungesa e mirebesimit na shpie qe te hallakatemi larg prej Tij ;por nese permes besimit te thjeshte ne premtimin e Tij,hedhim çdo barre mbi Te ashtu siç vjen,dhe « nuk jemi te shqetesuar per asgje » sepse Ai  merr persiper te kujdeset per ne,kjo gje do na ruaje afer Tij dhe do te na forcoje ndaj tundimeve te shumta.  « Mendjes qe pushon te Ti,Ti i ruan nje paqe te persosur,sepse kjo ka besim te Ty. »

 

26 maj-mbremje

 

« Te ngulmonin ne besim. » {#Veprat 14 :22}

 

Kembngulja eshte shenja dalluese e te shenjteve te vertete.Jeta e krishtere nuk eshte veçse nje fillim ne udhet e Zotit por edhe nje vazhdim gjithashtu ne te njejtet shtigje per aq gjate sa zgjat jeta.Me te Krishterin eshte po si me Napoleonin e madh :ai tha, « Fitorja me ka bere çfare jam,dhe fitorja duhet te me mbaje. »Keshtu pra,nen Zotin,vella i shtrenjte ne Zot,fitorja te ka bere çfare je,dhe fitorja duhet te te mbeshtese.Kredoja jote duhet te jete, « Persosje. »Ai vetem eshte nje fitimtar i vertete qe vazhdon derisa trumpeta e luftes nuk fryhet me dhe se fundmi do te kurorezohet.Prandaj kembngulja eshte shenjestra e te gjithe armiqve tane shpirterore.Bota nuk i kundervihet faktit se qenies tende Te Krishtere per nje kohe,nese mund te te tundoje per te reshtur shtegetimin dhe qe te zesh vend per te blere dhe shitur me te ne Panairin e Kotesise.Mishi do te kerkoje te te bej per vete dhe te parandaloje perparimin tend per ne lavdi. « Eshte pune e lodhshme te jesh shtegetar ;eja,hiq dore.A do ndrydhem perhera ?A nuk do kenaqem ndonjehera?Me jep te pakten nje leje prej kesaj beteje te vazhdueshme. »Satanai do te beje shume sulme te fuqishme ndaj kembnguljes tende ;kjo do te jete shenjestra per te gjithe shigjetat e tij.Ai do perpiqet te te pengoje ne sherbim :do te hedh fjalen se nuk po ben ndonje gje te mire dhe se ke nevoje per shlodhje.Ai do perpiqet te te beje te lodhur prej vuajtjeve,do peshperise, « Malleko Zotin dhe vdis. »Ose ai do te sulmoje qendrueshmerine tende : « Ku qendron e mira valle te jesh kaq i zellshem ?Ji i qete si te tjeret ;fli si te tjeret,dhe lere llamben te fiket si virgjereshat e tjera. »Ose ai do mesyeje ndjenjat e tua doktrinore : « Pse valle i mbahesh ketyre kredove sektare ?Njerezit me mend po behen gjithnje e me shume liberale ;ato po heqin guret e kufirit :pershtatju koherave. »Prandaj ngjish mburojen tende I Krishtere,vish armaturen dhe klithi fort Zotit,qe me ane te Frymes se Tij te mund te perballosh deri ne fund.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article