28 maj

Publié le par alban

 

28 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 25 :1-27 :9} {Studim i shpejte :#2Kronika 31:1-33:25}

 

« Ata qe ka shfajesuar,ketyre u ka dhene edhe lavdi. » {#Romakeve 8 :30}

 

Ketu ka nje te vertete te çmuar per ty besimtar.Mund te jesh i varfer ose ne vuajtje ose i panjohur por per te marre zemer rishqyrto « thirrjen » tende dhe rrjedhimet qe rrjedhin prej saj dhe veçanerisht ate rezultat te bekuar per te cilin flitet ketu.Po kaq me siguri sa je femije i Zotit sot po aq me siguri te gjitha sprovat e tua se shpejti do te perfundojne dhe do te pasurohesh me te gjithe bekimin.Prit dhe pak dhe ajo koke e lodhur do te mbaje siper kuroren e lavdise dhe ajo dore e lodhur nga puna do te mbertheje degen e palmes se fitores.Mos vajto per shkak te trazirave e tua por perkundrazi gezohu se se shpejti do te jesh atje ku « nuk do te kete as pikellim,as te qara,as dhembje. »Qerret e zjarrit jane ne pragun e deres tende dhe nje çast do te mjaftoje per te te shpjere te te lavderuarit.Kenga e perjetshme eshte pothuajse ne buzen tende.Portat e qiellit qendrojne te hapura per ty.Mos mendo se mund te deshtosh te hysh ne  prehjen e Tij.Nese Ai te ka thirrur asgje nuk mund te te ndaje prej dashurise se Tij.Brenga nuk mund ta shkepuse hallken;zjarri i persekutimit  nuk mund te djege lidhjen ;çekiçi i ferrit nuk mund ta thyeje zinxhirin.Je i sigurte ;ai ze qe te thirri ne fillim do te therrase akoma prej tokes per ne qiell,prej zymtise se erret te vdekjes te shkelqimet e pashprehshme te pavdekshmerise.Ji i sigurte,zemra e Atij qe te ka shfajesuar rreh me dashuri te pafundme ndaj teje.Se shpejti do te jesh me te lavderuarit,atje ku eshte risku yt ;je duke pritur ketu vetem per t’u gatitur per trashegimine dhe kjo gje e kryer,krahet e engjejve do te te shpien larg,te mali i paqes,gezimit dhe bekimit ku,

 

Larg prej nje bote dhembjeje dhe mekati

Me Zotin perjetesisht i rrethuar

 

do te prehesh perhera e perhera.

 

28 maj-mbremje

 

“Kete dua te sjell ne mendje dhe prandaj dua te shpresoj.” {#Vajtimet 3 :21}

 

Kujtesa eshte shpesh skllavi i deshperimit.Mendjet e deshperuara kujtojne çdo shenje te keqe ne te kaluaren dhe perhapen ne çdo veçori te zymte ne te tashmen ;keshtu qe kujtesa,e veshur ne veshje zie i paraqet mendjes nje kupe me vrer dhe hidherim.Sidoqe te jete nuk ka nevoje per kete.Urtesia mund ta trasformoje kujtesen menjehere ne nje engjell ngushellimi.I njejti kujtim qe ne krahun e tij te majte sjell kaq shume ogure te zymte,mund te kalitet qe te mbaje ne anen e djathte nje pasuri shenjash shprese.Nuk ka nevoje te veshe nje kurore hekuri ;mund te rrethoje ballin e tij me nje shirit ari,i gjithi i sterpikur me yje.Keshtu ishte ne perjetimin e Jeremisas :ne vargun e meparshem kujtesa e pati sjelle ne perulje te thelle shpirti : « Shpirti im kujtohet gjithnje per kete dhe eshte i rrezuar brenda meje ; »dhe tani e njejta kujtese e riperteriti ne jete dhe ngushellim. « Kete dua te sjell ne mendje dhe prandaj dua te shpresoj. »Ashtu si nje shpate me dy tehe,kujtesa e tij se pari vrau krenarine me nje teh dhe me pas theri deshperimin e tij me tjetren.Eshte nje parim i pergjithshem se nese do donim te ushtronim kujtesat tona me me urtesi,duhet qe ne çastet tona brenge me te erret te ndezim nje shkrepese qe do ndriçonte llampen e ngushellimit.Nuk ka nevoje per Zotin te krijoje nje gje te re mbi toke me qellim qe te rimekembe besimtaret ne gezim ;nese ato do rremonin me plotlutje ne hirin e te kaluares do gjenin drite per te tashmen ;dhe nese do ktheheshin te libri i te vertetes dhe te froni i hirit,feneri i tyre do ndriçonte se shpejti si njehere e nje kohe.Le te kujtojme dashamiresine e Zotit dhe te tregojme veprat e Tij te hirit.Le te hapim volumin e kujtimeve qe eshte kaq shume pasur i ndritur me perkujtime meshire dhe se shpejti do jemi te lumtur.Keshtu qe kujtesa mund te jete,ashtu si Kolerixhi e thote, « sythi i gezimit, » dhe kur Ngushelluesi Hyjnor e perkul ate per sherbimin e Tij,mund te jete kreu i ngushellimeve te kesaj bote.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article