25 maj

Publié le par alban

 

25 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 14:1-17:19} {Studim i shpejte:#2Kronika 24 :1-25 :28}

 

« O Zot mos me braktis. » {#Psalmi 38 :21}

 

Shpesh i lutemi Zotit qe te mos na braktise ne oren e sproves dhe tundimit,por harrojme teper se kemi nevoje te perdorim kete lutje ne çdo kohe.Nuk ka çast ne jeten tone sado i shenjte,ne te cilin mund te bejme pa mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme.Qofte ne drite apo ne erresire,ne shoqerim ose ne tundim,ne kemi nevoje njelloj per t’u lutur, « O Zot mos me braktis. » « Perforcome dhe une do te shpetoj. »Nje femije i vogel,ndersa meson te ece,ka nevoje gjithmone per ndihmen e kujdestares.Anija e braktisur prej kapitenit largohet menjehere prej kursit te saj.Nuk mund te veprojme pa ndihme te vazhdueshme nga lart ;le te jete pra lutja jote sot, « Mos me braktis.At mos e braktis femijen tend me frike se mos bie ne doren e armikut.Bari,mos e braktis qengjin tend me frike se mos hallakatet prej sigurise se kopese.Bujk i madh,mos e braktis bimen tende,me frike se mos thahet dhe vdes. « Mos me braktis,o Zot tani ;dhe mos me braktis ne çdo çast te jetes sime.Mos me braktis ne gezimet e mia,me frike se mos bejne per vete zemren time.Mos me braktis ne pikellimet e mia me frike se mos murmuris kundra teje.Mos me braktis ne diten e pendimit tim me frike se mos humb shpresen e faljes dhe te bie ne deshperim ;dhe mos me braktis ne diten e besimit tim me te forte me frike se mos besimi im te shnderrohet ne mendjemadhesi.Mos me braktis se pa ty jam i dobet dhe me ty jam i forte.Mos me braktis se udha ime eshte e rrezikshme,dhe plot me kurthe dhe nuk mund te veproj pa udheheqjen Tende.Klloçka nuk i braktis te vegjelit e saj ;me mbulo akome e me shume me puplat e tua dhe me lejo te gjej strehe nen krahet e tu. « Mos u largo nga une,sepse ankthi eshte i afert,dhe nuk ka asnje qe te me ndihmoje. »« Mos me ler,as mos me braktis,O Zoti i shpetimit tim ! »

 

O perhera ne gjirin tone te pastruar

Urdhero Frymen tende te perjetshme qendruar

Dhe behe shpirtin tone te fshehte

Nje tempull Per Ty te paster dhe te shenjte.

 

25 maj-mbremje

 

« Dhe u ngriten ne po ate ore,u kthyen ne Jeruzalem…ata treguan ato qe u kishin ndodhur gjate rruges dhe se si e kishin njohur.» {#Lluka 24 :33,35}

 

Kur te dy dishepujt paten arritur Emausin,dhe po merrnin veten me vaktin e mbremjes,i huaji misterioz qe i pati mrekulluar gjate rruges mori buken dhe e theu,iu be i njohur dhe me pas u zhduk prej shikimit te tyre.E paten shtrenguar te qendronte me to sepse dita po kalonte ;por tani edhe pse ishte shume vone,dashuria e tyre ishte nje llampe nen kembet e tyre,po,krahe gjithashtu ;ato harruan erresiren,lodhja e tyre iku e tera,dhe menjehere e bene udhen perseri per te treguar lajmin e gezueshem te nje Zoti te ngjallur qe i qe shfaqur gjate rruges.Ato arriten Te Krishteret ne Jeruzalem dhe u priten me nje shperthim lajmesh te mira perpara se te mundnin te flisnin.Keto Te Krishtere te hershem ishin te zjarrte tek flisnin per ringjalljen e Krishtit dhe te shpallnin ate qe njihnin per Zotin ;ato ndane perjetimet e tyre te perbashketa.Kete mbremje shembulli i tyre na lente pershtypje thellesisht.Edhe ne duhet qe te japim deshmine tone ne lidhje me Jezusin.Tregimi i Gjonit per varrin kishte nevoje te plotesohej prej Pjetrit ;dhe Maria mund te fliste per diçka me shume akoma ;te kombinuara,ne kemi nje deshmi te plote prej se ciles asgje nuk mund te kursehet.Secili prej nesh ka marre gjera te veçanta dhe shfaqje te veçanta ;por qellimi i njejte i Zotit eshte perkryerja e gjithe trupit te Krishtit.Prandaj ne duhet te sjellim zoterimet tona shpirterore dhe t’i shpiem nen kembet e apostujve dhe t’i shperndajme te gjitheve gjithçka qe Zoti na ka dhene.Mos mba asnje pjese te se vertetes se çmueshme por fol çfare di dhe deshmo çfare ke pare.Puna e rende ose erresira,ose mosbesimi i mundshem i shokeve te tu mos peshofte as dhe nje çast ne peshore.Ngrehu lart dhe marsho perpara ne vendin e detyres dhe atje thuaj çfare gjerash te medha Zoti i ka treguar shpirtit tend.

 

 

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article