24 maj

Publié le par alban

 

24 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 10:1-13:22} {Studim i shpejte:#2Kronika 21:1-23:21}

 

«Qofte i bekuar Zoti qe nuk e hodhi poshte lutjen time. » {#Psalmi 66:20}

 

Duke kthyer shikimin ne karakterin e lutjeve tona,nese e bejme kete gje sinqerisht,do mbusheshim me habi qe Zoti i eshte pergjigjur ndonjehera atyre.Mund te kete disa qe i mendojne lutjet e tyre te denja per t’u pranuar—ashtu si Farizenjt;por I Krishteri i vertete,me nje prapaveshtrim me te ndriçuar,qan per lutjet e tij dhe nese do mundte te zmbrapste hapat e tij do deshironte te lutej me me zell.Kujto,I Krishtere,sa te ftohta kane qene lutjet e tua.Kur ne kthinen tende duhej qe te kishe luftuar ashtu si beri Jakobi;por ne vend te kesaj peticionet e tua kane qene te mekura dhe te pakta—shume larg prej atij besimi kembngules,mirebesues te perulur qe therret,”Nuk do te te le te shkosh ne rast se nuk me bekon me pare.”Prapeseprape,gje e mrekullueshme,Zoti ka degjuar keto lutje te ftohta te tuat dhe jo vetem qe i ka degjuar por i eshte pergjigjur.Mendo gjithashtu,se sa te pashpeshta kane qene  lutjet e tua,kur nuk ke qene ne hall dhe kur ne hall ke shkuar shpesh te froni i meshires:por kur çlirimi ka ardhur ku ka qene pergjerimi yt i vazhdueshem?Prapeseprape megjithese ke reshtur te lutesh ashtu si me pare,Zoti nuk sosur te te bekoje.Kur ke lene pas dore fronin e meshire,Zoti nuk te ka braktisur,por drita e shkelqyeshme e Shekines ka qene perhera e dukshme midis kraheve te kerubineve.O!Eshte e mrekullueshme qe Zoti te mund te shikoje ato spazma te pakohe e me hope qe vijne e shkojne me nevojshmerite tona.Cfare Zoti qe eshte Ai qe degjon lutjet e atyre qe vijne te Ai kur kane nevoja te ngutshme por e lene pas dore kur kane marre nje hir;qe i afrohen kur jane te shtrenguar te vijne por qe pothuajse harrojne t’i drejtohen kur meshirat jane me bollek dhe trishtimet jane te pakta.Miresia e Tij e hirshme duke degjuar te tilla lutje prekte zemrat tona ne menyre qe ketej e tutje te gjendemi “duke u lutur ne Fryme,duke perdorur çdo lutje dhe pergjerim ne çdo kohe.”

 

24 maj-mbremje

 

“Silluni mire ne menyre te denje per ungjillin e Krishtit.” {#Filipianeve 1 :27}

 

Fjala « sjellje» nuk do te thote thjesht biseda jone me nje tjeter,por e gjithe rrjedha jone e jetes dhe e sjelljes ne bote.Fjala greke do te thote veprimet dhe privilegjet e qytetarise :dhe keshtu ne jemi te urdheruar qe veprimet tona,duke qene qytetare te Jeruzalemit te Ri,te jene te denja per ungjillin e Krishtit.Cfare lloj sjelljeje eshte kjo ?Ne rradhe te pare,ungjilli eshte shume i thjeshte.Po ashtu te Krishteret duhet te jene te thjeshte dhe te sinqerte ne menyrat e tyre.Duhet te kete ne lidhje me menyrat tona,fjalimin tone,veshjen tone,te gjithe sjelljen tone ate thjeshtesi qe eshte vete shpirti i bukurise.Ungjilli eshte ne menyre te spikatur i vertete,eshte ar pa ndryshk ;dhe jeta e krishtere do ishte e pashkelqyeshme dhe e pavlere pa gurin e çmuar te se vertetes.Ungjilli eshte nje ungjill i pandrojtur,ai shpall me guxim te verteten,e pelqefshin njerezit apo jo :ne duhet te jemi njelloj besnike dhe te paepur.Por ungjilli eshte gjithashtu shume i bute.Ve re kete fryme ne Themeluesin e Tij :  « nuk do ta copetoje kallamin e thyer. »Disa besimshpalles jane me te  mprehte se sa nje gardh me ferra ;njerez te tille nuk jane si Jezusi.Le te kerkojme te fitojme te tjeret me ane te butesise se fjaleve dhe veprimeve tona.Ungjilli eshte shume i dashur.Eshte mesazhi i Zotit te dashurise per nje rrace te rene dhe te humbur.Urdheresa e fundit e Krishtit ndaj dishepujve te Tij ishte, « Duajeni njeri tjetrin. »O per me shume bashkim dhe dashuri zemre dhe te vertete ndaj te gjithe te shenjteve ;per me teper zemerdhembshuri te bute ndaj shpirtrave te njerezve me te keqinj e me te poshter !Nuk duhet te harrojme se ungjilli i Krishtit eshte i shenjte.Nuk e justifikon kurre mekatin :e fal ate,por veçse me ane te shlyerjes.Nese jeta jone duhet qe t’i shembelleje ungjillit,duhet qe te menjanoje jo vetem veset me te medhaja por çdo gje qe do mund te pengonte perputhshmerine tone te perkryer me Krishtin.Per hir te Tij,per hirin tone dhe per hirin e te tjereve,duhet te perpiqemi dite per dite qe sjellja jone te jete me shume ne perputhje me ungjillin.

 

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article